KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 266, datë 04.11.2011
Për riorganizimin e Programit të Studimit Master i Nivelit të Parë në Master i Shkencave.
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 262 datë 16.09.2011, të riorganizimit të Programit të studimit Master i Nivelit të Parë në Administrim Biznesi dhe Master i Nivelit të Parë në Administrim Biznesi me profil Bankar në Master i Shkencave në “Administrim Biznesi me profile: E përgjithshme; Menaxhim; Menaxhimi i burimeve njerëzore; Marketing; Menaxhimi i sistemeve të informacionit; Bankë, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private“University of New York Tirana” si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Riorganizimi i Programit të studimit, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi, me profile: E përgjithshme; Menaxhim; Menaxhimi i burimeve njerëzore; Marketing; Menaxhimi i sistemeve të informacionit; Bankë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit:Master i Shkencave në Administrim Biznesi, me profile:a. E përgjithshme; b. Menaxhim; c. Menaxhimi i burimeve njerëzore; d. Marketing; e. Menaxhimi i sistemeve të informacionit; f. Bankë miratohet i riorganizuar
KËSHILLI i AKREDITIMIT