Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 211 datë 29.07.2011, ShLUP “UFO University”

 

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor në:

  1. INFERMIERI
  2. INXHINIERI ELEKTRONIKE
  3. INXHINIERI KOMPJUTERIKE

 

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

  1. INXHINIERI ELEKTRONIKE
  2. INXHINIERI KOMPJUTERIKE

 

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 135 datë 21.01.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga ShLUP “UFO University”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Infermieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentin: Mungojnë burimet njerëzore për realizimin e programit të studimit, gjë që është themelore për cilindo formim në IAL.

3.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet: Nuk janë plotësuar të dhënat mbi personelin akademik që do të angazhohet në realizimin e këtij programi, duke specifikuar në veçanti se cilët janë pedagogë efektivë (të brendshëm) të universitetit dhe cilët, të jashtëm; Nuk janë plotësuar syllabuset e lëndëve/moduleve me emrin dhee pedagogut që do të zhvillojë lëndën/modulin.

4.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Inxhinieri Elektronike”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentin: Mungojnë burimet njerëzore për realizimin e programit të studimit, gjë që është themelore për cilindo formim në IAL, aq më shumë për ato të Ciklit të Dytë.

5.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Inxhinieri Kompjuterike” nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet: Nuk janë plotësuar të dhënat mbi personelin akademik që do të angazhohet në realizimin e këtij programi, duke specifikuar në veçanti se cilët janë pedagogë efektivë (të brendshëm) të universitetit dhe cilët, të jashtëm; Nuk janë plotësuar syllabuset e lëndëve/moduleve me emrin dhee pedagogut që do të zhvillojë lëndën/modulin.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

 Programi i Studimit:                Bachelor në Infermieri

                                                të hapet

 

Programi i Studimit:                Bachelor në Inxhinieri Elektronike

                                                të mos hapet

 

Programi i Studimit:                Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike

                                                të mos hapet

 

Programi i Studimit:                Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike

                                                të mos hapet

 

Programi i Studimit:                Master i Shkencave në Inxhinieri Kompjuterike

                                                të mos hapet

 

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.