Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 233 datë 16.09.2011, Shkolla e Lartë Private “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë”

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. SHKENCA POLITIKE DHE ADMINISTRATIVE, me profile:
a. Shkenca politike
b. Administratë Publike

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 198 datë 24.06.2011, të Programit të ri të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Shkenca Politike dhe Administrative, me profile: Shkenca Politike; Administratë Publike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Bachelor në Shkenca Politike dhe Administrative, me profile:
a. Shkenca Politike
b. Administratë Publike
të hapet