Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 212 datë 29.07.2011, ShLP “Marin Barleti”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.KONTABILITET – FINANCË, me profile:

a.Menaxhim Financiar

b.Shërbime Financiare dhe Bankare

c.Taksimi dhe Ligji

d.Kontabilitet

2.ADMINISTRIM PUBLIK, me profile:

a.Administrativ – Ligjor

b.Administrativ – Ekonomik

3.STUDIME EUROPIANE, me profile:

a.Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci

b.Politikat Europiane dhe Administrim Publik

c.Studime Ekonomike Europiane

d.E Drejtë Europiane

4.SHKENCA JURIDIKE, me profile:

a.E Drejtë Publike

b.E Drejtë Penale dhe Kriminologji

c.E Drejtë e Pronësisë Intelektuale

5.KOMUNIKIM, me profile:

a.Komunikim/Studime në Gazetari Ndërkombëtare

b.Komunikim/Marrëdhënie me Publikun në nivel Ndërkombëtar

6.ZHVILLIM I QËNDRUESHËM, me profil:

a.Qeverisja dhe zhvillimi i qëndrueshëm

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 166 datë 15.04.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga ShLP “Marin Barleti”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Kontabilitet - Financë” me profile: Menaxhim Financiar;        Shërbime Financiare dhe Bankare; Taksimi dhe Ligji; Kontabilitet, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Administrim Publik” me profile: Administrativ – Ligjor; Administrativ - Ekonomik, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Studime Europiane” me profile: Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci; Politikat Europiane dhe Administrim Publik; Studime Ekonomike Europiane; E Drejtë Europiane, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Shkenca Juridike” me profile: E Drejtë Publike; E Drejtë e Pronësisë Intelektuale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me rekomandime: Praktika të shtrihet dhe gjatë semestrit të katërt, në mënyrë që të realizohet një ndarje më e balancuar të orëve në auditor; Të rishikohen orët në auditor gjatë vitit të dytë në mënyrë që të jenë në përputhje me kriterin e MASh; Të aktivizohen në mësimdhënie vetëm pedagogët e parë që kanë gradën shkencor Doktor.

5.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Shkenca Juridike” me profil: E Drejtë Penale dhe Kriminologji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me rekomandime: Të trajtohen tema të se Drejtës Penale në një nivel më të avancuar sesa niveli Bachelor me analiza dhe të vendimeve unifikuese më të rëndësishme në fushë të Gjykatës së Lartë; Praktika të shtrihet dhe gjatë semestrit të katërt, në mënyrë që të realizohet një ndarje më e balancuar të orëve në auditor; Të rishikohen orët në auditor gjatë vitit të dytë në mënyrë që të jenë në përputhje me kriterin e MASh;

6.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Komunikim” me profil: Komunikim/Marrëdhënie me Publikun në nivel Ndërkombëtar, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

7.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Komunikim” me profil: Komunikim/Studime në Gazetari Ndërkombëtare, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Të përfshihen seancat metodologjike për punimin përfundimtar.

8.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Zhvillim i Qëndrueshëm” me profil: Qeverisje dhe zhvillimi i qëndrueshëm, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Të paraqitet plani mësimor i ndarë sipas tipit të veprimtarive (Disiplina të formimit të përgjithshëm, disiplina karakterizuese, disiplina të ngjashme dhe/ose integruese, disiplina me zgjedhje, etj).
  • Të paraqiten qartë në planin mësimor orët në auditor.
  • Të reflektohet në planin mësimor ngarkesa javore.
  • Të standartizohet ngarkesa mësimore e modulit sipas veprimtarive për të gjitha modulet.
  • Të paraqiten marrëveshjet e bashkëpunimit me Universitetin e Udines dhe CETA, Itali.

 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Kontabilitet - Financë me profile:

a.Menaxhim

b.Shërbime Financiare dhe Bankare

c.Taksimi dhe Ligji

d.Kontabilitet

                                                          të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Administrim Publik me profile:

a.Administrativ – Ligjor

b.Administrativ – Ekonomik

                                              të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Studime Europiane me profile:

a.Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci

b.Politikat Europiane dhe Administrim Publik

c.Studime Ekonomike Europiane

d.E Drejtë Europiane

të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Shkenca Juridike me profile:

a.E Drejtë Publike

b.E Drejtë Penale dhe Kriminologji

c.E Drejtë e Pronësisë Intelektuale

                                                          të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Komunikim me profile:

a.Komunikim/Marrëdhënie me Publikun në nivel Ndërkombëtar

                                                          të hapet

 

Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti “Marin Barleti””, për programet e studimit: M.Sc. në “Komunikim” me profil: Komunikim/Studime në Gazetari Ndërkombëtare dhe M.Sc. në “Zhvillim i Qëndrueshëm” me profil: Qeverisje dhe zhvillimi i qëndrueshëm, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.