Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 277, datë 04.11.2011, Institucioni i Arsimit të Lartë “Akademia Pedagogjike e Tiranës”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc) në:
1. GAZETARI, me specifikime:
a. Kulturë
b. Arsim
c. Shkencë
2. PEDAGOGJI SPECIALE
3. CIKLIN PARASHKOLLOR
4. CIKLIN E ULËT
5. PEDAGOGJI – HISTORI
6. GJUHË ANGLEZE

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. STUDIME TË THELLUARA NË MJESHTËRITË E MËSIMDHËNIES

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor dhe Master Profesional, të kërkuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë “Akademia Pedagogjike e Tiranës”, bazuar në raportet e vlerësimeve teknike dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Gazetari”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të rishikohet klasifikimi i lëndëve mësimore.
 Të përmirësohet ngarkesa mësimore për praktikën profesionale dhe për tezën e diplomës.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve me metodologjinë e mësimdhënies.
 Të përmirësohet syllabusi i lëndës “Ligjet për mediat” pasi nuk ka përputhje me titullin e lëndës; qëllimin; aftësitë që fiton studenti; çështjet që do të trajtohen dhe literaturën.
 Të pasurohen syllabuset e lëndëve “Antropologji kulturore”; “Njohuri për ekonominë dhe ekonomia evropiane” dhe “Semiotika e komunikimit” me literaturë në gjuhën shqipe të ndarë në të deryruar dhe ndihmëse.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Pedagogji Speciale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Ciklin Parashkollor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Ciklin e Ulët”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Pedagogji - Histori”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Gjuhë Angleze”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të rishikohen syllabuset e lëndëve duke dhënë një përshkrim të lëndës, qëllimet e saj dhe aftësitë e pritshme që do të ketë studenti.
 Të rishikohen përmbajtjet e syllabuseve të lëndëve për të patur një përputhje të orëve të parashikuara në planin mësimor me temat që do të zhvillohen në auditor.

7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master Profesional në “Studime të thelluara në mjeshtëritë e mësimdhënies”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Gazetari
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Pedagogji Speciale
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Ciklin Parashkollor
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Ciklin e Ulët
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Pedagogji - Histori
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Gjuhë Angleze
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Studime Profesionale Pedagogjike
të hapet

Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.