Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
- 1.KËSHILLIM PSIKOLOGJIK DHE PSIKOTERAPI POZITIVE
Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktor (Dr.) në:
- 1.SHKENCA EKONOMIKE, me profile:
- a.Financë
- b.Menaxhim
- c.Ekonomi dhe Zhvillim i qëndrueshëm
- d.Menaxhim i Sistemeve të Informacionit
- 2.SHKENCA SOCIALE, me profile:
- a.Shkenca Komunikimi
- b.Shkenca politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
- c.Sociologji – Antropologji Sociale
- d.Psikologji – Pedagogji
- 3.SHKENCA JURIDIKE, me profile:
- a.E Drejtë Publike
- b.E Drejtë Ndërkombëtare
- c.E Drejtë Civile
- d.E Drejtë Biznesi
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Master i Shkencave dhe Doktoraturë të kërkuar nga ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
- Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, M.Sc. në “Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
- Të shprehet qartë emërtimi i programit të studimit pasi emërtimi Master i Shkencave nuk përshtatet me programin e studimit pasi nuk plotëson kërkesën e Ligjit nr. 10307, datë 22.07.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH” të ndryshuar”, neni 15, paragrafi 1.2.1 i nenit 26 të ndryshuar, pika a) “programet e studimeve të ciklit të dytë i pajisin të diplomuarit, që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë, brenda një specialiteti”. Pjesa e fundit e këtij paragrafi “trajnim për kërkim shkencor” nuk është e plotësuar.
- Të plotësohet plani mësimor sipas udhëzimeve të MASh dhe të paraqiten të detajuara ngarkesa mësimore sipas formave të mësimdhënies.
- Të paraqitet ngarkesa mësimore jashtë auditorit si dhe të paraqiten format e mësimdhënies.
- Të paraqitet raporti orë mësimi në auditor/punë e pavarur e studentit.
- Të paraqitet ndarja e lëndëve sipas veprimtarive formuese.
- Të përputhen të dhënat e ECTS për projektin kërkimor dhe tezën e diplomës me udhëzimet e MASh (30-40 kredite).
- Të paraqiten të dhëna për përbërjen dhe për kualifikimin e anëtarëve të Komitetit Shkencor.
- Të paraqiten syllabuse për çdo modul dhe jo të grupuara.
- Të plotësohen syllabuset me elementët si: Viti/semestri kur zhvillohet lënda; Misioni dhe objektivat e lëndës; Ngarkesa në orë si në auditorë dhe jashtë tij; format dhe metodat e mësimdhënies dhe raportet midis tyre; detyrimet e studentit për lëndën dhe literatura ndihmëse.
2.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Ekonomike” me profile: Financë; Menaxhim; Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm; Menaxhim i Sistemeve të Informacionit, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Sociale” me profile: Shkenca Komunikimi; Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare; Sociologji – Antropologji Sociale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Sociale” me profil: Psikologji - Pedagogji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet: Të bëhet diferencimi i këtij programi pasi Pedagogjia dhe Psikologjia janë drejtime të ndryshme dhe si të tilla duhen trajtuar edhe në një program doktrature; Të caktohen lëndë specifike për çdo drejtim dhe të përshtatshme për nivelin e shkollës së doktoraturës; personeli akademik të jetë me kualifikim adekuat dhe në përputhje me secilin drejtim; të shikohet mundësia për të bashkëpunuar me Universitetin e Tiranës.
5.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Juridike” me profile: E Drejtë Publike; E Drejtë Ndërkombëtare; E Drejtë Civile; E Drejtë Biznesi, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në Shkenca Ekonomike, me profile:
- Financë
- Menaxhim
- Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm
- Menaxhim i Sistemeve të Informacionit
të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në Shkenca Sociale, me profile:
- Shkenca Komunikimi
- Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
- Sociologji – Antropologji Sociale
- Psikologji – Pedagogji
të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në Shkenca Juridike, me profile:
- E Drejtë Publike
- E Drejtë Ndërkombëtare
- E Drejtë Civile
- E Drejtë Biznesi
të hapet
Institucioni aplikues ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”, për programin e studimit: M.Sc. në “Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.