Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 13 Korrik 2020

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 46, datë 13.07.2020

PËR

NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 35, DATË 14.05.2020 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA FARMACEUTIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY””

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit” dhe vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 71, datë 28.09.2018 “Për miratimin e një ndryshimi në “Manualin për afatet dhe procedurën e vlerësimit për akreditimin e institucioneve dhe programeve të studimit në arsimin e lartë””,

pasi mori në shqyrtim:

  1. Shkresën e Universitetit Privat “Albanian University” me Nr. 151 Prot., datë 10.06.2020, me lëndë “Mbi vendimin Nr.35, datë 14.05.2020 të Bordit të Akreditimit për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në "Shkenca Farmaceutike";
  2. Dokumentacionin shtesë të vënë në dispozicion nga Universiteti Privat “Albanian University” mbi aktivitetin akademik e kërkimor të studentit të vetëm të këtij programi studimi;
  3. Raportin e hartuar nga grupi ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës Nr. 151 Prot., datë 10.06.2020 të Universitetit Privat “Albanian University”;
  4. Vendimin e BA Nr. 35, datë 14.05.2020 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Farmaceutike”, të Universitetit Privat “Albanian University””;
  5. Procedurën e ndjekur në kuadër të procesit të akreditimit dhe ankimimit;

konstaton se:

  1. Ankimimi i institucionit është mbështetur në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
  2. Argumentat e paraqitur nga institucioni përmes shkresës Nr. 151 Prot., datë 10.06.2020, janë të ngjashme me ato të paraqitura në komentet e tij ndaj Raportit të Vlerësimit të Jashtëm;
  3. Komentet e mësipërme nuk janë reflektuar plotësisht në vlerësimin e Raportit Përfundimtar;
  4. Dokumentacioni i paraqitur nga institucioni gjatë proçesit të ankimimit vërteton se aktivitetet kërkimore dhe akademike të studentit të vetëm në këtë program studimi janë në përputhje me kërkesat e kriteret në fuqi për programet e studimit të ciklit të tretë Doktoratë;
  5. Për sa më lart, rezulton se disa nga mangësitë e evidentuara në VBA Nr. 35, datë 14.05.2020 specifikisht konstatimet e shprehura në pikat e-i, e-ii, e-iv, dhe e-vii nuk qëndrojnë, për pasojë dhe vlerësimi i dhënë për këtë program studimi nga ana e Bordit të Akreditimit në vendimin Nr. 35, datë 14.05.2020, është mbështetur në të dhëna të paplota.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Ndryshimin e pikës 1 të vendimit Nr. 35, datë 14.05.2020 të Bordit të Akreditimit, si vijon:“Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Doktoratë në “Shkenca Farmaceutike””
  2. Ndryshimin e pikës 2 të vendimit Nr. 35, datë 14.05.2020 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit Doktoratë në “Shkenca Farmaceutike” vetëm për studentët e regjistruar në vitin akademik 2013-2014 (1 Student) deri në përfundimin e studimeve të doktoraturës, sipas afateve ligjore në fuqi.”
  3. Në rast të riorganizimit të programit të studimit, institucioni të adresojë mangësitë e pikës e-iii, e-v, e-vi dhe e-viii, të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 35, datë 14.05.2020.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 47, datë 13.07.2020

PËR

NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 26, DATË 14.05.2020 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “LOGJISTIKË DHE SIGURI DETARE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit” dhe vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 71, datë 28.09.2018 “Për miratimin e një ndryshimi në “Manualin për afatet dhe procedurën e vlerësimit për akreditimin e institucioneve dhe programeve të studimit në arsimin e lartë””,

pasi mori në shqyrtim:

  1. Shkresën e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës me Nr. 680 Prot., datë 09.06.2020, me lëndë “Ankimim mbi vendimin Nr. 26 datë 14.05.2020, të Bordit të Akreditimit”;
  2. Dokumentacionin shtesë të vënë në dispozicion nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës;
  3. Vizitën e realizuar në institucion nga grupi ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës Nr. 680 Prot., datë 09.06.2020, me lëndë “Ankimim mbi vendimin Nr. 26, datë 14.05.2020, të Bordit të Akreditimit”
  4. Raportin e hartuar nga grupi ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës Nr. 680 Prot., datë 09.06.2020, me lëndë “Ankimim mbi vendimin Nr. 26 datë 14.05.2020, të Bordit të Akreditimit”;
  5. Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 26 datë 14.05.2020 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Logjistikë dhe Siguri Detare të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës”;
  6. Procedurën e ndjekur në kuadër të procesit të akreditimit dhe ankimimit.

 

konstaton se:

  1. Ka mospërputhje në brendësi të Raportit të Vlerësimit të Jashtëm të hartuar nga ekspertët e vlerësimit të jashtëm me tabelën përmbledhëse të vlerësimit.
  2. Programi i studimit është unik në llojin e tij në Republikën e Shqipërisë.
  3. Institucioni ka hartuar një plan masash për adresimin e mangësive të paraqitura në Raportin e Vlerësimit të Jashtëm nga ekspertët e vlerësimit të jashtëm.
  4. Grupi ad hoc ka identifikuar fakte të reja që ndikojnë në vlerësimin e programit në kuadër të akreditimit.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Ndryshimin e pikës 1 të vendimit Nr. 26, datë 14.05.2020 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Logjistikë dhe Siguri Detare””.
  2. Ndryshimin e pikës 2 të vendimit Nr. 26, datë 14.05.2020 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatje 4 (katër) vite akademike”.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 48, datë 13.07.2020

 PËR

NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 36, DATË 14.05.2020 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “SPECIALIST I LARTË NË FILM DHE MEDIA”, ME PROFILE: “REGJISURË”, “SKENAR” “KAMERA” “MONTAZH”, TË AKADEMISË SË FILMIT DHE MULTIMEDIAS “MARUBI””

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit” dhe vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 71, datë 28.09.2018 “Për miratimin e një ndryshimi në “Manualin për afatet dhe procedurën e vlerësimit për akreditimin e institucioneve dhe programeve të studimit në arsimin e lartë””,

pasi mori në shqyrtim:

  1. Shkresën e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” me Nr. 107/1 Prot., datë 05.06.2020, me lëndë “Ankimim”;
  2. Dokumentacionin shtesë të vënë në dispozicion nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” me Nr. 107/1 Prot., datë 05.06.2020, me lëndë “Ankimim”;
  3. Takimin online realizuar nga grupi ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës Nr. 107/1 Prot., datë 05.06.2020, me lëndë “Ankimim”;
  4. Raportin e hartuar nga grupi ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës Nr. 107/1 Prot., datë 05.06.2020, me lëndë “Ankimim”;
  5. Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 36, datë 14.05.2020 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Specialist i Lartë në Film dhe Media”, me profile: “Regjisurë”, “Skenar” “Kamera” “Montazh”, të Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi””;
  6. Procedurën e ndjekur në kuadër të procesit të akreditimit dhe ankimimit.

 

konstaton se:

  1. Ankimimi i institucionit është mbështetur në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
  2. Grupi ad hoc ka identifikuar fakte të reja që ndikojnë në vlerësimin e programit në kuadër të akreditimit.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,  

  

VENDOSI:

 

  1. Emërtimi i programit të studimit Bachelor në “Specialist i Lartë në Film dhe Media”, me profile: “Regjisurë”, “Skenar”, “Kamera”, “Montazh”, të ndryshohet në: “Bachelor” në film dhe media, me profile: “Regjisurë”, “Skenar”, “Kamera”, “Montazh”, në të gjithë tekstin e vendimit Nr. 36, datë 14.05.2020 të Bordit të Akreditimit, ku citohet ky emërtim.
  2. Ndryshimin e pikës 2 të vendimit Nr. 36, datë 14.05.2020 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatje 5 (pesë) vite akademike”;
  3. Ndryshimin e pikës 3 të vendimit Nr. 36, datë 14.05.2020 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025”.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.