Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 465, datë 03.05.2013 Universiteti Privat “Albanian University”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 465, datë 03.05.2013

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   PSIKOLOGJI ZHVILLIMI DHE SHKOLLORE

 
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:

1.   PSIKOLOGJI SHKOLLORE

 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi ankesën për VKA Nr. 404 datë 11.01.2013, të Programeve të reja të studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional të kërkuar nga “Albanian University”, Tiranë, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Psikologji zhvillimi dhe shkollore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Psikologji Shkollore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Programi i Studimit:                                   Master i Shkencave në Psikologji zhvillimi dhe shkollore
                                                                të hapet


Programi i Studimit:                                   Master Profesional në Psikologji Shkollore
                                                                të hapet


BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT