Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 268, datë 04.11.2011, ShLUP “Kristal”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. FIZIOTERAPI
2. IMAZHERI DHE RADIOTERAPI

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 202 datë 24.06.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga ShLUP “Kristal”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Fizioterapi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Imazheri dhe Radioterapi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Bachelor në Fizioterapi
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Imazheri dhe Radioterapi
të hapet


Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.