Për akreditimin Institucional të Fakultetit të Shkencave Politike dhe Programit të Studimit që përfundon me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Shkenca Politike” (3 vite akademike), të miratur me VKM Nr. 1360, datë 10.10.2008, të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë ILLYRIA”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional të Fakultetit të Shkencave Politike dhe Programit të Studimit që përfundon me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Shkenca Politike” (3 vite akademike), të miratur me VKM Nr. 1360, datë 10.10.2008, të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë ILLYRIA”, të kryer në periudhën Maj 2010 – Shtator 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Të plotësohet kërkesa për personel akademik efektiv dhe me kontratë në përputhje me raportin e përcaktuar në udhëzimet e MASH.
Të zgjerohet kërkimi dhe aktiviteti shkencor në nivel departamenti dhe fakulteti, mbështetur në strategji dhe plane të plota veprimi për kërkimin shkencor.
Të plotësohen strukturat që kërkon standardi shtetëror për sigurimin e cilësisë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni: Fakulteti i Shkencave Politike, Institucioni Privat i Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë ILLYRIA”.
të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Shkenca Politike” (3 vite akademike).
të akreditohet.