Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 20-21 Tetor 2017

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM 
Nr. 87/1, datë 20.10.2017

PËR
NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 87, DATË 21.09.2017 “PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR  NË “SHKENCA JURIDIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,

pasi mori në shqyrtim shkresën e Universitetit Privat “Albanian University” me Nr. 269 Prot, datë 11.10.2017, dokumentacionin mbështetës të vënë në dispozicion nga Institucioni në kuadër të konstatimit të pikës e) të Vendimit Nr. 87 datë 21.09.2017 të Bordit të Akreditimit, kuotat e miratuara nga MAS për pranimin e studentëve për këtë program studimi për vitin akademik 2017-2018, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017,

VENDOSI:

  1. Riformulimin e pikës e) të konstatimeve, si vijon: “Ky program studimi për kohëzgjatjen dhe llojin e tij nuk është në përputhje me Nenin 82, pika 1, të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, për këto lloj programesh”.
  1. Ndryshimin e pikës 2 të Vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 87, datë 21.09.2017, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike”.
  1. Të shtohet, pas pikës 2 të këtij Vendimi, pika 3 si vijon: “Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020”.
  1. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit me ndryshimet si më lart, brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 90, datë 20.10.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
UNIVERSITETI PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti Privat "Albanian University”, me të dhënat si më poshtë: 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti Privat “Albanian University”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave Shoqërore
    2. Fakulteti i Shkencave Mjekësore
    3. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 197, datë 10.04.2004
  6. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.52, datë 05.02.2016

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen”, Fusha 4 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 5 “përmbushen”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime; 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Universiteti Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti Privat “Albanian University” me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 19/10/2019.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime

Universiteti Privat “Albanian University” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme duke rekrutuar staf akademik efektiv dhe të sigurojë qëndrueshmërinë e tij, duke analizuar me përgjegjësi pasojat që ka largimi dhe ndryshimet e vazhdueshme të këtij stafi veçanërisht në 3 vitet e fundit, në përmbushjen e standardeve të cilësisë;
  2. Institucioni duhet të marrë hapa konkretë përmirësues për të siguruar cilësinë e duhur të programeve të studimit, për përfundimin dhe diplomimin e studentëve të regjistruar në këtë Institucion;
  3. Institucioni duhet të hartojë një strategji të posaçme për zhvillimin dhe zbatimin e kërkimit shkencor dhe të hartojë një plan veprimi për implementimin e saj;
  4. Institucioni duhet të zbatojë përmes veprimtarive konkrete, fushat që përbëjnë prioritete për kërkimin shkencor.

Brenda 3 (tre) muajve nga publikimi i këtij vendimi, Universiteti Privat “Albanian University” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe të raportojë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë masat konkrete të marra në kuadër të pikës 1 të rekomandimeve më lart.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 91, datë 20.10.2017

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia e Forcave të Armatosura, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Akademia e Forcave të Armatosura
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Akademi
  4. Njësia kryesore e Institucionit: Fakulteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 381, datë 28.10.1961

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Institucioni është hapur me Vendim Nr.136, datë 10.05.1958 si Shkollë e Lartë Ushtarake, njohur si Institucion i Arsimit të Lartë me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 381, datë 28.10.1961, ristrukturuar ndër vite dhe që prej datës 01.10.2012 funksionon si Akademia e Forcave të Armatosura. Ky Institucion është njëkohësisht nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe është i detyruar të zbatojë standardet akademike;
  2. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  3. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  4. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  5. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Akademia e Forcave të Armatosura, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia e Forcave të Armatosura me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 19/10/2020.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime

Akademia e Forcave të Armatosura duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme për tu mundësuar studentëve të regjistruar në ciklin e tretë të doktoratës, përfundimin e studimeve në këtë cikël;
  2. Institucioni duhet të ngrejë njësi dhe zhvillojë kapacitete për ofrimin e  programeve të mirëfillta të studimit të arsimit të lartë si dhe veprimtari të fokusuara kërkimore në funksion të këtyre programeve, duke ruajtur fokusimin në veprimtaritë akademike praktike të nivelit profesional apo më të lartë;
  3. Institucioni duhet të hartojë dhe zhvillojë një plan veprimi që synon ngritjen e kapaciteteve kërkimore të stafit, që mbështetet në vlerësimin e produkteve të kërkimit, menaxhimin dhe vlerësimin e performancës së kërkimit, mbi bazën e rezultateve të matshme.

Brenda 6 (gjashtë) muajve nga publikimi i këtij vendimi, Akademia e Forcave të Armatosura duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 92, datë 20.10.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti "EPOKA", me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti "EPOKA"
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë
    2. Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
    3. Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008
  6. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 260, datë 07.06.2011
  7. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 116, datë 13.03.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit në kuadër të akreditimit të parë;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit të parë për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

 konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv dhe janë plotësuar rekomandimet e lëna prej tij.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Universiteti “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “EPOKA” me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 19/10/2021.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime

Universiteti “EPOKA” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Institucioni duhet të zhvillojë një strategji të qartë dhe të integruar të kërkimit shkencor, duke artikuluar dhe promovuar përparësitë e tij kërkimore për të gjithë stafin;
  2. Institucioni duhet të zhvillojë dhe zbatojë një mekanizëm të pavarur për kontrollin e dijeve përfshirë hartimin e pyetjeve të provimeve, korrigjimin e tyre, mbulimin e duhur të kurrikulës si dhe cilësinë dhe paanësinë e vlerësimit të tyre;
  3. Institucioni duhet të qartësojë kriteret mbështetëse në lidhje me shpërndarjen e ngarkesës mësimore të stafit akademik, balancimin me detyrat administrative në mënyrë konsistente në të gjithë Institucionin dhe duke e bërë njëkohësisht tranparent për të gjithë Institucionin.

Brenda 6 (gjashtë) muajve nga publikimi i këtij vendimi, Universiteti “EPOKA” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 93, datë 20.10.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI UNIVERSITAR “REALD” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “REALD”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar “REALD”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave Mjekësore
    2. Fakulteti i Ekonomisë
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 650, datë 14.09.2011
  6. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 327, datë 15.08.2013
  7. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 147, datë 31.03.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit në kuadër të akreditimit të parë;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit të parë për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv dhe janë plotësuar rekomandimet e lëna prej tij;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Kolegji Universitar “REALD”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “REALD” me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 19/10/2022.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime 

Kolegji Universitar “REALD” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Institucioni duhet të marrë masa për të plotësuar të gjitha standardet për aksesin dhe lehtësimin e lëvizshmërisë për studentët me aftësi të kufizuara;
  2. Institucioni duhet të vijojë me përmbushjen e angazhimit dhe masave të marra nga ana e tij për pasurimin e mëtejshëm të bibliotekës online si dhe zbatimin konkret të marrëveshjes me shtëpinë botuese McGraw Hill.

Brenda vitit akademik 2017-2018, Kolegji Universitar “REALD” duhet të paraqesë në ASCAL një raport dhe dokumentacionin mbështetës mbi përmbushjen e këtyre rekomandimeve.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtij rekomandimi dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 94, datë 20.10.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

KOLEGJI UNIVERSITAR “PAVARËSIA VLORË” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
    2. Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 279, datë 12.03.2009
  6. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 290, datë 09.07.2012
  7. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 586, datë 15.12.2016

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit të parë për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 19/10/2020.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime 

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Institucioni, në komunikim të menjëhershëm me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duhet të zgjidhë çështjen e studentëve të regjistruar përpara licensimit të Institucionit/programeve të studimit, si detyrim për përfundimin e studimeve dhe diplomimin e tyre;
  2. Me fillimin e vitit akademik 2017-2018, Institucioni duhet të rishikojë dhe garantojë që roli dhe funksionet e Fakulteteve dhe drejtuesve të tyre të vijojnë në përputhje me Statutin dhe Rregulloret e miratuara të Kolegjit Universitar;
  3. Gjatë vitit akademik 2017-2018, Institucioni duhet të zhvillojë dhe zbatojë një politikë të posaçme për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies;
  4. Gjatë vitit akademik 2017-2018, Institucioni, duhet të zhvillojë një qasje strategjike për menaxhimin, zbatimin dhe përmirësimin e prioriteteve të kërkimit shkencor në nivel institucional;
  5. Institucioni duhet të adresojë dhe sigurojë përmbushjen e standardeve për daljet e emergjencës dhe ndriçimit, në kuadër të fillimit të vitit akademik 2017-2018;
  6. Institucioni të vijojë më përmbushjen e masave të ndërmarra për pasurimin e bibliotekës dhe mbulimin e plotë të të gjitha programeve të studimit që ofron.

Brenda 2 (dy) muajve nga publikimi i këtij vendimi, Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” duhet të raportojë lidhur me plotësimin e rekomandimeve 1, 2 dhe 5, ndërsa brenda 6 (gjashtë) muajve për të gjitha rekomandimet. Përmbushja e tyre dhe në afatet kohore si më lart të raportohet brenda muajit Nëntor 2017, pranë ASCAL, të parashikuara në kuadër të një Plani konkret veprimi. Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 95, datë 20.10.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “LOGOS”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar “LOGOS”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
    2. Fakulteti Ekonomik
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1055, datë 29.07.2009
  6. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 282, datë 04.07.2012
  7. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 93, date 06.03.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit në kuadër të akreditimit të parë;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit të parë për këtë Institucion si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “kryesisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv me rekomandime.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Kolegji Universitar “LOGOS”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “LOGOS” me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 19/10/2020.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime 

Kolegji Universitar “LOGOS” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Brenda 6 muajve nga publikimi i këtij Vendimi, Institucioni duhet të gjenerojë fonde me qëllim realizimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe konferencave shkencore, duke mundësuar në këtë mënyrë mobilitetin e stafit dhe studentëve;
  2. Brenda 9 muajve nga publikimi i këtij Vendimi, Institucioni, duhet të zbatojë një strategji për përmirësimin e kushteve të bibliotekës dhe sigurimin e përdorimit konsistent të dy versioneve të ofrimit të teksteve, atij në letër, veçanërisht teksteve në gjuhën shqipe dhe atij elektronik;
  3. Institucioni, brenda vitit akademik 2017-2018, duhet të verë në funksionim një proces të monitoruar nga Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë me fokus përmirësimin e programeve të studimit, bazuar në të dhënat e pyetësorëve të studentëve, të dhënave të punësimit dhe sugjerimeve të punëdhënësve dhe Alumni;
  4. Brenda 6 muajve nga publikimi i këtij Vendimi, Institucioni, duhet të ofrojë mbështetje financiare për aktivitetet e Këshillit Studentor;
  5. Në vijim, Institucioni duhet të mbështesë dhe garantojë përfshirjen në programe ndërkombëtare me qëllim sigurimin e mobilitetit të studentëve;
  6. Duke filluar nga viti akademik 2017-2018, Institucioni, duhet të garantojë anonimatin në procesin e zhvillimit, korrigjimit të provimeve dhe përcaktimit të rezultatit;
  7. Institucioni duhet të vijojë me zbatimin dhe vënien në funksionim të plotë të sistemit elektronik të bazës së të dhënave dhe aksesit të studentëve në të.

Brenda 6 (gjashtë) muajve nga publikimi i këtij vendimi, Kolegji Universitar “LOGOS” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 96, datë 20.10.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008, riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 312, datë 27.07.2012
  4. Urdhëri i akreditimit të parë[1]: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 260, datë 07.06.2011
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë janë plotësuar;
  7. Rezultati i vlerësimit periodik në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Praktika profesionale nuk parashikohet si veprimtari e detyruar në kurrikulën e programit të studimit;
    2. Numri i kufizuar i teksteve mësimore në bibliotekë për realizimin e këtij programi studimi;
    3. Mungesa e njohjes së gjuhës shqipe nga një pjesë e stafit të huaj përbën pengesë dhe vështirësi në të kuptuarit qartë të termave profesionale të kësaj fushe si dhe në ndjekjen e rregullt të zhvillimeve sociale, ekonomike dhe politike në vend, duke ndikuar kështu në informacionin që i transmetohet studentëve;
    4. Burimet financiare të kufizuara dhe mbështetja e programit kryesisht nga tarifat e studimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznesi” të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 96, datë 20.10.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim Biznesi” të Universitetit “EPOKA””, janë si më poshtë:

  1. Të përfshihet në kurrikulën e këtij programi studimi praktika profesionale si veprimtari e detyrueshme;
  2. Të rritet numri i teksteve në bibliotekë në funksion të realizimit të këtij programi studimi;
  3. Në kuadër të rekrutimit të stafit të ri akademik, Institucioni duhet të parashikojë kritere për përfshirjen edhe të stafit vendas me njohje në terminologjinë e fushës së këtij programi studimi si dhe në fushën e zhvillimit social, ekonomik e politik të vendit për të mbuluar hapësirën që nuk mund të mbulohet nga stafi akademik i huaj;
  4. Institucioni të shikojë mundësinë e mbështetjes së programit të studimit nga burime të tjera financiare, përveç të ardhurave nga tarifat e studimit;
  5. Të mundësohen kurse afatshkurtra të gjuhës angleze teknike të fushës për të lehtësuar marrjen e dijeve nga studentët në kuadër të këtij programi që zhvillohet në gjuhën angleze.

[1] Akreditimi i parë i këtij programi studimi ka qenë si program studimi 4 vjeçar.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 97, datë 20.10.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “BIZNES DHE EKONOMI”, TË  SHKOLLËS SË LARTË "NEHEMIAH GATEWAY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Biznes dhe Ekonomi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Biznes dhe Ekonomi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 830, datë 04.06.2008
  4. Urdhëri i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 253, datë 06.06.2013
  5. Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë “Nehemiah Gateway”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Biznesit dhe Teknologjisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Shkolla e Lartë “Nehemiah Gateway”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Raportimin mbi verifikimin e statusit të anëtarësimit të agjencisë gjermane të sigurimit të cilësisë FIBAA në organizatat europiane ENQA dhe EQAR;
  2. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  3. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  4. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm të realizuar nga agjencia gjermane FIBAA, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dokumentacionin shtesë dhe Certifikatën e Akreditimit lëshuar nga FIBAA;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm të angazhuar nga agjencia europiane FIBAA, edhe sipas standardeve dhe udhëzimeve europiane;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Agjencia gjermane e sigurimit të cilësisë FIBAA, është anëtare me të drejta të plota në ENQA dhe EQAR, dhe është angazhuar për kryerjen e procesit të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit të programit të studimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi në kohën e aplikimit nga ana e Institucionit për këtë proces, sipas kontratës së nënshkruar midis agjencisë FIBAA dhe Institucionit, në datë 16.12.2014;
  2. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  3. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  4. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  5. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  6. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  7. Rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë janë plotësuar;
  8. Rezultati i vlerësimit periodik nga agjencia gjermane FIBAA në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet” dhe propozohet akreditimi i tij deri në fund të semestrit veror të vitit 2023;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Biznes dhe Ekonomi” të Shkollës së Lartë “Nehemiah Gateway”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca 

Rekomandimet që lidhen me përmirësimin në vijim të cilësisë të këtij programi, në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 97, datë 20.10.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Biznes dhe Ekonomi” të Shkollës së Lartë “Nehemiah Gateway”, janë si më poshtë:

  1. Vlerësimin e përputhshmërisë së punësimit të studentëve që do të diplomohen në raport me tregun e punës lokal dhe më gjerë;
  2. Përmirësimi dhe përfshirja në proceset e sigurimit të cilësisë të të gjitha veprimtarive të Institucionit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 98, datë 20.10.2017 

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “LIDERSHIP DHE VLERËSIM ARSIMOR”, TË  SHKOLLËS SË LARTË "NEHEMIAH GATEWAY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Master i Shkencave në “Lidership dhe Vlerësim Arsimor”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Lidership dhe Vlerësim Arsimor”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 830, datë 04.06.2008
  4. Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë “Nehemiah Gateway”
  5. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Humane
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 Kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Shkolla e Lartë “Nehemiah Gateway”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Raportimin mbi verifikimin e statusit të anëtarësimit të agjencisë gjermane të sigurimit të cilësisë FIBAA në organizatat europiane ENQA dhe EQAR;
  2. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  3. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  4. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm të realizuar nga agjencia gjermane FIBAA, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dokumentacionin shtesë dhe Certifikatën e Akreditimit lëshuar nga FIBAA;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm të angazhuar nga agjencia europiane FIBAA, edhe sipas standardeve dhe udhëzimeve europiane;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Agjencia gjermane e sigurimit të cilësisë FIBAA, është anëtare me të drejta të plota në ENQA dhe EQAR, dhe është angazhuar për kryerjen e procesit të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit të programit të studimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi në kohën e aplikimit nga ana e Institucionit për këtë proces, sipas kontratës së nënshkruar midis agjencisë FIBAA dhe Institucionit, në datë 30.03.2015;
  2. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  3. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  4. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  5. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  6. Rezultati i vlerësimit të parë nga agjencia gjermane FIBAA në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet” dhe propozohet akreditimi i tij deri në fund të semestrit dimëror të vitit 2020-2021;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Master i Shkencave në “Lidership dhe Vlerësim Arsimor” të Shkollës së Lartë “Nehemiah Gateway”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2021.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca 
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 98, datë 20.10.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Lidership dhe Vlerësim Arsimor” të Shkollës së Lartë “Nehemiah Gateway”, janë si vijon:

  1. Institucioni duhet të rishikojë shpërndarjen e krediteve dhe ngarkesës mësimore në disa lëndë për ti përputhur me kriteret europiane të ECTS-ve. Në këtë proces duhet të reflektohet dhe lehtësimi i ngarkesës së studentëve në kushtet kur ata janë edhe të punësuar;
  2. Institucioni duhet të vijojë me vlerësimin e shkallës dhe cilësisë së punësimit të studentëve që do të diplomohen në vijim;
  3. Institucioni duhet të rritë transparencën brendainstitucionale që lidhet me veprimtaritë dhe rezultatet në kuadër të vlerësimit të brendshëm të cilësisë si dhe masave që merren në kuadër të tyre;
  4. Institucioni duhet të uniformizojë terminologjinë e përdorur në dokumentacionin e programit të studimit në shërbim të lehtësimit të informimit të studentëve;
  5. Institucioni duhet të përmirësojë në vijim integrimin e punës mësimore me atë kërkimore të zbatuar, duke rritur përfshirjen e studentëve në këtë të fundit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Ekstra Nr. 1, datë 20.10.2017 

PËR
MIRATIMIN E “MANUALIT PËR AFATET DHE PROCEDURËN E VLERËSIMIT PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT NË ARSIMIN E LARTË” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, pas shqyrtimit të Draft-Manualit në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017 dhe reflektimit të ndryshimeve të propozuara nga Bordi i Akreditimit dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017,

VENDOSI:

  1. Të miratojë “Manualin për afatet dhe procedurën e vlerësimit për akreditimin e institucioneve dhe programeve të studimit në arsimin e lartë”.
  2. Vendimi Ekstra Nr. 1, datë 29.06.2015 “Për “Miratimin e Manualit për afatet dhe procedurën e vlerësimit për akreditimin e institucioneve dhe programeve të studimit në arsimin e lartë”” shfuqizohet.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin e tij në faqen zyrtare të Institucionit, botimin dhe informimin e tij të gjitha Institucioneve të Arsimit të Lartë.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Institucionet e Arsimit të Lartë për zbatimin e këtij Manuali në kuadër të të gjitha proceseve të vlerësimit në kuadër të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Media