Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 24 Mars 2022

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 17, datë 24.03.2022

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI I ARTEVE

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.03.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Arteve, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti i Arteve
  2. Organizimi i institucionit: Publik
  3. Lloji i institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Arteve të Bukura
    2. Fakulteti i Artit Skenik
    3. Fakulteti i Muzikës
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 234, datë 23.03.2011
  6. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 68, datë 21.09.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti i Arteve, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Arteve, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 23/03/2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 17, datë 24.03.2022, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Arteve, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë përpjekjet për t'u bërë një njësi udhëheqëse artistike në përputhje me nevojat e tregut.
  2. Institucioni, të hartojë dhe pasqyrojë në strategjinë e tij të zhvillimit, një studim të plotë të tregut të punës.
  3. Institucioni, të shfrytëzojë rrjetin kombëtar dhe ndërkombëtar të krijuar, si një mundësi për të rritur bashkëpunimin në projekte specifike, me qëllim diversifikimin e riskut të të ardhurave të reduktuara nga studentët.
  4. Institucioni, të marrë masa për ritjen e bashkëpunimit me rrjetin alumni, me qëllim fokusimin në ide dhe programe më inovative, të cilat mund të ndihmojnë në forcimin e mëtejshëm të cilësisë dhe konkurrencës së universitetit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Arteve, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 18, datë 24.03.2022 

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.03.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  2. Organizimi i institucionit: Publik
  3. Lloji i institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Biznesit
    2. Fakulteti i Edukimit
    3. Fakulteti i Shkencave Politike – Juridike
    4. Fakulteti i Studimeve Profesionale
    5. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 801, datë 20.12.2005
  6. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit 10, datë 07.04.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Statuti dhe organigrama e institucionit, nuk pasqyrojnë riorganizimin e fundit institucional të tij.
      2. Mungesa e një plani veprimi konkret e të strukturuar, për rritjen e numrit të studentëve që angazhohen në mobilitete ndërkombëtare.
      3. Qendra për Kërkim dhe Ekselencë e institucionit, nuk ka staf të mjaftueshëm, si në numër ashtu edhe në ekuilibër mes personelit administrativ dhe atij akademik.
      4. Mungesa e projekteve kërkimore-shkencore, të financuara nga institucioni, si dhe numër i ulët i aplikimeve për projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat do të ndihmonin në diversifikimin e të ardhurave financiare.
      5. Përfshirje e ulët e studentëve në vendimmarrje dhe mungesa e komunikimit me ta, për t'i informuar për rolin e tyre vendimtar në qeverisjen e universitetit.
      6. Mungesa e informimit të studentëve në lidhje me rezultatet e vlerësimit që ata kryejnë.
      7. Mungesa e një procesi monitorimi dhe konsultimi të mirëstrukturuar, pedagog – student, në lidhje me numrin e studentëve që kërkojnë konsulencë, kohëzgjatjen e konsultimit dhe efektin e tij në performancën e studentëve.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 23/03/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 18, datë 24.03.2022, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, statuti dhe organigrama e tij, të pasqyrojnë riorganizimin e fundit institucional të tij.
  2. Institucioni, të hartojë një plan veprimi konkret e të strukturuar, me qëllim rritjen e numrit të studentëve që angazhohen në mobilitete ndërkombëtare.
  3. Institucioni, të marrë masa që, Qendra për Kërkim dhe Ekselencë të këtë personel të mjaftueshëm për funksionimin me sukses të saj, si në numër ashtu edhe në ekuilibër mes personelit administrativ dhe atij akademik.
  4. Institucioni, të rrisë numrin e aplikimeve për projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim diversifikimin e të ardhurave financiare.
  5. Institucioni, të përfshijë në mënyrë më proaktive studentët në vendimmarrje dhe t'i informojë ata për rolin e tyre vendimtar në qeverisjen e universitetit.
  6. Institucioni, të reflektojë mbi rezultatet e pyetësorëve të studentëve dhe t’i informojë ata në mënyrë të strukturuar, mbi rezultatet e pyetësorëve.
  7. Institucioni, të krijojë mekanizma për monitorimin e proceseve të konsultimit pedagog – student, në lidhje me numrin e studentëve që kërkojnë konsulencë, kohëzgjatjen e konsultimit dhe efektin e tij në performancën e studentëve.
  8. Institucioni, të përfshijë në vlerësimin e performancës së personelit akademik, më shumë kritere për botimin në revista me faktor impakti.
  9. Institucioni, të rrisë numrin e vendeve në bibliotekën kryesore, në mënyrë që studentët të kenë hapësirë të mjaftueshme për lexim.
  10. Institucioni, të inkurajojë studentët dhe personelin akademik që të përdorin më shumë burime elektronike, veçanërisht duke e bërë të detyrueshëm për studentët në detyrat e tyre, përdorimin e këtyre burimeve.
  11. Institucioni, të përditësojë versionin anglisht të faqes së tij të internetit, veçanërisht gjatë këtij momenti të rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e tij.
  12. Institucioni, të organizojë seminare periodike për personelin akademik dhe studentët, me fokus ndërgjegjësimin për shmangien e plagjiaturës.
  13. Institucioni, të publikojë në faqen e tij të internetit të gjitha syllabuset e programeve të studimit, me qëllim informimin e personelit akademik, studentëve akuale, studentëve të ardhshëm dhe publikut të gjërë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 19, datë 24.03.2022 

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “KONTABILITET”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.03.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Kontabilitet”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Kontabilitet”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 545, datë 10.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit dhe Financës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kurrikula e programit të studimit përmban shumë lëndë të formimit të përgjithshëm, duke hequr mundësinë e përfshirjes së lëndëve më specifike, me karakter profesional dhe praktik, të domosdoshme për këtë profesion.
    2. Ngarkesë e lartë mësimore dhe administrative e stafit akademik të këtij programi studimi.
    3. Kryerja e praktikës profesionale në auditor, pavarësisht marrëveshjeve të bashkëpunimit me bizneset, pengon familjarizimin e studentëve me mjedisin real të punës.
    4. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës, lokal e kombëtar, në lidhje me këtë program studimi.
    5. Konstatohen një sërë mangësish në drejtim të: analizave të plota të aktivitetit të departamentit përgjegjës për realizimin e këtij programi studimi; analizave mbi përfitimet konkrete të institucionit dhe efektivitetin e marrëveshjeve dhe projekteve të bashkëpunimit në drejtim të këtij programi studimi dhe departamentit në përgjithësi.
    6. Shumica e literaturës bazë në bibliotekë, në funksion të këtij programi studimi, nuk është e 5 viteve të fundit, si dhe përdorim i ulët i bibliotekës online nga personeli akademik dhe studenët.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Kontabilitet”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 23/03/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 19, datë 24.03.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Kontabilitet”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim lehtësimin, brenda kufijve të lejuar nga kuadri ligjor në fuqi, nga lëndët e formimit të përgjithshëm dhe pasurimin e tij me lëndë më afër profesionit dhe praktikës kontabël dhe financiare.
  2. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore e administrative të personelit akademik të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të mundësojë që, studentët e këtij programi studimi, të kryejnë praktikën profesionale në ambiente reale pune, duke përfituar nga marrëveshjet e bashkëpunimit me shumë institucione.
  4. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi, duke formalizuar dhe dokumentuar edhe opinionet e mbledhura nga grupet e interesit dhe partnerët me të cilët bashkëpunon.
  5. Institucioni, të hartojë raporte të plota analitike, sipas strukturave dhe niveleve njësi bazë, njësi kryesore dhe në nivel institucioni, si dhe raporte të plota të analizës së përfitimeve nga marrëveshjet e bashkëpunimit.
  6. Institucioni, të pasurojë fondin e bibliotekës me botime të 5 viteve të fundit dhe të lehtësojë aksesin në bibliotekën online për studentët por edhe për personelin akademik.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 20, datë 24.03.2022

 

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, ME PROFILE “IT E BIZNESIT”; “ZHVILLIM SOFTWARE-SH”; “INOVACION”; “MENAXHIM DHE VLERËSIM PROJEKTESH”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.03.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”, me profile “IT e Biznesit”; “Zhvillim Software-sh”; “Inovacion”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”, me profile “IT e Biznesit”; “Zhvillim Software-sh”; “Inovacion”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 666, datë 12.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës dhe Teknologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me kualifikimin e nevojshëm për programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave.
    2. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70%, nga personel akademik me kohë të plotë.
    3. Emërtimi i disa prej lëndëve të këtij programi studimi nuk është në përputhje me përmbajtjen e tyre shkencore dhe fushën në të cilën aplikohen.
    4. Profilet e programit të studimit kanë ngjashmëri të lartë dhe nuk janë mjaftueshëm të diferencuara, sipas parashikimeve ligjore e nënligjore në fuqi.
    5. Ngarkesa mësimore semestrale e këtij programi studimi, e shprehur në kredite, nuk është e ekulibruar.
    6. Mungesa e trajtimit të aspekteve kërkimore-shkencore, në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”, me profile “IT e Biznesit”; “Zhvillim Software-sh”; “Inovacion”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 23/03/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 20, datë 24.03.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”, me profile “IT e Biznesit”; “Zhvillim Software-sh”; “Inovacion”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë e angazhojë në këtë program studimi, personel akademik me tituj e grada, në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi, për programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave.
  2. Institucioni, të marrë masa që, ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70%, nga personel akademik me kohë të plotë, duke rritur numrin e personelit akademik me kohë të plotë e të kualifikuar.
  3. Institucioni, të rishikojë emërtimin e disa prej lëndëve të këtij programi studimi, me qëllim që përmbajtja e tyre shkencore dhe fusha në të cilën aplikohen, të jenë në përputhje me njëra tjetrën.
  4. Institucioni, të rishikojë numrin e profileve të këtij programi studimi si dhe të marrë masa që diferencimi i profileve, i shprehur në kredite, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të programit të studimit, me qëllim që, ngarksesa mësimore semestrale, e shprehur në kredite, të jetë e ekulibruar.
  6. Institucioni, të përfshijë në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, trajtimin e aspekteve kërkimore-shkencore.
  7. Institucioni, të mbështesë kualifikimin e vazhdueshëm dhe aktivitetin kërkimor-shkencor të personelit akademik të këtij programi studimi, duke i nxitur ata të publikojnë në revista ndërkombëtare me faktor impakti.
  8. Institucioni, të qartësojë e specifikojë kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

 

VENDIM 

Nr. 21, datë 24.03.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI INFORMATIKE”, ME PROFILE “INXHINIERI SOFTWERE-SH”; “SIGURIA E SISTEMEVE TË INFORMACIONIT”; “MENAXHIM TË DHËNASH”; “DIZENJIM DHE ZHVILLIM APLIKIMESH”; “MENAXHIM DHE VLERËSIM PROJEKTESH”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.03.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Informatike”, me profile “Inxhinieri Softwere-sh”; “Siguria e Sistemeve të Informacionit”; “Menaxhim të Dhënash”; “Dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Informatike”, me profile “Inxhinieri Softwere-sh”; “Siguria e Sistemeve të Informacionit”; “Menaxhim të Dhënash”; “Dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 627, datë 05.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës dhe Teknologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me kualifikimin e nevojshëm për programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave.
    2. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70%, nga personel akademik me kohë të plotë.
    3. Emërtimi i disa prej lëndëve të këtij programi studimi nuk është në përputhje me përmbajtjen e tyre shkencore dhe fushën në të cilën aplikohen.
    4. Profilet e programit të studimit kanë ngjashmëri të lartë dhe nuk janë mjaftueshëm të diferencuara, sipas parashikimeve ligjore e nënligjore në fuqi.
    5. Mungesa e trajtimit të aspekteve kërkimore-shkencore, në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Informatike”, me profile “Inxhinieri Softwere-sh”; “Siguria e Sistemeve të Informacionit”; “Menaxhim të Dhënash”; “Dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 23/03/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 21, datë 24.03.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Informatike”, me profile “Inxhinieri Softwere-sh”; “Siguria e Sistemeve të Informacionit”; “Menaxhim të Dhënash”; “Dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë e angazhojë në këtë program studimi, personel akademik me tituj e grada, në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi, për programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave.
  2. Institucioni, të marrë masa që, ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70%, nga personel akademik me kohë të plotë, duke rritur numrin e personelit akademik me kohë të plotë e të kualifikuar.
  3. Institucioni, të rishikojë emërtimin e disa prej lëndëve të këtij programi studimi, me qëllim që përmbajtja e tyre shkencore dhe fusha në të cilën aplikohen, të jenë në përputhje me njëra tjetrën.
  4. Institucioni, të rishikojë numrin e profileve të këtij programi studimi si dhe të marrë masa që diferencimi i profileve, i shprehur në kredite, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të përfshijë në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, trajtimin e aspekteve kërkimore-shkencore.
  6. Institucioni, të mbështesë kualifikimin e vazhdueshëm dhe aktivitetin kërkimor-shkencor të personelit akademik të këtij programi studimi, duke i nxitur ata të publikojnë në revista ndërkombëtare me faktor impakti.
  7. Institucioni, të qartësojë e specifikojë kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 22, datë 24.03.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “STUDIME RELIGJIOZE”, ME PROFILE “KRAHASIMI I RELIGJIONEVE” DHE “ÇËSHTJE TË SIGURISË”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.03.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Studime Religjioze”, me profile “Krahasimi i Religjioneve” dhe “Çështje të Sigurisë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Studime Religjioze”, me profile Krahasimi i Religjioneve” dhe “Çështje të Sigurisë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 688, datë 15.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Humane dhe Komunikimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Institucioni nuk ka regjistruar studentë të rinj në këtë program studimi për dy vite akademike të njëpasnjëshme;
  6. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2019 – 2020;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një studimi të tregut të punës, mbi nevojat e tregut për këtë program studimi, si dhe promovim i pamjaftueshëm i programit pranë institucioneve shtetërore dhe fetare, publike dhe private si dhe të shoqërisë civile, të interesuara për ekspertë në fushën e studimeve të religjionit.
    2. Numër i ulët i personelit akademik me eksperiencë kërkimore e shkencore të posaçme në fushën e studimeve dhe të krahasimit të religjioneve, si dhe mungesa e projekteve kërkimore, forumeve e konferencave shkencore,  me fokus të veçantë në studimet e religjonit.
    3. Konteksti shqiptar i historikut, përmbajtjes dhe problematikave aktuale të dialogut ndërfetar, nuk është i pranishëm mjaftueshëm në syllabuset e këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Studime Religjioze”, me profile “Krahasimi i Religjioneve” dhe “Çështje të Sigurisë”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2019 – 2020 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi deri në diplomimin e tyre.
  3. Nëse institucioni në të ardhmen, vendos të riorganizojë këtë program studimi, rekomandohet të mbajë në konsideratë për programin e ri, mangësitë e konstatuara në pikën g, të këtij vendimi.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 23, datë 24.03.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I ARTEVE NË “ARTE SKENIKE”, ME PROFIL “MJESHTËRI REGJIE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.03.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Arteve në “Arte Skenike”, me profil “Mjeshtëri Regjie”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Arteve në “Arte Skenike”, me profil “Mjeshtëri Regjie”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 629, datë 05.10.2018
  4. nstitucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arteve të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:  

Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;

  1. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  5. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Arteve”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me kualifikimin e nevojshëm për programet e studimit të ciklit të dytë.
    2. Numër i ulët i orëve praktike në kurrikulën e programit të studimit, në krahasim me numrin e orëve teorike.
    3. Literaturë e kufizuar në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi.
    4. Aktivitet i ulët kërkimor-shkencor, i personelit akademik të këtij programi studimi.
    5. Numër i ulët i marrëveshjeve të bashkëpunimit, në funksion të realizimit të praktikave të studentëve të këtij programi studimi.
    6. Përfshirje e ulët në aktivitete kërkimore-shkencore e studentëve të këtij programi studimi, si dhe ekspozim i ulët i punimeve të tyre.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Arteve në “Arte Skenike”, me profil “Mjeshtëri Regjie”, Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 23/03/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.23, datë 24.03.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Arteve në “Arte Skenike”, me profil “Mjeshtëri Regjie”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon: 

  1. Institucioni, të rekrutojë e angazhojë në këtë program studimi, personel akademik me tituj e grada, në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi, për programet e studimit të ciklit të dytë.
  2. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit, duke rritur numrin e orëve praktike, në përputhje me gjetjet e grupit të vlerësimit të jashtëm në raport.
  3. Institucioni, të marrë masa për pasurimin e fondit të bibliotekës me literaturë në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të mbështesë aktivitetin kërkimor-shkencor të personelit akademik të këtij programi studimi, duke i nxitur ata të publikojnë në revista ndërkombëtare me faktor impakti.
  5. Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit, në funksion të realizimit të praktikave të studentëve të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të marrë masa që studentët e këtij programi studimi të përfshihen më shumë në aktivitete kërkimore-shkencore si dhe në programet e mobilitetit.
  7. Institucioni, të vendosë në dispozicion të personelit akdemik dhe studenëve të këtij programi studimi, infrastrukturën e nevojshme softwear-ike, specifike për këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 24, datë 24.03.2022 

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “DIZAJN I APLIKUAR DHE MODË”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.03.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Dizajn i Aplikuar dhe Modë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Dizajn i Aplikuar dhe Modë”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 555, datë 11.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arteve të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e laboratorëve dhe teknologjisë 3D, të përshtatshme për realizimin me sukses të programit të studimit dhe të praktikave të studentëve.
    2. Numër i ulët i personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi, të specializuar në fushën e dizajnit dhe modës.
    3. Mungesa e literaturës bashkëkohore, në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi.
    4. Literatura e detyrueshme si dhe ajo e rekomanduar, e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është të paktën, e 5 viteve të fundit.
    5. Numër i ulët i marrëveshjeve të bashkëpunimit, në shërbim të këtij programi studimi, praktikave të studentëve dhe mobiliteteve.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Dizajn i Aplikuar dhe Modë”, Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 23/03/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 24, datë 24.03.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Dizajn i Aplikuar dhe Modë”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për krijimin e kushteve të përshtatshme laboratorike, teknologjike e infrastrukturore, me qëllim realizimin me sukses të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik, të specializuar në fushën e dizajnit dhe modës.
  3. Institucioni, të pasurojë fondin e bibliotekës me literaturë bashkëkohore, në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të rishikojë syllabuset e programit të studimit, me qëllim që, literatura e detyrueshme dhe e rekomanduar, e përfshirë në to, te jetë e të paktën 5 viteve të fundit.
  5. Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit, në shërbim të këtij programi studimi, praktikave të studentëve dhe mobiliteteve.
  6. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim që raporti teori / praktikë, të jetë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
  7. Institucioni, të rishikojë syllabuset e programit të studimit, duke përfshirë në to, tema të cilat janë më në përputhje me fushën e dizajnit dhe modës.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 25, datë 24.03.2022

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “DREJTËSI”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.03.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin  periodik të programit të integruar studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi, Master i Shkencave në “Drejtësi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 939, datë 03.09.2009, përshtatur me shkresë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 6858/2 Prot., datë 06.05.2011
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 40, datë 31.05.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë dhe Disiplinave Humane
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  8. Kredite (ECTS): 300 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditmit periodik për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit periodik;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi studimi, ka qënë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni i ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2019 – 2020;
  8. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, deri në vitin akademik 2019-2022,  është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungon një strategji e posaçme zhvillimi për fakultetin përgjegjës për këtë program studimi.
    2. Mungon një plan i detajuar për orientimin e personelit akademik drejt kërkimit shkencor, individual ose në grup.
    3. Mundësi të kufizuara për trajnimin profesional të personelit akademik.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit Master i Shkencave në “Drejtësi”, Universitetit të New York-ut në Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2019-2020 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 26, datë 24.03.2022 

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE INOVACIONI”, TË UNIVERSITETIT LUARASI

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.03.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 418, datë 16.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Luarasi
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Luarasi
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e orëve laboratorike në planin mësimor të këtij programi studimi.
    2. Biblioteka ka numër të kufizuar tekstesh fizike për literaturën bazë dhe të rekomanduar në funksion të këtij programi studimi, si dhe në disa lëndë, literatura e detyrueshme e programit të studimit, nuk është, së paku, e pesë viteve të fundit.
    3. Mungesa e një sistemi menaxhimi të brendshëm informatik e funksional, në ndihmë të sekretarisë mësimore përgjegjëse, për këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni”, Universitetit Luarasi, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 23/03/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 26, datë 24.03.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni”, të Universitetit Luarasi, janë si vijon:

  1. Institucioni, të detajojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke përfshirë në të, të gjitha format e mësimdhënies të cilat janë të parshikuara në syllabuset e lëndëve.
  2. Institucioni, të marrë masa për rritjen e fondit të bibliotekës duke hartuar një plan të detajuar për pasurimin e saj me tekste në gjuhën shqipe dhe të huaj, si dhe të marrë masa që literatura e detyrueshme e të gjitha lëndëve të këtij programi studimi, të jetë së paku, e pesë viteve të fundit.
  3. Institucioni, të marrë masat e nevojshme për zhvillimin dhe vënien në funksion të një sistemi informatik të menaxhimit të brendshëm, në ndihmë të sekretarisë mësimore përgjegjëse për këtë program studimi.
  4. Institucioni, të rrisë përpjekjet për ndërgjegjësimin e personelit dhe studentëve, për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre aktive në proceset e sigurimit të cilësisë.
  5. Institucioni, të angazhohet në gjetjen e burimeve alternative për financimin e këtij programi studimi, përveç tarifave të studentëve.
  6. Institucioni, të mbështesë kualifikimin e vazhdueshëm dhe aktivitetin kërkimor-shkencor të personelit akademik të këtij programi studimi, duke i nxitur ata të publikojnë në revista ndërkombëtare me faktor impakti.
  7. Institucioni, të shohë mundësinë e uljes së numrit të personelit akademik me kontratë, të angazhuar në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Luarasi, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 27, datë 24.03.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM ZYRE”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.03.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Administrim Zyre”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Administrim Zyre”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 356, datë 28.06.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  5.  Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70%, nga personel akademik me kohë të plotë.
    2. Kurrikula e programit të studimit ka natyrë të theksuar teknike, si dhe një pjesë e lëndëve nuk janë të përshtatshme për këtë program studimi.
    3. Literatura në funksion të këtij programi studimi, nuk është, së paku, e pesë viteve të fundit.
    4. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës, për të kuptuar me saktësi nevojat e tregut për këtë program studimi.
    5. Mosha e drejtuesit të departamentit përgjegjës për programin e studimit, si dhe e disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, është më e madhe se ajo e parashikuar në ligj.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Administrim Zyre”, Kolegjit Profesional të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 23/03/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 27, datë 24.03.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Administrim Zyre”, të Kolegjit Profesional të Tiranës, janë si vijon: 

  1. Institucioni, të marrë masa që, ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70%, nga personel akademik me kohë të plotë, duke rritur numrin e personelit akademik me kohë të plotë e të kualifikuar.
  2. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, duke e bërë atë më të përshtatshme për këtë program studimi, si dhe ta pasurojë atë me koncepte e lëndë, të përmendura në Raportin e Vlerësimit të Jashtëm.
  3. Institucioni, të marrë masa që literatura e detyrueshme e të gjitha lëndëve të këtij programi studimi, të jetë së paku, e pesë viteve të fundit.
  4. Institucioni, të ndërmarrë një studim të mirëfilltë të tregut të punës, për të kuptuar gjendjen e tregut, avantazhet dhe disavantazhet dhe për të rritur mundësitë e suksesit për këtë program studimi.
  5. Institucioni, të nxisë kualifikimin e personelit të ri akademik, me qëllim zëvendësimin në të ardhmen, e personelit akademik me tituj e grada, të dalë në pension.
  6. Institucioni, të shohë mundësinë e uljes së numrit të personelit akademik me kontratë, të angazhuar në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.