Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. PSIKOLOGJI SHKOLLORE DHE E ZHVILLIMIT
2. PSIKOLOGJI KËSHILLIMI KLINIK
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit, Master i Shkencave, të kërkuar nga ShLUP “Kristal”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Psikologji shkollore dhe e zhvillimit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të trajtohen të gjitha çrregullimet e zhvillimit të fëmijës, të lindura apo të fituara gjatë ciklit të jetës, së bashku dhe jo të diferencuara.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Psikologji këshillimi klinik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Psikologji shkollore dhe e zhvillimit
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Psikologji këshillimi klinik
të hapet
Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.