Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 275, datë 04.11.2011, Shkolla e Larte Private “Kristal”

Për ristrukturimin dhe krijimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore,
në SHLUP “Universiteti Kristal”

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi kërkesën “Për ristrukturimin dhe krijimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, në SHLUP “Universiteti Kristal”, bazuar në Relacionin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

Struktura ekzistuese në Shkollën e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Kristal”, përbëhet nga Fakulteti i Farmacisë & Stomatologjisë dhe Fakulteti i Infermierisë. Institucioni propozon bashkimin e tyre në një strukturë të vetme, me emërtimin “Fakulteti i Shkencave Mjekësore”.

Struktura e re përbëhet nga:
• Departamenti i Infermieristikës
• Departamenti i Stomatologjisë
• Departamenti i Farmacisë
• Departamenti i Teknologjive Mjekësore

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Institucioni: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Kristal”
miratohet i riorganizuar


Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.