Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. FINANCË – BANKË
2. E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE
3. KOMUNIKIM POLITIK
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. MENAXHIM DHE MARKETING
2. ADMINISTRIM VENDOR DHE EKZEKUTIV
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit, Master i Shkencave dhe Master Profesional, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Financë - Bankë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerime:
Të paraqitet e plotë literatura bazë në syllabusin e lëndës “Integrimi Ekonomik Europian”.
Të paraqiten CV e personelit akademik.
Të plotësohen të dhënat për Koordinatorin e programit të studimit.
Të paraqiten të dhëna se ku do të zhvillohet praktika profesionale dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të përputhet numri total i ECTS i paraqitur në rregulloren e programit mësimor me kriterin për ECTS totale në organizimin e programit të studimit.
Të rregullohen mospërputhjet e ngarkesës mësimore tek syllabusi i lëndës “E Drejtë e Krahasuar e Punës”.
Të plotësohen të dhënat për Koordinatorin e programit të studimit.
Të përcaktohen kritere specifike për pranimin e studentëve në këtë program studimi.
Të paraqiten të dhëna se ku do të zhvillohet praktika profesionale dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Komunikim Politik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Menaxhim dhe Marketing”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerime:
Të plotësohen të dhënat për Koordinatorin e programit të studimit.
Të plotësohet syllabusi i lëndës ”Marketing Industrial” me literaturë bazë.
Të jepen të dhëna për infrastrukturën që vë institucioni në dispozicion të studentëve.
Të paraqiten të dhëna se ku do të zhvillohet praktika profesionale dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Administrim Vendor dhe Ekzekutiv”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerime:
Të rregullohen mospërputhjet e ngarkesës mësimore tek syllabusi i lëndës “Sociologji e Komunikimit ”.
Të jepen të dhëna për infrastrukturën që vë institucioni në dispozicion të studentëve.
Të paraqiten të dhëna se ku do të zhvillohet praktika profesionale dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Financë - Bankë
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Komunikim Politik
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Menaxhim dhe Marketing
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Vendor dhe Ekzekutiv
të hapet
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, për programin e studimit: Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.