Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 214 datë 29.07.2011, Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Wisdom University”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 214 datë 29.07.2011

Për riorganizimin Institucional të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Wisdom University”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për strukturën aktuale institucionale të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Wisdom University”, dhe propozimin për strukturën e re Institucionale, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

  • Struktura e re e kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Wisdom University”, përbëhet nga:

1. Fakulteti i Drejtësisë:
a. Departamenti i të Drejtës Publike
 Seksioni (grupi mësimor-shkencor) i të drejtës penale
b. Departamenti i të Drejtës Private
c. Njësia e Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë

2. Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore:
a. Departamenti i Psikologjisë
b. Departamenti i Ekonomisë
 Seksioni (grupi mësimor-shkencor) Menaxhim – Biznes
 Seksioni (grupi mësimor-shkencor) Marketing – Komunikim
 Seksioni (grupi mësimor-shkencor) Financë – Bankë
c. Njësia e Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni:                          Fakulteti i Drejtësisë, Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Wisdom University”

                                           miratohet i riorganizuar

Institucioni:                           Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore, Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Wisdom University”

                                            miratohet i riorganizuar

 

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.