Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 234 datë 16.09.2011, Shkolla e Lartë Private “Vitrina”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:

1. TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI
2. INXHINIERI TELEKOMUNIKACIONI

Për Programin e Integruar të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. ARKITEKTURË

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 167 datë 15.04.2011, të Programeve të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Inxhinieri Telekomunikacioni”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Arkitekturë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Arkitekturë
të hapet