Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 14 Prill 2023

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 40, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFORMATIKË EKONOMIKE”, TË UNIVERSITETIT “LUARASI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë Ekonomike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 417, datë 07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Luarasi”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës Ekonomike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Luarasi”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në planin mësimor të programit të studimit e lëndëve me zgjedhje që do t'u jepte më shumë mundësi studentëve të zgjeronin formimin e tyre në fusha ku ata kanë prirje individuale apo ku shohin më shumë perspektivë dhe interes për të ardhmen.
    2. Mungesa e titujve të librave të literaturës bazë të detyruar sidomos në gjuhën shqipe, për të mbështetur nevojat e këtij programi studimi, si dhe mungesa e abonimeve në bibliotekat online të mirënjohura ndërkombëtare. Gjithashtu vërehet një mungesë e planit të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në bazë të kërkesave të njësive bazë apo kryesore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, Universitetit “Luarasi”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.04.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 40, datë 14.04.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, Universitetit “Luarasi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shtojë lëndë me zgjedhje në planin mësimor të këtij programi studimi, për t’i dhënë mundësi studentëve të zgjerojnë formimin e tyre në fusha ku ata kanë prirje individuale apo ku shohin më shumë perspektivë dhe interes për të ardhmen.
  2. Institucioni, të rrisë fondin e librave fizikë në bibliotekë, për literaturën bazë të detyruar sidomos në gjuhën shqipe, si dhe të shtojë abonimet në bibliotekat online, duke hartuar një plan të detajuar vjetor për shtimin e literaturës që lidhet me këtë program studimi, apo përditësimin e literaturës ekzistuese me botime të 5 viteve të fundit.
  3. Institucioni, të hartojë një plan kalendarik të përvitshëm të aktiviteteve të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe të bëjë publike dokumentacionin që lidhet me veprimtarinë e kësaj njësie, në mënyrë që të gjithë të interesuarit të njihen me të.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Luarasi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 41, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA JURIDIKE”, ME PROFILE “E DREJTË PUBLIKE DHE ADMINISTRATIVE”; “E DREJTË PRIVATE”; “E DREJTË PENALE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Juridike”, me profile “E Drejtë Publike dhe Administrative”; “E Drejtë Private”; “E Drejtë Penale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca Juridike”, me profile “E Drejtë Publike dhe Administrative”; “E Drejtë Private”; “E Drejtë Penale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 408, datë 26.05.2010
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 4932/1, datë 05.06.2018
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 112, datë 02.11.2019
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Juridike
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mos plotësimi plotësisht i rekomandimeve të lëna nga akreditimi i mëparshëm.
    2. Marrëveshjet e bashkëpunimit në funksion të këtij programi studimi, janë të limituara.
    3. Mungesa e ofertës akademike në gjuhë të huaj për këtë program studimi, në përputhje me nivelin e programit dhe në funksion të ndërkombëtarizimit të tij.
    4. Mungesa e një Kodi Etike apo materiale të ngjashme orientuese rregullatore në këtë aspekt.
    5. Mungesa e metodave apo mjeteve teknologjike, në funksion të parandalimit të plagjiaturës, për studentët e këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Juridike”, me profile “E Drejtë Publike dhe Administrative”; “E Drejtë Private”; “E Drejtë Penale”Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.04.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 14.04.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Shkenca Juridike”, me profile “E Drejtë Publike dhe Administrative”; “E Drejtë Private”; “E Drejtë Penale”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për plotësimin plotësisht të rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit në akreditimin e mëparshëm.
  2. Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve me organe dhe institucione të specializuara në fushën e së drejtës, që i vlejnë aftësimit praktik të studentëve që ndjekin këtë program studimi, kualifikimit të mëtejshëm profesional të personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor, në përputhje me drejtimet e studimit të këtij programi studimi, si dhe të merren masa për hartimin e raporteve mbi vlefshmërinë e marrëveshjeve ekzistuese, vazhdimit të tyre apo lidhjen e marrëveshjeve të reja më dobiprurëse.
  3. Institucioni, të bëjë përpjekje për shtimin e ofertës akademike në gjuhë të huaj, në përputhje me nivelin e programit dhe në funksion të ndërkombëtarizimit të tij.
  4. Institucioni, të hartojë një Kod Etike apo materiale të ngjashme orientuese rregullatore, që të orientojë sjelljet e mira në të gjitha aspektet akademike të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të krijojë mundësi për të verifikuar nëpërmjet programeve dhe mjeteve teknologjike, parandalimin e plagjiaturës.
  6. Institucioni, të marrë masat e nevojshme me qëllim përmirësimin e cilësisë së ndriçimit dhe sistemit të ngrohjes në klasat ku zhvillohet mësimi si dhe në pikëpamje të infrastrukturës, të shihet mundësia e kryerjes së ndërhyrjeve të nevojshme për të siguruar akses për personat (studentët) me aftësi të kufizuara.
  7. Institucioni, të përcaktojë saktë procedurat e ftesës ndaj personelit akademik të huaj dhe studentëve të huaj, për pjesëmarrje në veprimtari kërkimore dhe mësimdhënie.
  8. Institucioni, të shohë mundësinë e abonimit në një bibliotekë elektronike, të specializuar në fushën e së drejtës, e cila do të përmbushte më mirë plotësimin e qëllimeve të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 42, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA JURIDIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Juridike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Juridike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 8981, datë 27.12.2005.
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 295, datë 11.09.2009
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 87, datë 21.09.2017 dhe Nr. 87/1, datë 20.10.2017.
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “Albanian University”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Juridike
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Albanian University”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2019-2020;
  8. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Personeli akademik me kohë të plotë, i angazhuar në këtë program studimi, nuk mbulon të paktën në masën 70 % ngarkesën mësimore, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Asnjë anëtar i personelit akademik me kohë të plotë, i angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, gjatë vitit akademik 2019-2020, nuk i përket kategorisë Profesor.
    3. Njësia kryesore/bazë, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, nuk kryen në mënyrë periodike studimin e tregut të punës pas diplomimit të studentëve.
    4. Praktika mësimore në funksion të këtij programi studimi, kryhet në një numër të kufizuar institucionesh.
    5. Pjesa dërrmuese e të ardhurave financiare, në funksion të këtij programi studimi, sigurohet nga tarifat e pagesave të studentëve, edhe pse në statutin e institucionit janë parashikuar mundësi për sigurimin e të ardhurave nga burime të tjera, të cilat nuk janë zbatuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Juridike”, Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2019-2020 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 43, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “SHKENCA PENALE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca Penale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Shkenca Penale
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 597, datë 28.05.2009
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 6313/2, datë 18.07.2018
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 25, datë 12.04.2019
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Juridike
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  9. Kredite (ECTS): 60 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht
    1. Mos plotësimi plotësisht i rekomandimeve të lëna nga akreditimi i mëparshëm.
    2. Personeli akademik me kohë të plotë, i angazhuar në këtë program studimi, nuk mbulon të paktën në masën 70 % ngarkesën mësimore, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    3. Mbështetje e ulët në kuadër të, kërikimit shkencor, kualifikimit të mëtejshëm dhe mobilitetit, brenda dhe jashtë vendit, për personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
    4. Pjesa dërrmuese e të ardhurave financiare, në funksion të këtij programi studimi, sigurohet nga tarifat e pagesave të studentëve, edhe pse në statutin e institucionit janë parashikuar mundësi për sigurimin e të ardhurave nga burime të tjera, të cilat nuk janë zbatuar.
    5. Infrastruktura e institucionit është e papërshtatshme për personat me aftësi të kufizuara dhe disa nga mjediset mësimore nuk kanë sistem ngrohjeje.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Shkenca Penale”, Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.04.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 43, datë 14.04.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Shkenca Penale”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për plotësimin plotësisht të rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit në akreditimin e mëparshëm.
  2. Institucioni, të marrë masa që, personeli akademik me kohë të plotë, i angazhuar në këtë program studimi, të mbulojë të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të programit të studimit, në përputhje me parashikimet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të rrisë përpjekjet për krijimin e më shumë mundësive dhe mbështetjen e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi në drejtim të kërkimit shkencor, kualifikimit të mëtejshëm dhe mobilitetit.
  4. Institucioni, të diversifikojë burimet e të ardhurat për këtë program studimi, duke shkuar përtej tarifave të pagesave nga studentët, sikurse parashikohet në statutin e tij.
  5. Institucioni, të marrë masat e nevojshme me qëllim përmirësimin e cilësisë së ndriçimit dhe sistemit të ngrohjes në klasat ku zhvillohet mësimi si dhe në pikëpamje të infrastrukturës, të shihet mundësia e kryerjes së ndërhyrjeve të nevojshme për të siguruar akses për personat (studentët) me aftësi të kufizuara.
  6. Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve me organe dhe institucione të specializuara në fushën e së drejtës penale, që i vlejnë aftësimit praktik të studentëve që ndjekin këtë program studimi, si dhe të merren masa për hartimin e raporteve mbi vlefshmërinë e marrëveshjeve ekzistuese, vazhdimit të tyre apo lidhjen e marrëveshjeve të reja më dobiprurëse.
  7. Institucioni, të mbajë të dhëna të përditësuara në lidhje me punësimin dhe mundësitë për punësim për studentët e këtij programi studimi, si dhe të dhënat të tjera që kanë të bëjnë me ta.
  8. Institucioni, të bëjë publike në faqen e tij të internetiti, kriteret e pranimit dhe regjistrimit të studentëve në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 44, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI KLINIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Psikologji Klinike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Psikologji Klinike
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 89, datë 10.02.2010
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 19, datë 02.03.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mos plotësimi plotësisht i rekomandimeve të lëna nga akreditimi i mëparshëm.
    2. Personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me profilin e këtij programi.
    3. Literatura bazë e përdorur në shumicën e syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e të paktën pesë viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi, si edhe dublimi i literaturës bazë në disa lëndë të ndryshme të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e bashkëpunimit me Bordin e Punës, me qëllim mbështetjen e studentëve drejt punësimit, në përputhje me fushën e tyre të studimit.
    5. Mungesa e nje sistemi për monitorimin, parandalimin dhe shamngien e plagjiaturës për studentët e këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Psikologji Klinike”, Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2022-2023 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 45, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Administrim Biznesi
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 56, datë 21.01.2009
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 4932/1, datë 05.06.2018.
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 80, datë 27.10.2018
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Ekonomike
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është plotësisht në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
    2. Mungesa e një plan-buxheti të detajuar me zërat përkatës për mbështetjen e trajnimeve dhe kriteret e financimit për aktivitete kërkimore/shkencore për zhvillimin profesional të personelit akademik, si dhe e një procedure transparente për shpërndarjen e fondeve në kuadër të kërkimit shkencor.
    3. Mungesa e kritereve specifike për paranimin e studentëve në këtë program studimi, të cilët mund të vijnë nga fusha të tjera studimi.
    4. Mungesa e raporteve mbi efektivitetin financiar dhe planin për mbështetjen financiare referuar kohës së këtij cikli studimi, për të garantuar qëndrueshmërinë e programit në bazë të kërkesës së tregut të punës.
    5. Fondi i literaturës fizike, në funksion të këtij programi studimi, është i kufizuar në numër dhe në botime të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.04.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 45, datë 14.04.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, kualifikimi i personelit akademik i angazhuar në këtë program studimi, të jetë plotësisht në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
  2. Institucioni, të hartojë një plan-buxhet të detajuar me zërat përkatës për mbështetjen e trajnimeve dhe kriteret e financimit për aktivitete kërkimore/shkencore për zhvillimin profesional të personelit akademik, si dhe një procedurë transparente për shpërndarjen e fondeve në kuadër të kërkimit shkencor.
  3. Institucioni, të përcaktojë kritere specifike për pranimin e studentëve në këtë program studimi, të cilët mund të vijnë nga fusha të tjera studimi.
  4. Institucioni, të hartojë raporte mbi efektivitetin financiar dhe plan për mbështetjen financiare referuar kohës së këtij cikli studimi, për të garantuar qëndrueshmërinë e programit në bazë të kërkesës së tregut të punës.
  5. Institucioni, të rrisë fondin e literaturës fizike, në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  6. Institucioni, të shohë mundësinë e rritjes së profilit ndërkombëtar të këtij programi studimi duke i mundësuar studentëve dorëzimin e detyrave të kursit edhe në gjuhën angleze, fillimisht si opsion me zgjedhje.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 46, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Fizioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 567, datë 27.08.2004
  4. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 341, datë 16.09.2015
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata”, Romë, Itali
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Biomjekësore; Departamenti i Shkencave Mjekësore; Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Italisht
  11. Statusi i diplomës: diplomë e përbashkët, në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata” Romë, Itali
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Fondi i dedikuar në kuadër të aktivitetit kërkimor shkencor, për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, është i ulët.
    2. Studentët e këtij programi studimi, nuk zhvillojnë një pjesë të studimeve të tyre në institucionin partner, në bashkëpunim me të cilin ofrohet ky program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.04.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 46, datë 14.04.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë fondin e dedikuar në kuadër të aktivitetit kërkimor shkencor, për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi.
  2. Institucioni, t’i mundësojë studentëve të këtij programi studimi, zhvillimin e një pjesë të studimeve të tyre në institucionin partner, në bashkëpunim me të cilin ofrohet ky program studimi.
  3. Institucioni, të hartojë raporte vjetore periodike në lidhje me cilësinë e mësimdhënies në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 47, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERISTIKË”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieristikë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieristikë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 567, datë 27.08.2004
  4. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 338, datë 16.09.2015
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata”, Romë, Itali.
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Biomjekësore; Departamenti i Shkencave Mjekësore; Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Italisht
  11. Statusi i diplomës: diplomë e përbashkët, në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata” Romë, Itali
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni nuk ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:

 

  1. Shpërndarja jo uniforme gjatë vitit akademik e ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, ndikon në vijueshmërinë e përgatitjes së studentëve dhe shkallën e asimilimit të dijeve.
  2. Aktiviteti kërkimor shkencor i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në gjashtë vitet e fundit, si edhe mobiliteti i studentëve të këtij programi studimi, është i ulët.
  3. Mungon përfshirja e studentëve të këtij programi studimi, në proceset e ndryshimit apo rishikimit të kurrikulës së programit të studimit.
  4. Mungesa e një procedure të qartë për realizimin e praktikës mësimore e profesionale të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Infermieristikë”, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.04.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 47, datë 14.04.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në Infermieristikë”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shohë mundësinë e shpërndarjes uniforme gjatë vitit akademik të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, me qëllim garantimin e vijueshmërisë së përgatitjes së studentëve dhe shkallën e asimilimit të dijeve.
  2. Institucioni, të rrisë mbështetjen për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, si edhe për studentët e këtij programi studimi, në kuadër të aktiviteteve kërkimore shkencore dhe mobilitetit.
  3. Institucioni, të përfshijë studentët e këtij programi studimi, në proceset e ndryshimit apo rishikimit të kurrikulës së programit.
  4. Institucioni, të hartojë procedura të qarta për realizimin e praktikës mësimore e profesionale të studentëve të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshilllit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 48, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATË NË “SHËNDET PUBLIK, DIAGNOZË MOLEKULARE E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE FARMAKOVIGJILANCË”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Doktoratë në “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 362, datë 09.2013
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 333, datë 16.09.2015
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Milanos, Itali.
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Farmaceutike; Departamenti i Teknologjive Kimiko – Farmaceutike dhe Biomolekulare; Departamenti i Vlerësimit Kimik-Teknologjik dhe Farmakologjik të Barnave.
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra):3 vite.
  8. Kredite (ECTS): 60 ECTS.
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Italisht
  11. Statusi i diplomës: diplomë e përbashkët, në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Milanos, Itali.
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë “Doktoratë”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ky program studimi, nuk ofrohet më në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Milanos, Itali, në kundërshtim me aktin e hapjes se tij nga ministria përgjegjëse për arsimin e lartë. Institucioni, ka ndryshuar partnerin bashkëpunues për ofrimin e këtij programi studimi, pas përfundimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, pa marrë miratimin nga ministria përgjegjëse për arsimin e lartë.
    2. Personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në ofrimin dhe mbikqyrjen e studentëve doktorantë të këtij programi studimi është i vjetër në moshë, i dalë në pension prej shumë kohësh nga institucionet italiane ku punonte më parë, dhe si i tillë nuk ofron qëndrueshmëri për vijimësinë e këtij programi studimi.
    3. Konferencat shkencore të realizuara për studentët e këtij programi studimi, nuk janë të lidhura me fushën e ofrimit të programit të studimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Doktoratë në “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë”, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2022-2023 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 49, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFORMATIKË EKONOMIKE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë Ekonomike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 175, datë 26.04.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.358, datë 25.09.2015.
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrim-Biznesit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lënë nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:

 

  1. Mungesa e detajimit në syllabuset e programit të studimit, e çështjeve dhe kapitujve të lëndëve në nën-çështje të veçanta përbërëse, sikurse parshikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi, si dhe literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të programit të studimit, nuk i përket të paktën pesë viteve të fundit.
  2. Lëndët me zgjedhje të ofruara për studentët e këtij programi studimi, janë të kufizuara, duke mos përfshirë fusha të interesit të zhvillimit teknologjik të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, Universitetit “Epoka”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.04.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 49, datë 14.04.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, të Universitetit “Epoka”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të detajojë në syllabuset e këtij programi studimi çështjet dhe kapitujt me nënçështje, të lidhura edhe me faqet përkatëse në literaturën bazë të detyrueshme, në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi, si edhe të përditësojë literaturën me botime të të paktën pesë viteve të fundit.
  2. Institucioni, të zgjerojë gamën e lëndëve me zgjedhje për këtë program studimi, duke përfshirë më shumë lëndë në fushën e biznesit dhe teknologjisë së informacionit me zhvillime të viteve të fundit në këtë aspekt, si edhe të shohë mundësinë e ndryshimeve në syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim thellimin e njohurive në lëndët e Informatikës për një përshtatje më të mirë me nevojat e tregut të punës.
  3. Institucioni, të hartojë një plan të detajuar për shtimin e titujve të bibliotekës, sipas kërkesave të departamentit apo programit të studimit.
  4. Institucioni, në faqen e tij të internetit të publikojë të plota edhe në gjuhën shqipe, informacionet të cilat lidhen edhe me këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Epoka”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 50, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE DHE KOMUNIKIM DIXHITAL”, TË UNIVERSITETIT EPOKA

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikim Dixhital”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikim Dixhital”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 269, datë 28.06.2012
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 232, datë 06.06.2013
  5. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.359, datë 25.09.2015
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Epoka
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  12. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Epoka
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:

 

  1. Ndarja e orëve në auditor/studim individual në aktivitete didaktike formuese (leksione/seminare/ushtrime/laboratore) nuk ka një standard uniform për të gjitha lëndët e këtij programi studimi, si dhe literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të programit të studimit, nuk është e të paktën pesë viteve të fundit.
  2. Disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet ligjore e nën ligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikim Dixhital”, Universitetit Epoka.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.04.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 50, datë 14.04.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikim Dixhital”, të Universitetit Epoka, janë si vijon:

  1. Institucioni, të standardizojë ndarjen e orëve mësimore në auditor/studimi individual dhe nëse është e nevojshme të rishikohet shpërndarja e orëve midis aktiviteteve formuese, të këtij programi studimi, si edhe të përditësojë literaturen e përfshirë në syllabuset e programit të studimit, me botime të paktën të pesë viteve të fundit.
  2. Institucioni, të marrë masa që të gjithë titullarët e lëndëve të këtij programi studimi, të jenë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të shohë mundësine e zvogëlimit të ngarkesës mësimore të personelit akademik të këtij programi studimi, me qëllim garantimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, sa më cilësore.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Epoka, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 51, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “EFIÇENCË ENERGJITIKE”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Efiçencë Energjitike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Efiçencë Energjitike”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 315, datë 21.07.2014
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 242, datë 17.06.2015
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Polis
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kërkimit të Aplikuar
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Polis
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2 vjeçare me karakter profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk realizohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Mungesa e literaturës së posaçme në gjuhën shqipe, në funksion të realizimit me sukses të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Efiçencë Energjitike”, Universitetit Polis.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.04.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 51, datë 14.04.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Efiçencë Energjitike”, të Universitetit Polis, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të realizohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë, në përputhje me parashikimet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të mundësojë për studentët e këtij programi studimi, literaturë të posaçme në gjuhën shqipe, në funksion të realizimit me sukses të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në planin mësimor të këtij programi studimi, të lëndëve si, efiçenca e sistemeve elektrike të përdorur në ndërtesa, e gjuhës së huaj profesionale apo matematikës, të cilat do të ndihmonin studentët në kompletimin e njohurive në këtë fushë.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e rritjes së numrit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në funksion të këtij programi studimi me organizata jo qeveritare si dhe me kompani, për gjetjen e mundësive dhe mbështetjen finaciare të studentëve gjatë kohës së realizimit të praktikës profesionale.
  5. Institucioni, të rrisë përpjekjet për rekrutimin e personelit akademik, ekspertë në fushën e efiçenës energjitike.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Polis, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 52, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “EKONOMIK - MBA”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Ekonomik - MBA”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Ekonomik - MBA
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 197, datë 28.05.2013
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 3376/1, datë 15.08.2022.
  5. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 10, datë 07.01.2016
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Administrative
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e dokumentimit të trajnimeve të personelit akademik të këtij programi studimi dhe ndikimit që kanë patur këto trjanime në përmirësimin e mësimdhënies, si edhe e mobilitetit të personelit akademik i angazhuar në këtë program studimi.
    2. Procedurat e krijimit dhe përbërjes së komisionit të diplomimit, në funksion edhe të këtij programi studimi, janë të pa qarta dhe jo të plota.
    3. Hapësira fizike dhe kapacitetet pritëse të bibliotekës janë të pamjaftueshme për të plotësuar kërkesat e studentëve të të gjitha programeve të insitucionit në përgjithësi dhe këtij programi studimi në veçanti.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Ekonomik - MBA”, Universitetit “Metropolitan Tirana”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.04.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 52, datë 14.04.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Ekonomik - MBA”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të dokumentojë trajnimet e personelit akademik të këtij programi studimi dhe ndikimit që kanë patur këto trajnime në përmirësimin e mësimdhënies, si edhe mobilitetet e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të hartojë procedura të qarta dhe të plota për krijimin dhe përbërjen e komisionit të diplomimit, në funksion edhe të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë kapacitetet e bibliotekës në hapësira, infrastrukturë kompjuterike, si edhe me literaturë të viteve të fundit, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 53, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL  NË “FIZIOTERAPI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Fizioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë 449, datë 25.07.2018
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 2877/1, datë 03.06.2020
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 17, datë 24.01.2020
  6. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Reald”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  9. Kredite (ECTS): 60 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Reald”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Angazhimi në mësimdhënie në këtë program studimi i personelit akademik, kualfikimi i të cilit nuk është në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Fusha akademiko-kërkimore e përgjithshme dhe specifike e disa prej anëtarëve të personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje të plotë me natyrën dhe specifikën e moduleve të programit të studimit në fushën e fizioterapisë.
    3. Në planin mësimor të këtij programi studimi, nuk është i qartë, ekuivalentimi i një krediti, në orë mësimore për zërat: leksion, seminar, laborator, praktikë profesionale.
    4. Mungesa e një kabineti me aparatura/pajisje të përshtatshme/moderne për realizimin me sukses të mësimdhënies, për studentët e këtij programi studimi.
    5. Syllabuset e programit të studimit nuk janë plotësisht në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi, si dhe nuk janë plotësisht të përditësuara në përmbajtje dhe në literaturë të viteve të fundit, për t’u përshtatur me zhvillimet e fundit në fushën e shëndetësisë.
    6. Literatura për lëndët profesionale të këtij programi studimi, në gjuhën shqipe dhe të huaj, është e kufizuar.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Fizioterapi”, Kolegjit Universitar “Reald”.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2022 – 2023 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi deri në përmbushjen e mangësive të pikës “g”, të këtij vendimi.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 53, datë 14.04.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Fizioterapi”, të Kolegjit Universitar “Reald”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa të menjëhershme për rekrutimin e personelit akademik me tituj dhe grada, me qëllim angazhimin në këtë program studimi të personelit akademik në përputhje të plotë me natyrën dhe specifikën e këtij programi studimi, dhe parashikimeve ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që fusha akademiko-kërkimore e përgjithshme dhe specifike e anëtarëve të personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje të plotë me natyrën dhe specifikën e moduleve të programit të studimit në fushën e fizioterapisë.
  3. Institucioni, të qartësojë në planin mësimor të këtij programi studimi, ekuivalentimin e një krediti, në orë mësimore për zërat: leksion, seminar, laborator, praktikë profesionale.
  4. Institucioni, të mundësojë një kabinet me aparatura/pajisje të përshtatshme/moderne për realizimin me sukses të mësimdhënies, për studentët e këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të rishikojë syllabuset e programit të studimit, me qëllim përshtatjen e tyre plotësisht në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi, si dhe t’i përditësojë ato në përmbajtje dhe me literaturë të viteve të fundit, për t’u përshtatur me zhvillimet e fundit në fushën e shëndetësisë.
  6. Institucioni, të rrisë fondin e literaturës fizike dhe online, për lëndët profesionale të këtij programi studimi, në gjuhën shqipe dhe të huaj.
  7. Institucioni, të rrisë mbështetjen për personelin akademik, duke ju mundësuar atyre trajnime në fushën e fizioterapisë apo pjesëmarrje në konferenca në këtë fushë, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të metodave të mësimdhënies dhe jo vetëm.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegjit Universitar “Reald”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 54, datë 14.04.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM INFERMIEROR”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 336, datë 13.08.2012
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 2877/1, datë 03.06.2020
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 18, datë 24.01.2020
  6. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Reald”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  9. Kredite (ECTS): 60 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitetar “Reald”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:

 

  1. Njësia përgjegjëse për programin e studimit nuk përmbush plotësisht standardet që lidhen me personelin akademik, angazhimin në institucion, formimin profesional dhe aktivitetin akademik në funksion të programit. Evidentohen problematika përsa i përket kapaciteteve akademike ku shumica e lëndëve/moduleve mbulohen kryesisht nga personel akademik me kohë të pjesshme ose personel akademik që mbulojnë numër të madh lëndësh/modulesh.
  2. Angazhimi në mësimdhënie në këtë program studimi i personelit akademik, kualifikimi i të cilit nuk është në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi, si edhe titullarët e lëndëve, jo në të gjitha rastet i përkasin kategorisë Profesor, sikurse parashikohet në aktet ligjore në fuqi.
  3. Paqëndrueshmëria e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nga viti në vit, kushtëzon ecurinë institucionale dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të programit të studimit.
  4. Syllabuset e programit të studimit nuk janë plotësisht në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi, si dhe nuk janë plotësisht të përditësuara në përmbajtje dhe në literaturë të viteve të fundit, për t’u përshtatur me zhvillimet e fundit në fushën e shëndetësisë.
  5. Mungesa e informacioneve dhe analizave që lidhen me efektin e marrëveshjeve në kuadër të bashkëpunimit të personelit akademik, kërkimit, mobilitetit, si dhe mungesa e informacionit mbi aktivitetin e zhvilluar me disa institucione partnere me të cilat janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
  6. Rregullorja e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, është ende e pa përditësuar, edhe pse ishte lënë si rekomandim nga akreditimi periodik.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”, Kolegjit Universitar “Reald”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.04.2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 54, datë 14.04.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”, të Kolegjit Universitar “Reald”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që njësia përgjegjëse për programin e studimit të përmbushë plotësisht standardet që lidhen me personelin akademik, angazhimin në institucion, formimin profesional dhe aktivitetin akademik në funksion të programit. Si edhe të mundësojë që shumica e lëndëve/moduleve të mbulohen nga personel akademik me kohë të plotë.
  2. Institucioni, të angazhojë në mësimdhënie në këtë program studimi personel akademik, kualifikimi i të cilit të jetë në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi, si edhe të marrë masa që të gjithë titullarët e lëndëve të jenë të kategorisë Profesor, sikurse parashikohet në aktet ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa për të siguruar një qëndrueshmëri më të lartë të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nga viti në vit, me qëllim garantimin e ecurisë institucionale dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të programit të studimit.
  4. Institucioni, të rishikojë syllabuset e programit të studimit, me qëllim përshtatjen e tyre plotësisht në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi, si dhe t’i përditësojë ato në përmbajtje dhe me literaturë të viteve të fundit, për t’u përshtatur me zhvillimet e fundit në fushën e shëndetësisë.
  5. Institucioni, të vërë në zbatim marrëveshjet e nënshkruara me partnerët e huaj për të rritur mobilitetin e personelit akademik dhe studentëve të programit të studimit, si dhe të hartojë raporte mbi efektivitetin e marrëveshjeve me institucionet partnere.
  6. Institucioni, të rishikojë rregulloren e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, në përmbushje dhe të rekomandimit të lënë nga akreditimi i mëparshëm i këtij programi studimi.
  7. Institucioni, të konsolidojë funksionimin e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, e cila duhet të fokusohet në mbledhjen e të dhënave, informacioneve, hartimin e dokumenteve dhe analizave, e të kontribuojë në realizimin e proceseve të vlerësimit të jashtëm të akreditimit, vlerësimeve analitike e krahasuese, si dhe proceseve të tjera që vlerësojnë performancën dhe promovojnë e përmirësojnë cilësinë në institucion.
  8. Institucioni, të krijojë kushte për akses në bibliotekat on-line të fushës së mjekësisë të cilës i përket edhe ky program studimi.
  9. Institucioni, të kategorizojë kontratat e punës në përputhje me udhëzimet e ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë, Kodin e Punës, aktet rregullatore të vetë institucionit, si dhe përcaktimeve ligjore të ligjit për arsimin e lartë në fuqi, në lidhje me kategoritë e personelit akademik.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Reald”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 55, datë 14.04.2023

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË EKSPERTËVE TË PËRZGJEDHUR NGA THIRRJA E HAPUR PËR EKSPERTË TË JASHTËM VLERËSIMI

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pas raportimit nga grupi i punës i ngritur nga Bordi i Akreditimit, për shqyrtimin e aplikimeve në thirrjen e hapur për ekspertë të jashtëm vlerësimi dhe përzgjedhjen e ekspertëve të rinj, në mbledhjen e tij të datës 14.04.2023,

VENDOSI:

  1. Të miratojë listën e ekspertëve të përzgjedhur nga thirrja e hapur për ekspertë të jashtëm vlerësimi, sipas shtojcës bashkëngjitur këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për përfshirjen e ekspertëve të rinj në listën vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit dhe përdorimin e saj si bazë në përzgjedhjen e ekspertëve në kuadër të proceseve të vlerësimit institucional dhe/ose programeve të studimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe publikimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.