REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 135, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI UNIVERSITAR “QIRIAZI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 824, datë 24.12.2021 “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Qiriazi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Organizimi i institucionit: Privat
- Lloji i institucionit: Kolegj Universitar
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Drejtësisë
- Fakulteti i Ekonomisë
- Fakulteti i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit
- Kolegji Profesional i Lartë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 274, datë 10.5.2006
- Akti i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 214, datë 14.07.2021
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 52, datë 09.09.2022
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit periodik të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësi si më poshtë:
- Sasia dhe cilësia e kërkimit shkencor si dhe e publikimeve në revista me faktor impakti, është e pamjaftueshme.
- Mobiliteti i personelit akademik dhe studentëve, është shumë i ulët.
- Mungesa e mekanizmave rregullatorë për parandalimin e plagjiaturës.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Qiriazi”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Qiriazi”, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 12.09.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 135, datë 13.09.2024, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Qiriazi”, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë më tej mbështetjen e punës kërkimore shkencore të personelit akademik, si dhe t’i nxisë ata, për të rritur numrin e publikimeve në revista me faktor impakti.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e mundësive të favorshme me qëllim rritjen e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve.
- Institucioni, të krijojë e vërë në zbatim mekanizma për ndërgjegjësimin, parandalimin dhe identifikimin e plagjiaturës.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 136, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “KUJDES SOCIAL DHE SHËNDETËSOR”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar, me karakter profesional në “Kujdes Social dhe Shëndetësor”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Kujdes Social dhe Shëndetësor”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 408, datë 14.07.2022
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Rekreacionit Sportiv
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2 vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Në planin mësimor të këtij programi studimi, numri i krediteve të dedikuara për praktikën profesionale, nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Marrëveshjet e lidhura me institucionet partnere në funksion të realizimit të praktikës mësimore të studentëve të këtij programi studimi, janë të pamjaftueshme.
- Mungesa e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Mungesa e personelit ndihmës akademik, me karakter mësimor në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Kujdes Social dhe Shëndetësor”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 136, datë 13.06.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Kujdes Social dhe Shëndetësor”, të Kolegjit
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të krediteve të dedikuara për praktikën profesionale, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e marrëveshjeve të lidhura me institucionet partnere në funksion të realizimit të praktikës mësimore të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të angazhojë në këtë program studimi, personel ndihmës akademik, me karakter mësimor.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 137, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë 208, datë 03.07.2020 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 290, datë 17.09.2020
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mospërputhje e të dhënave të studentëve të këtij programi studimi, ndërmjet të dhënave në regjistrin fizik dhe atij elektronik, si edhe korrigjime të ndryshme të cilat nuk janë bërë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mangësi në dokumentacionin e dosjeve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
- Literatura fizike në dispozicion të realizimit të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve fundit, si edhe aksesi në bibliotekat online është i limituar.
- Mangësi dhe mospërputhje në dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 137, datë 13.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Financë”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që të dhënat e studentëve të këtij programi studimi, në regjistrin fizik dhe atë elektronik të jenë të njëjta, si edhe korrigjimet e mundshme të bëhen në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që dokumentacioni i dosjeve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të përditësohet e të jetë i plotë.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e përditësimin me botime të viteve të fundit të literaturës fizike në dispozicion të realizimit të këtij programi studimi, si edhe të shtojë abonimet në biblioteka online.
- Institucioni, të marrë masa që dokumentimi i këtij programi studimi të jetë i plotë, e jo konfliktual ndërmjet dokumenteve të ndryshme.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e një sistemi të dedikuar antiplagjiaturë, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 138, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 46, datë 09.02.2012
- Akreditimi i mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 106, datë 02.11.2019
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i mëparshëm;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur katë rekomandime kryesisht dhe një rekomandim pjesërisht, të lëna nga akreditimi i mëparshëm;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ndryshimet e bëra në programin mësimor janë më të mëdha se ndryshimet e miratura me vendim nga strukturat përgjegjëse. Ndryshimi i planit mësimor nuk lidhet vetëm me ndryshimin e krediteve (ECTS), por ka edhe ndryshime të lëndëve pothuajse në masën 50% të tyre.
- Rregulloret e njësisë kryesore/bazë dhe rregullorja e programit të studimit nuk kanë të përcaktuar qartë fushën akademike kryesore dhe specifike të njësive përkatëse, si edhe objektivat formues të programit të studimit, mungojnë.
- Kriteret e pranimit në këtë prorgam studimi, të përcaktuara në kuadrin rregullator të institucionit janë shumë të përgjithshme, ndërkohë që për një program të nivelit të dytë të studimeve Master i Shkencave, studentët duhet të kenë disa njohuri bazë të fushës së studimit të programit.
- Studimi i tregut i kryer për këtë program studimi është shumë i përgjithshëm dhe pothuajse i njëjtë me studimin e tregut të kryer për një program studimi të ciklit të parë të studimeve në Administrim Biznesi.
- Nivel i ulët i kërkimit shkencor të lidhur me fushën e këtij programi studimi, si edhe përfshirje e ulët në projekte dhe aktivitete shkencore, e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Numri i ulët i personelit administrativ dhe mungesa e personelit ndihmës akademik, në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 138, datë 13.09.2024, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Financë”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë programin e studimit dhe të pasqyrojë ndryshimet në të, në përputhje me kërkesat e kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë dhe përditësojë rregulloret e njësisë kryesore e bazë, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, si edhe rregulloren e programit të studimi, me qëllim që fusha akademike kryesore dhe specifike e njësive përkatëse, si edhe objektivat formues të programit, të jenë të përcaktuara qartë.
- Institucioni, të marrë masa për rishikimin e kritereve të pranimit në këtë prorgam studimi, të përcaktuar në kuadrin rregullator të tij, me qëllim që studentët e regjistruar në këtë program të kenë disa njohuri bazë të fushës së studimit të programit.
- Institucioni, të realizojë një studim tregu të dedikuar për këtë program studimi.
- Institucioni, të rrisë mbështetjen për kërkimin shkencor të lidhur me fushën e këtij programi studimi, për personelin akademik, si dhe të përfshijë studentët e këtij programi studimi në aktivitete kërkimore shkencor.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të personelit administrativ dhe atij ndihmës akademik, për një ndarje të qartë të detyrave dhe përgjegjësive, si dhe për të rritur cilësinë e shërbimit për studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rishikojë politikën e tij lidhur me kontratat e punësimit të personelit akademik me grada dhe tituj të angazhuar në këtë program studimi, për të garantuar qëndrueshmërinë e tij.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e një sistemi të dedikuar antiplagjiaturë, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni nëpërmjet njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë, të strukturojë raportet e aktivitetit të tij në përputhje me kërkesat e përcaktuara në standardet e cilësisë, duke përfshirë një analizë të plotë të gjetjeve që nxjerr në pah pikat e forta dhe të dobëta dhe që mundëson nxjerrjen e përfundimeve të bazuara, si dhe hartimin e një plani konkret masash për përmirësimin e situatës së evidentuar në raporte.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 139, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Biznesi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 204, datë 03.07.2020
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhim Biznesit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kurrikula e këtij programi studimi është e fokusuar dhe e profilizuar më tepër në fushën e financës sesa në atë të menaxhim biznesit.
- Literatura fizike në dispozicion të realizimit të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve fundit, si edhe aksesi në bibliotekat online është i limituar.
- Studimi i tregut i realizuar në funksion të këtij programi studimi, nuk nxjerr në pah nevojat aktuale të tregut të punës.
- Mungesa e takimeve periodike me bordin e tregut të punës dhe Alumni-t në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 139, datë 13.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, duke mos u fokusuar dhe profilizuar vetëm në fushën e financës.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e përditësimin me botime të viteve të fundit të literaturës fizike në dispozicion të realizimit të këtij programi studimi, si edhe të shtojë abonimet në biblioteka online.
- Institucioni, të hartojë një analizë më të detajuar të tregut të punës në funksion të këtij programi studimi, që nxjerr në pah nevojat aktuale të tij apo aftësitë që kërkohen më tepër.
- Institucioni, të realizojë takime periodike me bordin e tregut të punës dhe Alumni-t, për t’u mbështetur në eksperiencën e tyre si një burim i rëndësishëm informacioni që mundëson përshtatjen me kërkesat e tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e një sistemi të dedikuar antiplagjiaturë, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për të përmirësuar sigurimin e brendshëm të cilësisë në funksion të këtij programi studimi duke:
- shpërndarë rezultatet e pyetesorëve për vlerësimet individuale në mënyrë konfidenciale dhe duke trajtuar në terma të përgjithshëm problematikat e dala dhe praktikat e mira të identifikuara.
- raporti i njësisë së sigurimit të brendhsëm të cilësisë duhet të jetë më analitik si dhe të përfshijë gjetjet e pyetësorëve dhe rekomandime prej këtyre gjetjeve, në nivel programi studimi.
- Personeli akademik dhe studentët duhet të jenë më të sensibilizuar, informuar e ndërgjegjësuar, rreth proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë, rolit të tyre dhe strukturave të tjera në këtë proces.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 140, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 46, datë 09.02.2012
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 70, datë 04.10.2019
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhim Biznesit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip dhe Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi, kryen edhe detyra administrative, gjë që pengon këta të fundit në përmbushjen e detyrimeve të tyre ndaj procesit mësimor e kërkimit shkencor.
- Hapësirat fizike dhe kapacitetet pritëse të bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, janë të limituara.
- Mospërfshirja e deritanishme e studentëve, Alumni-t, punëdhënësve apo ekspertëve të jashtëm të fushës, në sistemin e brendshëm të sigurimit të cilësisë, të këtij programi studimi.
- Mungesa e publikimit në faqen zyrtare të internetit të institucionit, të raporteve për analizat e rezultateve të pyetësorëve nga anketimi i studentëve, të këtij programi studimi.
- Pjesëmarrje e limituar në programet ndërkombëtare të mobilitetit e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, si dhe shfrytëzimi jo i plotë i mundësive të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura me institucionet partnere në funksion të këtij programi studimi.
- Mungesa e verifikimit të dëshmisë së gjuhës së huaj, në procesin e regjistrimit të studentëve në këtë program studimi, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 140, datë 13.09.2024, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për ndarjen e ngarkesës akademike dhe asaj administrative me qëllim krijimin e mundësive më të mira për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, në përmbushjen e detyrimeve të tyre ndaj procesit mësimor e kërkimit shkencor.
- Institucioni, të marrë masa për: përmirësimin e ambienteve, shtimin e zërave, si edhe përditësimin e fondit ekzistues të bibliotekës, me literaturë të viteve të fundit në gjuhën shqipe e të huaj.
- Institucioni, të marrë masa për përfshirjen e studentëve, Alumni-t, punëdhënësve apo ekspertëve të jashtëm të fushës, në sistemin e brendshëm të sigurimit të cilësisë, të këtij programi studimi.
- Institucioni të marrë masa për publikimin e rezultateve të vlerësimeve të programit të studimit, në faqen e tij zyrtare të internetit, duke respektuar lirinë dhe etikën akademike, si dhe legjislacionin në fuqi për të dhënat personale.
- Institucioni, të angazhohet në rritjen e pjesëmarrjes në programet e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, si edhe të shfrytëzojë më tepër potencialin e marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura me institucionit partnere, në funksion të këtij programi studmi.
- Institucioni, të marrë masa për verifikimin e dëshmisë së gjuhës së huaj, në procesin e regjistrimit të studentëve në këtë program studimi, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për bërjen transparente të procedurave të përzgjedhjes së projekteve fituese të cilat financohen nga fondi i dedikuar për kërkimin shkencor, si dhe për zgjerimin e pjesëmarrjes në projekte komëbtare dhe ndërkombëtare, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masat për ngritjen e një sistemi elektronik të menaxhimit të brendshëm të informacionit, nëpërmjet të cilit të administrohet i gjithë informacioni që lidhet me studentët e këtij programi studimi dhe aktivitetin e tyre, që nga regjistrimi deri në diplomim.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 141, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 273, datë 21.07.2021
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporte
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Disa nga lëndët/modulet e kurrikulës së këtij prorgami studimi, mbulohen nga anëtarë të personelit akademik të cilët nuk e kanë formimin e përgjithshëm dhe të thelluar për të qenë titullarë të këtyre lëndëve apo moduleve.
- Mungesa e investimeve të brendshme serioze në drejtim të mjediseve, ambienteve, paisjeve sportive bashkëkohore të standarteve olimpike, laboratorëve të matjes së cilësive fizike apo parametrave fizike, të domosdoshme për realizimin cilësor të këtij programi studimi.
- Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit reciprok me institucione akademike homologe ndërkombëtare, pamundëson mobilitetin e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi në programet ndërkombëtare të mobilitetit dhe nuk ndihmon në procesin e ndërkombëtarizimit.
- Hapësirat fizike dhe kapacitetet pritëse të bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, janë të limituara.
- Literatura e përfshirë në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk përputhet me tematikat e trajtuara në to.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 141, datë 13.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e ngarkesës mësimore sipas lëndëve dhe moduleve të këtij programi studimi, duke u kujdesur në përputhjen e profilizimit të përgjithshëm dhe të thelluar të personelit akademik i cili duhet të ketë kompetencën e duhur për të mbuluar lëndën apo modulin, sidomos ato me karakter sportiv.
- Institucioni, të investojë në mjediset, sallat sportive, palestrat, paisjet me setet bashkëkohore sportive, laboratoret specifikë të performancës fizike, me qëllim rritjen e cilësisë së formimit profesional të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e bashkëpunimit reciprok me institucione akademike homologe ndërkombëtare për të mundësuar rritjen e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në programet ndërkombëtare të mobilitetit.
- Institucioni, të marrë masa për: përmirësimin e ambienteve, shtimin e zërave, si edhe përditësimin e fondit ekzistues të bibliotekës, me literaturë të viteve të fundit në gjuhën shqipe e të huaj.
- Institufioni, të marrë masa që literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, të përputhet me tematikat e trajtuara në to.
- Institucioni, të marrë masat për ngritjen e një sistemi elektronik të menaxhimit të brendshëm të informacionit, nëpërmjet të cilit të administrohet i gjithë informacionin që lidhet me studentët e këtij programi studimi dhe aktivitetin e tyre, që nga regjistrimi deri në diplomim.
- Institucioni, të rrisë mbështetjen për kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik të këtij programi studimi me MSc, për të qënë më aktivë në studime shkencore, referime apo botime, si brënda ashtu edhe jashtë vendit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 142, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM HOTELERI-TURIZËM”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Hoteleri-Turizëm”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Hoteleri-Turizëm”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 262, datë 19.07.2021
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhim Biznesit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Qiriazi”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Numri dhe ekspertiza e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në fushën e turizmit, është e limituar.
- Numri i lëndëve, krediteve dhe orëve mësimore dedikuar fushës së turizmit, në kurrikulën e këtij programi studimi, janë të limituara.
- Syllabuset e këtij programi studimi nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Numri i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, është në rënie të vazhdueshme, duke cënuar qëndrueshmërinë e programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Hoteleri-Turizëm”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 142, datë 13.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Hoteleri-Turizëm”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e cilësisë dhe numrit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, me ekspertizë në fushën e turizmit.
- Institucioni, të marrë masa për përfshirjen në kurrikulën e këtij programi studimi të më shumë lëndëve në fushën e turizmit, me më shumë kreditë dhe orë mësimore.
- Institucioni, të marrë masa për përshtatjen e syllabuseve të këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për shtimin e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së programit.
- Institucioni, në mënyrë graduale vit pas viti, të shohë mundësinë e zëvendësimit të lëndës “Manaxhim Turizmi”, me lëndën “Manaxhim Turizmi Qëndrueshëm”, si edhe të lëndës “Drejtim Marketingu” me lëndën “Marketingu Turizmit”, Gjithashtu të meren masa për përfshirjen në kurrikulën e këtij programi studimi të disa lëndëve me zgjedhje.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 143, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Biznesi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 2365 Prot., datë 12.04.2006
- Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 554, datë 23.11.2016
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka marrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 %, gjatë gjithë periudhës objekt i këtij procesi akreditimi, nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Literatura në gjuhën shqipe në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar.
- Programi i studimit nuk ka një koordinator të përzgjedhur specifikisht si përgjegjës për ecurinë dhe zhvillimin e programit dhe praktikave profesionale, në përputhje me objektivat e tij.
- Disa prej metodave të kontrollit të brendshëm të cilësisë në funksion të këtij programi studimi, si kontrolli përmes aktorëve të jashtëm, sondazhet e bashkëpunëtorëve, punëdhënësve etj., apo vlerësime të cilësisë së mësimdhënies në klasë gjatë orëve në auditor, mbeten në nivele informale. Gjithashtu nuk ka analiza të informacioneve të mbledhura nga instrumentet dhe format e kontrollit të cilësisë në, kuadër të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të Universitetit “Barleti”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 143, datë 13.09.2024, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70 %, gjatë gjithë periudhës së ofrimit, nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Institucioni, të shtojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën në gjuhën shqipe në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përcaktojë koordinatorin e programit të studimit duke patur parasysh jo thjesht detyra administriative të tij, por edhe koordinimin akademik dhe mbështetjen specifike në lidhje me programin e studimit.
- Institucioni, të marrë masa për formalizimin e mekanizmave në funksion të sigurimit të brendshëm të cilësisë së këtij programi studimi si: përfshirja e formularëve formal që duhet të plotësohen nga aktorë të jashtëm dhe ekspertë për programin e studimit; formalizimi i vlerësimeve në klasë si pjesë e rëndësishme e kontrollit të cilësisë dhe sidomos përfshirja në analizën e departamentit e të gjitha të dhënave të mbledhura nga strukturat e sigurimit të cilësisë, në nivel programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 144, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI NË TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Mësuesi në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësuesi në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 506, datë 06.09.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit, në përputhje me objektivat e programit.
- Mobiliteti i studentëve të këtij programi studimi, është i ulët.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Mësuesi në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, të Universitetit “Barleti”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 144, datë 13.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Mësuesi në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës së përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit, në përputhje me objektivat e programit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mobilitetit të studentëve të këtij programi studimi, nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit.
- Institucioni, të shohë mundësinë e rishikimit të kurrikulës së këtij programi studimi, në mënyrë që kreditet e lëndëve ndërdisiplinore/integruese të jenë midis 20-30 % të krediteve totale, për të garantuar arritjen e objektivave formuese të programit të studimit.
- Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në kurrikulën e këtij programi studimi, të grup-lëndëve me zgjedhje dhe orëve laboratorike.
- Institucioni, të parashikojë në rregulloren e këtij programi studimi mundësinë e përmbylljes së studimeve edhe në trajtën e punimit të një teme diplome.
- Institucioni, të përfshijë në paketën e praktikës profesionale tregues/indikatorë, që mbështesin përmbushjen e standardeve profesionale të formimit të përgjithshëm të mësuesit dhe profilit lëndor për të cilin studenti do të diplomohet. Gjithashtu, të hartohet syllabusi dhe të shpërndahet ngarkesa mësimore e kësaj lënde.
- Institucioni, të marrë masa për angazhimin e personelit ndihmës akademik - laborant në funksion të këtij programi studimi, me qëllim asistimin e orëve që zhvillohen në ambientin e laboratorit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 145, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ASISTENT I LARTË”, ME PROFILE “ASISTENT I LARTË ADMINISTRATIV”, “ASISTENT I LARTË FINANCE” DHE “ASISTENT I LARTË LIGJOR”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar, me karakter profesional në “Asistent i Lartë”, me profile “Asistent i Lartë Administrativ”, “Asistent i Lartë Finance” dhe “Asistent i Lartë Ligjor”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Asistent i Lartë”, me profile “Asistent i Lartë Administrativ”, “Asistent i Lartë Finance” dhe “Asistent i Lartë Ligjor”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 255, datë 19.07.2021
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Studimeve të Larta Administrative
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2 vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kurrikula e këtij programi studimi, përmban një numër të madh lëndësh të ngjashme apo të njëjta me lëndët e programit të ciklit të parë Bachelor.
- Disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, janë angazhuar në mësimdhënie në një numër të madh lëndësh, të cilat nuk janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën.
- Fondi fizik i literaturës në funksion të këtij programi studimi, është i pa përditësuar, në përputhje me nevojat e realizimit të programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Asistent i Lartë”, me profile “Asistent i Lartë Administrativ”, “Asistent i Lartë Finance” dhe “Asistent i Lartë Ligjor”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 145, datë 13.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Asistent i Lartë”, me profile “Asistent i Lartë Administrativ”, “Asistent i Lartë Finance” dhe “Asistent i Lartë Ligjor”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim uljen e numrit të lëndëve të cilat janë të ngjashme apo të njëjta me lëndët e programit të ciklit të parë Bachelor.
- Institucioni, të marrë masa që anëtarët e personelit akademik të këtij programi studimi, të angazhohen në mësimdhënie në një numër me të ulët lëndësh, të cilat të jenë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën.
- Institucioni, të marrë masa që fondi fizik i literaturës në funksion të këtij programi studimi, të pasurohet e përditësohet më tej me literaturë në përputhje me nevojat e realizimit të programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa për digjitalizimit e të dhënave në funksion të këtij programi studimi, nëpërmjet përdorimit të platformave digjitale apo sistemeve të integruara të informacionit të cilat do të mundësonin marrjen në kohë reale të informacionit dhe një ndërveprim më efikas midis strukturave administrative dhe atyre akademike.
- Institucioni, të shohë mundësinë e shtimit në kurrikulën e këtij programi studimi, të numrit të lëndëve dhe orëve, që kanë lidhje me fushën e teknologjisë së informacionit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 146, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë Bachelor në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 254, datë 19.07.2021
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Numri i krediteve të përfshira në kategorinë e veprimtarive formuese C, të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mundësi të kufizuara për studentët e këtij programi studimi, për një qasje më të lehtë në lidhje me literaturën ndihmëse, sidomos atë në gjuhë të huaj, në funksion të këtij programi studimi.
- Mungesa e qëndrueshmërisë financiare të këtij programi studimi, si rrjedhojë e mungesës së burimeve alternative të financimit dhe trendit në ulje të studentëve të regjistruar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 146, datë 13.06.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim që numri i krediteve të përfshira në kategoritë e veprimtarive formuese, të jetë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, t’i mundësojë studentëve të këtij programi studimi qasje më të lehtë në lidhje me literaturën ndihmëse, sidomos atë në gjuhë të huaj, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për gjenerimin e burimeve alternative të financimit të këtij programi studimi si edhe të gjejë format e duhura për promovimin e mëtejshëm të tij me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar, e si rrjedhojë sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 147, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË BANKË”, ME PROFILE “BANKA DHE TREGJE FINANCIARE” DHE “TEKNOLOGJITË E REJA FINANCIARE” , TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë Bankë”, me profile “Banka dhe Tregje Financiare” dhe “Teknologjitë e Reja Financiare”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë Bankë”, me profile “Banka dhe Tregje Financiare” dhe “Teknologjitë e Reja Financiare”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë 370, datë 23.09.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financë Bankë dhe Kontabilitet
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mbështetje financiare e limituar në kuadër të aktiviteteve kërkimore-shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
- Instrumentet për ruajtjen dhe sigurimin e cilësisë së programit të studimit janë të limituara në drejtim të përfshirjes së studentëve, rrjeteve alumni, dhe instrumenteve gjithëpërfshirëse të vlerësimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë Bankë”, me profile “Banka dhe Tregje Financiare” dhe “Teknologjitë e Reja Financiare”, të Univeristetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 147, datë 12.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Financë Bankë”, me profile “Banka dhe Tregje Financiare” dhe “Teknologjitë e Reja Financiare”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë mbështetjen financiare në kuadër të aktiviteteve kërkimore-shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
- Institucioni, të ndërmarrë një analizë të thelluar të ecurisë së programit, shoqëruar me rekomandime dhe masa në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë, duke formalizuar përfshirjen e rrjetit Alumni në politikat dhe procedurat për sigurimin e cilësisë së programit të studimit.
- Institucioni, të pasurojë më tej fondin e litaraturës bazë e asaj ndihmëse në funksion të këtij programi studimi, duke rritur numrin e titujve fizik e atyre online, në dispozicion të studentëve të programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e një sistemi të dedikuar antiplagjiaturë, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 148, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFORMATIKË EKONOMIKE”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë Ekonomike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 492, datë 27.07.2018
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 2782/1 Prot., datë 28.06.2024
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës Ekonomike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Hapësira fizike dhe kapacitetet pritëse të bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, janë të pamjaftueshme për të plotësuar kërkesat e studentëve.
- Mungesa e evidencave që dëshmojnë se njësitë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi konsultohen dhe marrin parasysh propozimet e institucioneve partnere, të diplomuarve dhe aktorëve të tjerë nga tregu i punës, në funksion të realizimit të programit të studimit.
- Mungesa e mekanizmave të institucionalizuar, në funksion të këtij programi studimi, për parandalimin e plagjiaturës.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 148, datë 13.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për zgjerimin e hapësirës fizike dhe shtimin e kompjuterave dhe kapaciteteve pritëse të bibliotekës në funksion të këtij programi studim.
- Institucioni, të dokumentojë se njësitë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi konsultohen dhe marrin parasysh propozimet e institucioneve partnere, të diplomuarve dhe aktorëve të tjerë nga tregu i punës, në funksion të realizimit të programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e një sistemi të dedikuar antiplagjiaturë, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për përshtatjen e programit të studimit me standardet ndërkombëtare, për të siguruar që studentët të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t'u integruar me sukses në tregun e punës ndërkombëtar.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 149, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca Kompjuterike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 352, datë 17.09.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Polis”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kërkimit Shkencor
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Polis”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Fondi fizik i literaturës në gjuhën shqipe e angleze, në funksion të këtij programi studimi, është i limituar dhe i pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
- Mungesa e raporteve analitike të mirëfillta të përfitimeve nga marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Kompjuterike”, të Universitetit “Polis”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.149, datë 13.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Shkenca Kompjuterike”, të Universitetit “Polis”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i të gjithë anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të hartojë raporte analitike të mirëfillta të përfitimeve nga marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studmi.
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin e përditësimin me botime të viteve të fundit të fondit fizik të literaturës në gjuhën shqipe e angleze, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të realizojë shpërndarjen e orëve në auditor së bashku me temat përkatëse për secilën orë referuar secilës kategori: leksion, seminar, laborator dhe detyrë kursi, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të nxisë më tej përfshirjen e studentëve të këtij programi studimi, në programet e mobilitetit.
- Institucioni, të hartojë një udhëzim për përgatitjen e relacionit të praktikës profesionale, të studentëve të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Polis”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 150, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program i integruar studimi i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 517, datë 17.10.2011
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 54, datë 28.09.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arkitekturës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
- Kredite (ECTS): 300 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universitetit “EPOKA”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur dy rekomandime plotësisht dhe një kryesisht, të lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
- Ngarkesa mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
- Mungesa e personelit ndihmës akademik, në funksion të realizimit të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, të Universitetit “EPOKA”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 150, datë 13.09.2024, “Për akreditimin periodik të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i të gjithë anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për uljen ngarkesës mësimore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, me qëllim përmirësimin cilësor të mësimdhënies dhe për të mundësuar më tej një përfshirje më të madhe të personelit akademik në veprimtaritë kërkimore-shkencore.
- Institucioni, të marrë masa për angazhimin e personelit ndihmës akademik, në funksion të realizimit të këtij programi studimi.
- Institucioni, të pasurojë më tej me botime të viteve të fundit fondin e literaturës në funksion të këtij programi studmi.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e ambienteve laboratorike, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “EPOKA”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 151, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009.
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 52, datë 28.09.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universitetit “EPOKA”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike”, të Universitetit “EPOKA”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 151, datë 13.09.2024, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë ngarkesën mësimore për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, si edhe të përcaktojë qartë sesi vlerësohet ngarkesa mësimore e personelit akademik në perputhje me legjislacionin në fuqi dhe angazhimin e tij në punë administrative duke llogaritur këtu edhe angazhimin mësimor në programin e studimit.
- Institucioni, të përfshijë ngarkesën e orëve laboratorike dhe tematikat përkatëse të tyre në planin mësimor dhe syllabuset e këtij programi studimi.
- Institucioni, të përcaktojë mekanizmat e vlerësimit të njohurive dhe format e kontrollit të vazhdueshëm në rregulloren e këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “EPOKA”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 152, datë 13.09.2024
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Inxhinieri Kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Inxhinieri Kompjuterike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 51, datë 28.09.2018
- Institucioni që e ofron: Universitetit “EPOKA”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universitetit “EPOKA”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
- Emërtimi i lëndëve të kurrikulës së këtij programi studimi, është i paqartë.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Inxhinieri Kompjuterike”, të Universitetit “EPOKA”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12.09.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 152, datë 13.06.2024, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Inxhinieri Kompjuterike”, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë ngarkesën mësimore për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, si edhe të përcaktojë qartë sesi vlerësohet ngarkesa mësimore e personelit akademik në perputhje me legjislacionin në fuqi dhe angazhimin e tij në punë administrative duke llogaritur këtu edhe angazhimin mësimor në programin e studimit.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit, me qëllim përcaktimin e qartë të emërtimit të lëndëve që studentët duhet te ndjekin, midis lëndëve të detyrueshme dhe atyre me zgjedhje.
- Institucioni, të përfshijë në syllabuset e këtij programi studimi edhe orët që studentët zhvillojnë në laborator.
- Institucioni, të shohë mundësinë që në anketën e kënaqësisë në punë të integrohen pyetje në lidhje me kurrikulën dhe njohurite e studentëve, për të pasur në këtë mënyrë një indikator të drejtpërdrejtë për këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “EPOKA”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 153, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INFERMIERI”, ME PROFILE “INFERMIERISTIKË NË PEDIATRI”, “INFERMIERISTIKË NË KIRURGJI”, “INFERMIERISTIKË NË KUJDESIN INTENSIV”, “INFERMIERISTIKË NË URGJENCË”, “INFERMIERISTIKË NË OBSETRIKË DHE GJINEKOLOGJI”, TË UNIVERSITETIT “WESTERN BALKANS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Infermieri”, me profile “Infermieristikë në Pediatri”, “Infermieristikë në Kirurgji”, “Infermieristikë në Kujdesin Intensiv”, “Infermieristikë në Urgjencë”, “Infermieristikë në Obsetrikë dhe Gjinekologji”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Infermieri”, me profile “Infermieristikë në Pediatri”, “Infermieristikë në Kirurgji”, “Infermieristikë në Kujdesin Intensiv”, “Infermieristikë në Urgjencë”, “Infermieristikë në Obsetrikë dhe Gjinekologji”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 586, datë 04.10.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Western Balkans”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Western Balkans”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Mungesa e rregullores së njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Mungesa e pjesëmarrjes në programet ndërkombëtare të mobilitetit e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Numri i orëve laboratorike të përfshira në planin mësimor të këtij programi studimi, është i ulët.
- Numri i krediteve për secilën lëndë të përfshirë në planin mësimor të këtij programi studimi, është i njëjtë, pavarësisht peshës që ato kanë në këtë program.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Infermieri”, me profile “Infermieristikë në Pediatri”, “Infermieristikë në Kirurgji”, “Infermieristikë në Kujdesin Intensiv”, “Infermieristikë në Urgjencë”, “Infermieristikë në Obsetrikë dhe Gjinekologji”, të Universitetit “Western Balkans”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 153, datë 14.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Infermieri”, me profile “Infermieristikë në Pediatri”, “Infermieristikë në Kirurgji”, “Infermieristikë në Kujdesin Intensiv”, “Infermieristikë në Urgjencë”, “Infermieristikë në Obsetrikë dhe Gjinekologji”, të Universitetit “Western Balkans”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të hartojë rregulloren e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Institucioni, të nxisë pjesëmarrjen në programet ndërkombëtare të mobilitetit, të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim shtimin e orëve laboratorike dhe përcaktimin e krediteve për secilën lëndë në përputhjen me peshën që ato kanë në programin e studimit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mbështetjes financiare për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, në kuadër të rritjes së publikimeve në revista prestigjoze.
- Institucioni, të hartojë një udhëzues për përdorimin e metodave inovative të mësimdhënies, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të vërë në përdorim sisteme elektronike të vlerësimit me qëllim rritjen e transparencës së vlerësimit të studentëve të këtij progami studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Western Balkans”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 154, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “TURIZËM RELIGJIOZ”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Turizëm Religjioz”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Turizëm Religjioz”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 374, datë 23.09.2021
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Literatura në gjuhën shqipe në funksion të këtij programi studimi, në fushën e turizmit religjoz, është e limituar.
- Mungesa e laboratorëve mësimor me programeve kompjuterike në funksion të përdorimit të teknologjisë në fushën e turizmit me qëllim aftësimin praktik të studentëve të këtij programi studimi para daljes në tregun e punës.
- Mobiliteti i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, është i ulët.
- Numri në rënie i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, cënon qëndrueshmërinë e programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Turizëm Religjioz”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 154, datë 14.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Turizëm Religjioz”, të Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin e përditësimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit në gjuhën shqipe, në fushën e turizmit religjoz.
- Institucioni, të marrë masa për pajisen e laboratorëve mësimor me programeve kompjuterike në funksion të përdorimit të teknologjisë në fushën e turizmit me qëllim aftësimin praktik të studentëve të këtij programi studimi para daljes në tregun e punës.
- Institucioni, të rrisë mbështetjen financiare për personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e mobilitetit të tyre.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për shtimin e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së programit.
- Institucioni, nëpërmjet mekanizmave të vlerësimit dhe rezultateve të marra, të promovojë shembuj të praktikave më të mira, duke nxitur personelin akademik të këtij programi studimi për përmirësimin e mëtejshëm të mësimdhënies.
- Institucioni, të shohë mundësinë e rritjes së peshës së lëndëve të menaxhimit të turizmit, në kurrikulën e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për shtimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të huaja të arsimit të lartë që ofrojnë programe të ngjashme studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 155, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I ARTEVE NË “REGJI TEATRI DHE SPEKTAKLI DHE MËSUESI”, TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Arteve në “Regji Teatri dhe Spektakli dhe Mësuesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Arteve në “Regji Teatri dhe Spektakli dhe Mësuesi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 821, datë 26.12.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Arteve
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Regji dhe Regji Filmi & TV
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Arteve
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Arteve”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Funksionimi dhe organizimi i Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, nuk është plotësisht në përputhje me aktet ligjore e rregullatore të institucionit.
- Numër i ulët i teksteve fizike dhe elektronike të literaturës bazë e asaj të këshillueshme në fushën e edukimit, në funksion të këtij programi studimi.
- Mungesa e një raporti analitik periodik mbi cilësinë në hyrje dhe dalje të studentëve të këtij programi studimi, si dhe të shkallës së cilësisë së punësimit të tyre.
- Mungesa e instrumenteve matëse efikase për pasqyrimin e gjendjes, arritjeve dhe dobësive të punës artistike-mësimore dhe shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Arteve në “Regji Teatri dhe Spektakli dhe Mësuesi”, të Universitetit të Arteve.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 155, datë 14.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Arteve në “Regji Teatri dhe Spektakli dhe Mësuesi”, të Universitetit të Arteve, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që funksonimi dhe organizimi i Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, të jetë plotësisht në përputhje me aktet ligjore e rregullatore të institucionit.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e fondit të teksteve fizike dhe elektronike të literaturës bazë e asaj të këshillueshme në fushën e edukimit, me qëllim plotësimin e nevojave të studenteve të këtij programi studimi, në realizimin e leksioneve, detyrave dhe projekteve të kurseve me karakter psiko-pedagogjik që ky program studimi ofron për formimin e mësuesve të ardhshëm.
- Institucioni, të hartojë raporte analitike periodike mbi cilësinë në hyrje dhe dalje të studentëve të këtij programi studimi, si dhe të shkallës së cilësisë së punësimit të tyre.
- Institucioni, të përdorë instrumente matës për pasqyrimin e gjendjes, arritjeve dhe dobësive të punës artistike-mësimore dhe shkencore të personelit akademik të këtij prorami studimi, si dhe të hartojë raporte periodike për ecurine e tyre.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Arteve, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 156, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “BASTUB DHE MËSUESI”, TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Bastub dhe Mësuesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Bastub dhe Mësuesi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 512, datë 24.10.2019
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Arteve
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Interpretimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Arteve
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Funksionimi dhe organizimi i Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, nuk është plotësisht në përputhje me aktet ligjore e rregullatore të institucionit.
- Mungesa e përfshirjes së një përfaqësuesi nga tregu i punës ose nga institucionet partnere në procesin e rishikimit të programit të studimit.
- Mundësi të kufizuara në kuadër të avancimit apo kualifikimit të mëtejshëm, të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Bastub dhe Mësuesi”, të Universitetit të Arteve.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 156, datë 14.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Bastub dhe Mësuesi”, të Universitetit të Arteve, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që funksonimi dhe organizimi i Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, të jetë plotësisht në përputhje me aktet ligjore e rregullatore të institucionit.
- Instituconi, të marrë masa që në grupin punues për hartimin apo rishikimin e kurrikulës së këtij programi studimi, të ketë një anëtar nga tregu i punës ose nga institucionet partnere.
- Institucioni, të rrisë mundësitë për kualifikimin dhe promovimin e mëtejshëm të personelit akademik të këtij programi studimi, jo vetëm përmes vlerësimit të kontributit shkencor, por edhe atij artistik.
- Institucioni, të shohë mundësinë e shtimit të mëtejshëm të aktiviteteve të përbashkëta me institucionet partnere kombëtare e rajonale, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të unifikojë formatin e syllabuseve të këtij programi studimi si edhe të marrë masa që të përfshihen në to rezultatet e mësimdhënies si dhe kompetencat dhe aftësit që fiton studenti.
- Institucioni, të pasurojë më tej fondin e literaturës në gjuhën shqipe me literaturë të kompozitorëve shqiptarë, si edhe të nxisë personelin akademik krijues/kompozitorët me qëllim krijimin e veprave solistike për instrumente, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të vërë në përdorim në funksion të këtij programi studimi, sistemin antiplagjiaturë.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Arteve, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 157, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUES I SHKENCAVE SOCIALE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Mësues i Shkencave Sociale”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mësues i Shkencave Sociale”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 744, datë 05.09.2013
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7238/1 Prot., datë 31.08.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e shprehur në kredite për kategoritë formuese A, B dhe C të planit mësimor të këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Numri i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, si edhe i atyre të punësuar, është në rënie të vazhdueshme, duke cënuar qëndrueshmërinë e programit.
- Literatura e rekomanduar, në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e limituar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Mësues i Shkencave Sociale”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2028
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 157, datë 14.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Mësues i Shkencave Sociale”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë ngarkesën mësimore të shprehur në kredite për kategoritë formuese A, B dhe C të planit mësimor të këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi, si edhe të plotësojë disa aspekte teknike të planit mësimor lidhur me të dhënat/elementet informuese, përfshi edhe elementet informuese për lëndën “Praktikë Profesionale”.
- Institucioni, të shtojë përpjekjet për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi, si edhe të atyre të punësuar në përputhje me diplomën e fituar.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e pasurimin me botime të viteve të fundit të literaturës së rekomanduar të përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi.
- Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në njësinë e sigurimit të brendshëm të cilësisë, të një eksperti të jashtëm i cili do të ndihmonte në rishikimin apo dhënien e sugjerimeve lidhur me përmisimin e procesit mësimor, dhe sigurimin e cilësisë së programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa për evidentimin dhe vlerësimin e veprimtarive të organizuara në kuadrin e realizimit të programit të studimit duke synuar marrjen e një feedback-u nga pjesmarrësit, për të kuptuar efektin dhe përputhjen me pritshmëritë e tyre.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 158, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “POLITIKA DHE ADMINISTRIM”, ME PROFIL “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Politika dhe Administrim”, me profil “Administrim Publik”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Politika dhe Administrim”, me profil “Administrim Publik”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1002, datë 30.09.2009
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 2085/1, datë 27.06.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrimit Publik
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e ofrimit të trajnimeve të vijueshme profesionale, për studentët e diplomuar në këtë program studimi, në bashkëpunim me institucionet partnere.
- Përdorimi i kufizuar në këtë program studimi i platformave e-learning, për arsye të mungeses së infrastrukturës së nevojshme teknologjike.
- Numri në rënie i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, cënon qëndrueshmërinë e programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Politika dhe Administrim”, me profil “Administrim Publik”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 158, datë 14.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Politika dhe Administrim”, me profil “Administrim Publik”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për ofrimin e trajnimeve profesionale në vazhdimësi për studentët e diplomuar në këtë program studimi, në bashkëpunim me institucionet dhe bizneset partnere.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e përdorimit të platformave e-learning nga studentët dhe personeli akademik i këtij programi studimi, duke ofruar mënyra dhe metoda alternative e interaktive të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për shtimin e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së programit.
- Institucioni, të shohë mundësinë e përmirësimit të nivelit të gjuhës së huaj, të studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 159, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Politike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 1786 Prot, datë 20.03.2007
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7648/1 Prot., datë 18.09.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Literatura në dispozicion të realizimit të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
- Leksionet e përkthyera nga anëtarët e personelit akademik të këtij programi studimi, që zëvendësojnë literaturën e detyrueshme apo dhe atë plotësuese, në disa raste nuk janë të disponueshme në bibliotekë, me qëllim aksesimin nga të gjithë studentët e këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politike”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 159, datë 14.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Shkenca Politike”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për shtimin dhe përditësimin me botime të viteve të fundit, të literaturës fizike në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa që leksionet e përkthyera nga anëtarët e personelit akademik të këtij programi studimi, që zëvendësojnë literaturën e detyrueshme apo dhe atë plotësuese, të jenë të disponueshme në bibliotekë, me qëllim aksesimin nga të gjithë studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të shohë mundësinë e përshtatjes së njësisë kryesore, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, në përputhje me klasifikimin ndërkombëtar ISCED.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 160, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM TURIZËM”, ME PROFIL “MENAXHIM HOTEL RESTORANT”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Turizëm”, me profil “Menaxhim Hotel Restorant”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Turizëm”, me profil “Menaxhim Hotel Restorant”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 685, datë 25.08.2010
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7243/1, datë 22.08.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Turizmit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Turizëm”, me profil “Menaxhim Hotel Restorant”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 160, datë 14.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Turizëm”, me profil “Menaxhim Hotel Restorant”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të hartojë analiza periodike në lidhje me përfitimet konkrete të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të realizimit të këtij programi studimi.
- Institucioni, të promovojë me tej shembujt e praktikave të mira të identifikuara gjatë proceseve të vlerësimit të cilësisë të këtij programi studimi, të cilat nxisin personelin akademik, për përmirësimin e mëtejshëm të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
- Institucioni, të krijojë e vërë në zbatim mekanizma për ndërgjegjësimin, parandalimin dhe identifikimin e plagjiaturës, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 161, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “NDIHMËS DENTIST”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar, me karakter profesional në “Ndihmës Dentist”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Ndihmës Dentist”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 4500 Prot., datë 21.06.2007
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7239/1 Prot., datë 17.08.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2 vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Mungesa në sallat ku realizohen praktikat laboratorike profesionale, e instrumentave dhe paisjeve dentare sipas disiplinave stomatologjike përkatëse, në funksion të këtij programi studimi.
- Literatura në gjuhën shqipe në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Ndihmës Dentist”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 161, datë 14.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Ndihmës Dentist”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Institucioni, të marrë masa për paisjen e sallave të praktikave laboratorike profesionale me instrumentat dhe paisjet dentare sipas disiplinave stomatologjike përkatëse, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shtojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën në gjuhën shqipe në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 162, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “POLITIKA DHE ADMINISTRIM”, ME PROFIL “ADMINISTRIM FINANCIAR”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Politika dhe Administrim”, me profil “Administrim Financiar”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Politika dhe Administrim”, me profil “Administrim Financiar”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1002, datë 30.09.2009
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7241/1 Prot., datë 31.08.2018 dhe Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 2085/1 Prot., datë 27.06.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrimit Publik
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Aksesi në bibliotekë i studentëve të këtij programi studimi, është i limituar.
- Zyra e Këshillimit të Karrierës, në funksion të këtij programi studimi, nuk funksionon në menyrë eficiente por më shumë në mënyrë formale.
- Kontrolli i sigurimit të brëndshëm të cilësisë në funksion të këtij programi studimi, është një veprimtari e rregulluar më shumë në akte dhe dokumenta se sa në praktika dhe procedura.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Politika dhe Administrim”, me profil “Administrim Financiar”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 162, datë 14.09.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Politika dhe Administrim”, me profil “Administrim Financiar”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mundësive të aksesimit të bibliotekës nga studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, në funksion të këtij programi studimi, të bëjë të mundur funksionimin në menyrë eficiente dhe jo vetëm formale, të zyrës së Këshillimit të Karrierës.
- Institucioni, të marrë masa që njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë të përgatisë raporte të vlerësimit të brendshem të programit të studimit dhe të ndjekë me kujdes ecurinë e raporteve dhe planeve të pergatitura, në funksion të përmirësimit të cilësisë.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e një sistemi të dedikuar antiplagjiaturë, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 163, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 650, datë 14.09.2011
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 403, datë 26.07.2016 dhe Nr. 600, datë 22.12.2016
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Reald”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Reald”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrkikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Literatura fizike në dispozicion të realizimit të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve fundit, si edhe aksesi në bibliotekat online është i limituar.
- Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit nuk është e organizuar në mënyrën e duhur dhe të mjaftueshme, për të mbështetur siç duhet realizimin e këtij programi studimi.
- Informimi dhe sensibilizimi i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, rreth proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë, është i limituar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë”, të Kolegjit Universitar “Reald”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 163, datë 14.09.2024, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Financë”, të Kolegjit Universitar “Reald”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kategoritë e veprimtarive formuese të kurrkikulës së këtij programi studimi, të jenë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e përditësimin me botime të viteve të fundit të literaturës fizike në dispozicion të realizimit të këtij programi studimi, si edhe të shtojë abonimet në biblioteka online.
- Institucioni, nëpërmjet zyrës së Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit, të planifikojë dhe të organizojë në mënyrë të vazhdueshme dhe më të shpeshtë, aktivitete informuese dhe orientuese për studentët e këtij programi studimi, në lidhje me internship-e pranë kompanive dhe për punësimin e tyre të ardhshëm. Këto aktivitete të jenë më të organizuara, të formalizuara dhe më të gjurmueshme.
- Institucioni, të marrë masa që personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi të jenë më të sensibilizuar, informuar e ndërgjegjësuar, rreth proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë së programit të studimit dhe rolit të tyre dhe strukturave të tjera në këtë proces.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e një sistemi të dedikuar antiplagjiaturë, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Reald”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 164, datë 14.09.2024
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 650, datë 14.09.2011
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 405, datë 26.07.2016 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 602, datë 22.12.2016
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Reald”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Reald”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrkikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Literatura fizike në dispozicion të realizimit të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve fundit, si edhe aksesi në bibliotekat online është i limituar.
- Informimi dhe sensibilizimi i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, rreth proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë, është i limituar.
- Marrëveshjet e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në projekte kërkimore brenda dhe jashtë vendit, si dhe në kuadër të mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, janë të pamjaftueshme.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim”, të Kolegjit Universitar “Reald”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.09.2028..
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 164, datë 14.09.2024, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim”, të Kolegjit Universitar “Reald”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kategoritë e veprimtarive formuese të kurrkikulës së këtij programi studimi, të jenë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e përditësimin me botime të viteve të fundit të literaturës fizike në dispozicion të realizimit të këtij programi studimi, si edhe të shtojë abonimet në biblioteka online.
- Institucioni, të marrë masa që personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi të jenë më të sensibilizuar, informuar e ndërgjegjësuar, rreth proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë së programit të studimit dhe rolit të tyre dhe strukturave të tjera në këtë proces.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në projekte kërkimore brenda dhe jashtë vendit, si dhe në kuadër të mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shtojë përpjekjet për rritjen e numrit dhe cilësisë së studentëve të regjistruar në këtë program studim.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Reald”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 165, datë 14.09.2024
PËR
MIRATIMIN E KRITEREVE SPECIFIKE SË PËRZGJEDHJES SË EKSPERTËVE TË DIASPORËS AKADEMIKE SHQIPTARE NË KUADËR TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.09.2024,
VENDOSI:
- Të miratojë “Kriteret specifike të përzgjedhjes së ekspertëve të Diasporës akademike shqiptare, në kuadër të vlerësimit të jashtëm”, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Kriteret specifike të përzgjedhjes së ekspertëve të Diasporës akademike shqiptare në kuadër të vlerësimit të jashtëm
Eksperti duhet të plotësojë kriteret bazë të mëposhtme:
- Kritere të detyrueshme:
- Të ketë kombësi shqiptare dhe të dëshmojë së është rezident i përhershëm jashtë Shqipërisë;
- Të mbajë të paktën gradën“Doktor i Shkencave os PhD”;
- Të këtë të paktën 5 vite përvojë akademike, dhe të jetë i/e punësuar si personel akademik me kohë të plotë në një institucion të arsimit të lartë, ose institut kërkimor-shkencor;
- Të ketë një sërë studimesh të cilësisë së lartë të botuara në revista shkencore cilësore dhe me impakt të lartë në fushën e tij/saj të specializimit;
- Të ketë njohuri akademike të gjuhës angleze dhe të jetë në gjendje të shkruajë materiale akademike në gjuhën angleze;
- Kritere të dëshirueshme:
- Përvojë në sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë;
- Njohuri të proceseve të vlerësimit në kuadër të akreditimit institucional, si dhe programeve. te studimit;
- Përvojë në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë;
- Njohuri për tregun e punës dhe perspektivat e punës në fushën/disiplinën përkatëse;