KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr.257 datë 16.09.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. JURIDIK DHE ADMINISTRIM PUBLIK
2. JURIDIK DHE SHKENCA EKONOMIKE
3. INXHINIERI INFORMATIKE DHE ELEKTRONIKE
4. INXHINIERI ELEKTRONIKE DHE TELEKOMUNIKACIONI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin e Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Juridik dhe Administrim Publik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Institucioni duhet të shohë mundësinë të ulë kreditet në lëndën “Shkenca Politike” duke ja dhënë këto kredite lëndëve të profilit si psh - lëndëve procedurale.
· Të paraqiten CV e personelit akademik.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Juridik dhe Shkenca Ekonomike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të paraqiten të dhëna për studimin e tregut të punës.
· Të parashikohen bashkëpunime me institucione të tjera të arsimit të lartë.
· Të realizohet një strukturim më i saktë i lëndëve/moduleve për disiplinën e drejtësisë, pasi brenda një lëndë ekzistojnë module të cilat nuk mund t’i japin studentit një formim të qënësishëm.
· Të përmirësohet programi i studimit në mënyrë që të krijohet një konceptim elastik që ta lejojë studentin për lëvizshmëri jashtë vendit.
· Të plotësohen të gjithë syllabuset e lëndëve me ndarjen e literaturës në të bazë dhe ndihmëse dhe literatura të jetë e aksesueshme nga studentët.
· Të plotësohen tematikat e syllabuseve të lëndëve, duke patur parasysh mospërsëritjen e dijeve.
· Të realizohet një shpërndarje më e mirë e personelit akademik duke qenë se emri i disa pedagogëve është i vendosur në shumë lëndë/module, veçanërisht në drejtimin juridik, ku nuk ka njën darje nëse pedagogu i përket sferës së formimit të së drejtës civile apo publike.
· Të paraqiten CV e personelit akademik dhe personelit ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ.
· Të përshtatet kualifikimi i personelit akademik me disiplinën e ofruar në këtë program studimi.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Inxhinieri Informatike dhe Elektronike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Juridik dhe Administrim Publik të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Juridik dhe Shkenca Ekonomike të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Informatike dhe Elektronike të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT