Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 7-8 Prill 2017

VENDIM

Nr. 1, datë 07.04.2017
PËR
MBYLLJEN E PROCEDURAVE TË MBARTURA PËR SHKAK TË RIORGANIZIMIT TË INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. Nr.8480, date 27.5.1999, “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, në mbledhjen e tij të parë datë 7-8 Prill 2017,

KONSTATON SE:

  1. Në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) gjenden të depozituara disa procedura dhe çështje të papërfunduara dhe/ose të mbetura pezull, për shqyrtim e vendimmarrje nga Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë (KA), për arsye të riorganizimit të këtyre institucioneve (ASCAL-BA) në përputhje me dispozitat e nenit 136 të Ligjit Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  2. Procedurat e papërfunduara dhe/ose të mbetura pezull përfshijnë çështje të:  vendimmarrjes në kuadër të akreditimit të IAL-ve dhe/ose programeve të studimit; ankimimit mbi vendimet e mëparshme të KA; shpalljes dhe publikimit të Vendimeve të KA; kërkesave për ndryshim/saktësim të Vendimeve të KA dhe cështje të tjera që lidhen me këto procese, procedura e vendime.

Për këto arsye dhe në kushtet e nevojës për vendimarrje dhe për zgjidhjen e problematikave të mësipërme, Bordi i Akreditimit:

VENDOSI:

  1. Të marrë në shqyrtim dhe të përmbyllë procedurat e vlerësimit të papërfunduara dhe kërkesat e depozituara në ASCAL përpara fillimit të veprimtarisë të këtij Bordi dhe për të cilat kërkohet vendimarrje sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Të shpallen e të publikohen Vendimet e Këshillit të Akreditimit, për të cilat nuk është nxjerrë urdhëri përkatës nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e të cilave u ka kaluar periudha 1 mujore nga marrja e njoftimit nga MAS. 
  3. Ngarkohet Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT 


VENDIM

Nr. 2, datë 07.04.2017
PËR
PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. Nr. 8480, date 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për Përmbylljen e Procedurave të Mbartura për Shkak të Riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, në mbledhjen e tij të parë datë 7-8 Prill 2017,

KONSTATON SE:

Sipas nenit 106, pika 4, të Ligjit Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” përcaktohet se “Vlefshmëria e çdo akreditimi institucional dhe e programeve të studimit që lidhen me të nuk mund të zgjasë më shumë se 6 vjet”; dhe sipas gërmës “c)”, të pikës 21, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë” përcaktohet se ”Vendimi përfundimtar i Bordit tëAkreditimit mund të jetë:“pozitiv”, kur përmbushen standardet dhe kriteret përkatëse institucionale apo të programeve. Kohëzgjatja dhe afati i vlefshmërisë së akreditimit institucional përcaktohen sipas shkallës së plotësimit të standardeve të cilësisë, ndërsa për programet e studimit edhe në varësi të kohëzgjatjes së tyre. Kohëzgjatja maksimale e vlefshmërisë së akreditimit institucional dhe/ose programeve të studimit nuk mund të jetë më shumë se 6 vite”.

Nga sa më sipër, Bordi i Akreditimit, në kushtet e nevojës për të identifikuar elemente dhe kritere që udhëzojnë përcaktimin e kohëzgjatjes së vlefshmërisë dhe afateve të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve te studimit që ato ofrojnë, në kuadër të vendimmarrjes pozitive të akreditimit,

VENDOSI:

  1. Elementet e shkallës së plotësimit të standardeve të cilësisë, të cilat orientojnë Bordin e Akreditimit në përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afatit të vlefshmërisë së akreditimit konsistojnë në: 
    1. Nivelin e plotësimit të standardeve shtetërore sipas rezultateve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë;
    2. Rezultatet e akreditimeve të mëparshme dhe plotësimin e rekomandimeve në vijim si dhe në ecurinë e cilësisë nga njëri akreditim në tjetrin;
    3. Rezultatet e monitorimit dhe ruajtjen e standardeve të cilësisë nga licensimi/hapja e Institucionit të arsimit të lartë dhe/ose programit të studimit e në vijim;
    4. Qëndrueshmërinë institucionale në lidhje me të dhënat, dokumentacionin dhe proceset që lidhen e janë në funksion të ruajtjes dhe rritjes së standardeve të cilësisë së ofertës akademike;
    5. Për programet e studimit, kohëzgjatja e vlefshmërisë dhe afatit të akreditimit, përcaktohet në raport edhe me kohëzgjatjen e programit të studimit.
  2. Kohëzgjatja e vlefshmërisë së akreditimit institucional dhe të programeve të studimit shprehet në vite akademike.
  3. Afati i akreditimit përcakton datën fundore të vlefshmërisë së akreditimit të shprehur në ditë/muaj/vit (DD/MM/VV).
  4. Për efekt të vlefshmërisë së akreditimit, kur vendimi final i Bordit të Akreditimit është pozitiv, Institucionet e Arsimit të Lartë që kanë paraqitur kërkesën për akreditimin periodik ose plotësimin e rekomandimeve/kushteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe që kanë qënë në proces vlerësimi në kuadër të akreditimit, konsiderohen të akredituara për periudhën midis akreditimeve.
  5. Ngarkohet Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë per zbatimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


VENDIM
Nr. 3, datë 07.04.2017
PËR
SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”; DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNESI ME PROFILE: FINANCË; MENAXHIM; MARKETING;”; DOKTORATË NË “SHKENCA SHOQËRORE DHE HUMANE ME PROFILE: EDUKIM; DREJTËSI; SHKENCA POLITIKE/MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, mbështetur në legjislacionin në fuqi dhe në VBA Nr. 1, datë 07.04.2017 “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të institucioneve të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë” në kushtet kur ka kaluar afati një mujor, sipas parashikimeve nënligjore për nxjerrjen e Urdhrit të Akreditimit, nga data 23.12.2016 e marrjes së njoftimit nga M  AS për vendimet e Këshillit të Akreditimit:

  1. VKA Nr. 215, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Kompjuterike me profile: Shkenca Kompjuterike; Sisteme Menaxhimi Informacioni”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”;
  2. VKA Nr. 216, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”, dhe
  3. VKA Nr. 217, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane me profile: Edukim; Drejtësi; Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë;

Bordi i Akreditimit, Vendosi:

  1. Të shpallë Vendimin Nr. 215, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Kompjuterike me profile: Shkenca Kompjuterike; Sisteme Menaxhimi Informacioni”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”:
  2. Të shpallë Vendimin Nr. 216, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing;”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”
  3. Të shpallë Vendimin Nr. 217, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane me profile: Edukim; Drejtësi; Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”,
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin të Lartë për zbatimin e këtij Vendimit.
  5. Një kopje e këtij Vendimi i përcillet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Universitetit të New York-ut në Tiranë.

ARJAN GJONÇA
Kryetar i Bordit të Akreditimit


VENDIM
Nr. 4, datë 07.04.2017
PËR
PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, dhe Vendimin Nr. 1, datë 07.04.2017 të BA, mori në shqyrtim kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përmes shkresës Nr. 368 Prot, datë 18.01.2017 me lëndë “Saktësim i Vendimit të Këshillit të Akreditimit”, mbështetur në urdhrin Nr. 89, datë 26.02.2016 “Për ndryshimin e emërtimit të programit të studimit “Master Profesional” të ofruar nga Shkolla e Lartë Private “Logos”, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, urdhër ky i lëshuar pas marrjes së vendimit të KA ku rekomandohet akreditimi i programit në fjalë (VKA Nr.70 datë 27.07.2015 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”, të Shkollës së Lartë Private “LOGOS”).

Mbështetur në sa më lart, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI

Emërtimi i programit të studimit Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”, të ndryshohet në Master Profesional në “Teknikë e lartë në laboratorë mjekësorë”, në të gjithë tekstin e VKA Nr. 70 datë 27.07.2015, kudo ku citohet ky emërtim.

ARJAN GJONÇA
Kryetar i Bordit të Akreditimit

Shfuqizuar me VENDIM Nr. 60, datë 10.07.2017


VENDIM
Nr. 5, datë 07.04.2017
MBI
VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN DHE BURIME NJERËZORE” DHE MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN PARAMETRIK” ME TRE PROFILE “DIZAJN ARKITEKTONIK DHE PARAMETRIK”, “DIZAJN ESTETIK STRUKTUROR”, “DIZAJN URBAN DHE PEIZAZHI” TË OFRUARA NGA UNIVERSITETI “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e BA Nr. 1, datë 07.04.2017;

Bordi i Akreditimit:

  1. pasi shqyrtoi kërkesën e MAS përcjellë me shkresën Nr. 506/1 Prot, datë 10.03.2017 “Kërkohet interpretim i Këshillit të Akreditimit”, në të cilën kërkohet interpretim nga Këshilli i Akreditimit në lidhje me vlefshmërinë e akreditimit të programeve të studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore” dhe Master Profesional në “Dizajn parametrik” me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, të ofruara nga Universiteti privat “Polis;
  2. pasi mori në analizë dokumentacionin përkatës, procedurat e vlerësimit në kuadër të akreditimit të këtyre programeve përpara riorganizimit dhe vlerësimin në kuadër të riorganizimit të tyre, si dhe disa komunikime ndërinstitucionale në këtë kuadër; dhe
  3. pasi shqyrtoi vlerësimin e krahasues të kryer nga ASCAL në formë, strukturë dhe përmbajtje të këtyre programeve të studimit para dhe pas riorganizimit të tyre,

KONSTATOI se

Programet e studimit të akredituara si Master Profesional në "Dizajn urban dhe peizazhi", Master Profesional në "Dizajn estetik strukturor", Master Profesional në "Dizajn arkitektonik dhe parametrik", Master Profesional në "Strehim dhe zhvillim toke", Master Profesional në "Zhvillim social urban dhe burime njerëzore" dhe Master Profesional në "Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS" me Urdhër Nr. 250, datë 14.06.2013 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, krahasuar me programet e studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore” dhe Master Profesional në “Dizajn parametrik” me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi” të riorganizuara përkatësisht me Urdhër  Nr. 431, datë 11.11.2015 dhe Urdhër Nr.438, datë 12.11.2015, (sikurse ishte evidentuar nga APAAL dhe KA edhe gjatë procesit të vlerësimit në kuadër të riorganizimit) nuk paraqesin ndryshime në strukturën e planit mësimor, në lëndët, modulet dhe kreditet përkatëse, formën e studimit, në përmbajtje të syllabuseve dhe standardet e cilësisë në fuqi për programet e studimit të këtij niveli dhe lloji.

Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit;

VENDOSI: 

Vendimi për akreditimin e këtyre programeve, sipas Urdhërit  Nr. 250 datë 14.06.2013, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për akreditimin e programeve të studimit që përfundojnë me diplomat universitare “Bachelor”, “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” të Universitetit “Polis””, është dhe mbetet i vlefshëm për këto programe studimi edhe pas riorganizimit të tyre, me Urdhër Nr. 431, datë 11.11.2015 “Për riorganizimin e tre programeve të ciklit të dytë, “Master Profesional” në "Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS", “Master Profesional” në "Strehim dhe zhvillim toke" dhe “Master Profesional” në "Zhvillim social urban dhe burime njerëzore", në programin e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, në Universitetin “Polis” në bashkëpunim me Universitetin “Erasmus”, Hollandë” për programin e studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit”; dhe Urdhër Nr. 438, datë 12.11.2015 “Për riorganizimin e tre programeve të studimit “Master Profesional” në "Dizajn arkitektonik dhe parametrik", “Master Profesional” në "Dizajn estetik strukturor" dhe “Master Profesional” në "Dizajn urban dhe peizazhi”, në programin e studimit të ciklit të dytë me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi” në Universitetin “Polis” në bashkëpunim me Universitetin “Erasmus”, Hollandë”, për kohëzgjatjen sikurse parashikohej nga legjislacioni në fuqi në datën e urdhërit të akreditimit (14/06/2013).

ARJAN GJONÇA
Kryetar i Bordit të Akreditimit


VENDIM
Nr. 6, datë 07.04.2017
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Publik”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Institucioni që e ofron: Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
  4. Njësia përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane
  5. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vite / 2 semestra
  6. Kredite (ECTS): 60 ECTS
  7. Forma e studimit: me kohë të plotë
  8. Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
  9. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: deri 60 studentë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

  1. Programi i studimit  Master Profesional në “Administrim Publik”, i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të institucioneve të arsimit të lartë”.
  2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv me rekomandimet e mëposhtme:
    1. Institucioni  të parashikojë uljen e numrit të lëndëve teorike, duke i dhënë peshë më të madhe praktikave profesionale.
    2. Rekomandohet zëvendësimi i lëndës “Informatikë e zbatuar” me lëndët “Menaxhim i burimeve njerëzore në sektorin publik”, ose “Menaxhim projekti”, pasi këto lëndë përputhen më mirë me profilin profesional të këtij programi studimi.
  3. Për gjithë sa më sipër BA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Administrim Publik”, me elementët e mësipërm të hapet.

  BORDI I AKREDITIMIT


VENDIM
Nr. 7, datë 07.04.2017
PËR
RIORGANIZIMIN E  NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, pas vlerësimit të dokumentacionit të përcjellë nga MAS dhe raportin e vlerësimit të ASCAL përkundrejt kërkesave ligjore e akademike aktuale për njësitë kryesore të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Bordi i Akreditimit:

VENDOSI: 

  1. Njësia kryesore e propozuar “Fakulteti për Kërkim dhe Zhvillim” i Universitetit “Polis”, në kuadër të riorganizimit të njësisë aktuale “Instituti për Kërkim e Zhvillim”, e përbërë nga tre njësi bazë:
    1. Departamenti i Kërkimit Shkencor
    2. Departamenti i Kërkimit të Aplikuar
    3. Qendra e Burimeve dhe Informacionit

    i përmbush kërkesat ligjore dhe akademike aktuale në fuqi për njësitë kryesore të IAL-ve.

  1. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit miratimin e riorganizimit të njësisë kryesore aktuale ”Instituti për Kërkim e Zhvillim” në “Fakultetin për Kërkim dhe Zhvillim” të Universitetit “Polis” me elementët sipas pikës 1 më lart.

BORDI I AKREDITIMIT


 VENDIM
Nr. 8, datë 07.04.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI I ELBASANIT "ALEKSANDËR XHUVANI"

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,

si dhe

në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar,

në mbledhjen e tij të datës 07.04.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave Humane
    2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    3. Fakulteti i Shkencave të Edukimit
    4. Fakulteti i Ekonomisë
    5. Fakulteti i Shkencave Mjeksore Teknike
  5. Akti i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 414, datë 12.11.1991

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e IAL-së në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në IAL;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “i përmbush kryesisht”, Fusha 2 “i përmbush kryesisht”, Fusha 3 “i përmbush plotësisht”, Fusha 4 “i përmbush kryesisht”, Fusha 5 “i përmbush kryesisht” ndërsa rezultati i përgjithshëm “i përmbush kryesisht”;;
  7. Vlerësimi përfundimtar i GVJ për cilësinë akademike për këtë IAL është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë Universiteti i Ebasanit "Aleksandër Xhuvani", me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të IAL është 06/04/2020.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si më poshtë:

  1. Universiteti duhet të zhvillojë plane veprimi të lidhura me të gjitha raportet kryesore të tij të cilat të mundësojnë përmirësimin e vlerësimit të ecurisë dhe zhvillimin e ardhshëm të këtij universiteti. Ky rekomandim duhet të përmbushet brenda vitit akademik 2017-18.
  2. Universiteti brenda dy viteve të para akademike, 2017-18 dhe 2018-19 duhet të zhvillojë një strategji sistematike të universitetit dhe një plan veprimi për mundësitë për punësim dhe analizën dhe monitorimin e të dhënave në rang universiteti dhe fakulteti për të mbështetur zhvillimet akademike.
  3. Të krijojë një strukturë formale mbështetëse për nxitjen e vazhdueshme të përmirësimit të mësimdhënies. Ky është një detyrim i rëndësishëm që duhet plotësuar brenda vitit akademik 2017-18.
  4. Universiteti brenda vitit akademik 2017-18 duhet patjetër të krijojë një Këshill Studentor plotësisht efektiv, përfaqësues dhe të shpallur në mënyrë të qartë. Universiteti duhet ti krijojë kushtet logjistike dhe financiare këtij organizmi për të kryer aktivitetin e tij të pavarur.
  5. Të punojë drejt një qasjeje më sistematike për mbledhjen e të dhënave të plota ose pothuajse të plota të të diplomuarve të punësuar, në mënyrë që të kuptohen më mirë tendencat e tregut dhe për të informuar zhvillimin e kurrikulave/planprogrameve.
  6. Të krijojë dhe të mbajë një sistem tërësor të të dhënave i cili të përmbajë detajet e plota të kontakteve për të gjithë studentët. Kjo do të mundësojë krijimin dhe funksionimin e zyrës së Alumni.
  7. Programet e reja akademike dhe projektet kërkimore të mbështeten rregullisht në një proces të hulumtimit të tregut.
  8. Të krijojë një strukturë për të mbajtur të dhëna statistikore për punësimin e diplomuarve të tij dhe të krijojë një Zyrë Karriere funksionale si dhe atë të Alumni.
  9. Të vazhdojë punën për të siguruar përmbushjen e kërkesave për hapësirën minimale ​​dhe të sigurisë nga zjarri në të gjitha fakultetet.

Brenda 3 (tre) muajve nga publikimi i Vendimit, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë në ASCAL.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 


  VENDIM
Nr. 9, datë 07.04.2017
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE, "UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,

si dhe

në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar,

në mbledhjen e tij të datës 07.04.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë "Universiteti Marin Barleti”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Shkolla e Lartë Universitare, Jopublike, "Universiteti Marin Barleti”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Shkollë e Lartë Universitare Private
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike
    2. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
  5. Akti i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 571, datë 12.08.2005
  6. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 288, datë 04.09.2009;

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të Institucionit në kuadër të akreditimit të parë;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e IAL-së në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit të parë për këtë IAL si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në IAL;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë për të 5 Fushat e Vlerësimit është “i përmbush plotësisht” dhe rezultati i përgjithshëm “i përmbush plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i GVJ për cilësinë akademike për këtë IAL është Pozitiv;
  8. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv;
  9. Janë plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Shkolla e Lartë Universitare, Jopublike, "Universiteti Marin Barleti”.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Shkolla e Lartë Universitare, Jopublike, "Universiteti Marin Barleti” me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të IAL është 06/04/2023.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime

Shkolla e Lartë Universitare, Jopublike, "Universiteti Marin Barleti” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si më poshtë:

  1. Përmirësimi në vijim i fondit të bibliotekës, veçanërisht i teksteve bazë në shqip për studimet e nivelit bachelor dhe përshtatja e këtyre mjediseve për një akses më të mirë nga ana e studentëve.
  2. Universiteti duhet të vazhdojë traditën e mirë për ruajtjen sipas standardit ligjor të raporteve të drejta student/personel akademik. Veçanërisht kjo duhet të reflektohet me shtimin e personelit akademik senior dhe me grada shkencore, sidomos në kushtet e rrtitjes së numrit të studentëve në këtë institucion në 2-3 vitet e fundit.

Brenda 6 (gjashtë) muajve nga publikimi i këtij vendimi, ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brënda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 


  VENDIM
Nr. 10, datë 07.04.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,

si dhe

në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar,

në mbledhjen e tij të datës 07.04.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të të Institucionit të Arsimit të Lartë “Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave Politike – Juridike
    2. Fakulteti i Edukimit
    3. Fakulteti i Studimeve Profesionale
    4. Fakulteti i Biznesit
    5. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
    6. Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) 
  5. Akti i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 801, datë 20.12.2005;

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e IAL-së në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin institucional,

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në IAL;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “i përmbush kryesisht”, Fusha 2 “i përmbush plotësisht”, Fusha 3 “i përmbush plotësisht”, Fusha 4 “i përmbush plotësisht”, Fusha 5 “i përmbush plotësisht” ndërsa rezultati i përgjithshëm “i përmbush plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i GVJ për cilësinë akademike për këtë IAL është Pozitiv;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV me rekomandime për Institucionin e Arsimit të Lartë Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të IAL është 06/04/2021.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e çertifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime

Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si më poshtë:

  1. Veprimet e ndërmarra nga Senati Akademik dhe Rektorati në lidhje me raportet institucionale dhe të dhënat e përpunuara për sigurimin e cilësisë me qëllim pëmirësimin e gjendjes duhet t'i komunikohen të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit në universitet për të garantuar reagimin e tyre nëpërmjet mekanizmave në nivel universiteti, fakulteti dhe departamenti. Ky rekomandim duhet të realizohet plotësisht brenda vitit akademik 2017-2018.
  1. Universiteti duhet të organizojë marrëveshje bashkëpunimi për të bërë të mundur kryerjen e  praktikave për të gjithë studentët, të cilët përballen me atë detyrim akademik në nivel fakulteti ose departamenti. Ky rekomandim duhet të realizohet plotësisht brenda dy viteve të ardhshme akademike, 2017-18 dhe 2018-2019.
  2. Çështjet e vërejtura në vlerësimin formal të procesit mësimor të universitetit duhet të zhvillohen në një mënyrë të tillë që të mund të sigurohet zgjidhja më shumë se vetëm identifikimi i tyre. Ky rekomandim duhet të realizohet plotësisht brenda vitit akademik 2018-2019.
  3. Universiteti duhet të përdorë në mënyrë efektive informacionin e siguruar nga vrojtimet e studentëve dhe burimeve të tjera të grumbullimit të këtij informacioni lidhur me çështje që kanë në qëndër cilësinë e mësimdhënies.
  4. Universiteti duhet të përcaktojë në çdo ndërtesë, ku studentët kryejnë veprimtaritë e tyre akademike, hapësira të dedikuara për të siguruar shërbime më të mira për ta dhe një jetë studentore më të mirë për ta.

Brenda 3 (tre) muajve nga publikimi i VBA, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorzojë atë në ASCAL.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 


  VENDIM
Nr. 11, datë 07.04.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,

si dhe

në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar,

në mbledhjen e tij të datës 07.04.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë “Universiteti Bujqësor i Tiranës”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti Bujqësor i Tiranës
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
    2. Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
    3. Fakulteti i Shkencave Pyjore
    4. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
    5. Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
    6. Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve
  5. Akti i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 548, datë 28.07.1951;

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e IAL-së në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin institucional,

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në IAL;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “i përmbush plotësisht”, Fusha 2 “i përmbush kryesisht”, Fusha 3 “i përmbush plotësisht”, Fusha 4 “i përmbush kryesisht”, Fusha 5 “i përmbush plotësisht” ndërsa rezultati i përgjithshëm “i përmbush kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i GVJ për cilësinë akademike për këtë IAL është Pozitiv;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë “Universiteti Bujqësor i Tiranës”.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë “Universiteti Bujqësor i Tiranës” me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të IAL-së është 06/04/2021.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime

Universiteti Bujqësor i Tiranës duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si më poshtë:

  1. Universiteti e ka të domosdoshme të kompletojë brenda vitit akademik 2017-2018 përshkrimin e pozicioneve sipas roleve të çdo individi të punësuar.
  2. Universiteti duhet të përmirësojë brenda dy viteve të ardhshme akademike 2017-18 dhe 2018-19 cilësinë e laboratorëve të mësimdhënies për të siguruar mësimdhënien mbi bazën e praktikave mësimore dhe të marrë në konsideratë dhe të përmbushë sugjerimet e bëra nga studentët në Vrojtimin e Studentëve, veçanërisht ato që lidhen me praktikat e vlerësimit të studentëve. Ky rekomandim duhet të përmbushet brenda dy viteve të ardhshme akademike, 2017-18 dhe 2018-19.
  3. Universiteti duhet të vazhdojë në traditën e mirë të kërkimit shkencor përmes promovimit të punës kërkimore shkencore të personelit të tij akademik për të optimizuar mundësitë shkencore për personelin akademik dhe studentor dhe krijimit të mundësive për një proces transparent për monitorimin dhe identifikimin e fushave të ndryshme për përmirësimin e punës kërkimore shkencore. Në këtë drejtim prioritet duhet ti jepet studiuesve të rinj, si dhe praktikave të punës kërkimore shkencore për ciklin e dytë dhe të tretë.
  4. Universiteti duhet të vazhdojë punën për konsolidimin e qëndrave/zyrave për alumni, karrierën e studentëve si dhe zyrën e orientimit studentor për të siguruar një menaxhim më koherent për prodhimin e informacionit të duhur për studentët, përmirësimin e punës së nisur në lidhje me analizat e punësimit të studentëve në mënyrë që të sigurojë që programet e ofruara janë koherente dhe lehtësimin e asistimin për punësimin e studentëve të diplomuar.
  5. Universiteti duhet të vazhdojë punën e nisur për krijimin e guidave të viteve të para për të ndihmuar studentët e rinj për të pasur një tranzicion sa më të lehtë në jetën universitare.

Brenda 3 muajve nga publikimi i VBA, Universiteti Bujqësor i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë në ASCAL.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 


  VENDIM
Nr. 12, datë 07.04.2017
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,

si dhe

në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar,

në mbledhjen e tij të datës 07.04.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë “Universiteti Europian i Tiranës”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti Europian i Tiranës
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti Juridik
    2. Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit
    3. Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit
  5. Akti i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 636, datë 20.09.2006
  6. Urdhëri i Akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 246, datë 24.07.2009

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të institucionit në kuadër të akreditimit të parë;
  5. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e IAL-së në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimeve të mëparshme për këtë IAL si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në IAL;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “i përmbush plotësisht”, Fusha 2 “i përmbush plotësisht”, Fusha 3 “i përmbush plotësisht”, Fusha 4 “i përmbush plotësisht”, Fusha 5 “i përmbush kryesisht” ndërsa rezultati i përgjithshëm “i përmbush plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i GVJ për cilësinë akademike për këtë IAL është Pozitiv;
  8. Rezultati i akreditimit të parë të këtij Institucioni është Pozitiv;
  9. Janë plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë “Universiteti Europian i Tiranës”.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë “Universiteti Europian i Tiranës” me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të IAL-së është 06/04/2022.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime

Universiteti Europian i Tiranës duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si më poshtë:

  1. Universiteti duhet të hartojë një strategji dhe proces të qartë për mbledhjen e të dhënave në lidhje me shkallën e punësimit për të forcuar zhvillimin e programeve të studimit dhe organizatën e Alumni.
  2. Universiteti duhet të vijojë të zhvillojë sistemin e menaxhimit të informacionit për të siguruar një informacion strategjik dhe të integruar në lidhje me performancën e institucionit.
  3. Universiteti duhet të vijojë të fuqizojë performancën në fushën e kërkimit, përfshirë mbështetjen për mobilitetin ndërkombëtar të stafit dhe studentëve.

Brenda 3 (tre) muajve nga publikimi i Vendimit, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë në ASCAL.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 


  VENDIM
Nr. 13, datë 07.04.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”,

si dhe

në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar,

në mbledhjen e tij të datës 07.04.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë “Universiteti Politeknik i Tiranës”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti Politeknik i Tiranës
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
    2. Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave
    3. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
    4. Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
    5. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
    6. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
    7. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
    8. Instituti i Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
  5. Akti i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 215, datë 15.07.1991;

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e IAL-së në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në IAL;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “i përmbush kryesisht”, Fusha 2 “i përmbush kryesisht”, Fusha 3 “i përmbush plotësisht”, Fusha 4 “i përmbush kryesisht”, Fusha 5 “i përmbush kryesisht” ndërsa rezultati i përgjithshëm “i përmbush kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i GVJ për cilësinë akademike për këtë IAL është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë “Universiteti Politeknik i Tiranës”.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë “Universiteti Politeknik i Tiranës” me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të IAL-së është 06/04/2020.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandime

Universiteti Politeknik i Tiranës duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si më poshtë:

  1. Universiteti duhet të zhvilloj dhe zbatoj zgjidhje funksionale që mbështesin zgjerimin horizontal dhe vertikal të kulturës së sigurimit dhe mbarëvajtjes së cilësisë përmes rishikimit të procedurave të monitorimit të cilësisë akademike të institucionit si bazë për zhvillimin e një sistemi funksional të kontrollit të brendshëm të cilësisë. Ky rekomandim duhet të realizohet plotësisht brenda vitit akademik 2017-18.
  2. Strategjia e Re e Zhvillimit të institucionit duhet të identifikojë prioritetet institucionale të zbërthyera në objektiva dhe rezultate, të cilat duhet të gjejnë pasqyrim në planet zhvillimore të njësive bazë dhe njësive kryesore. Ky rekomandim duhet të realizohet plotësisht brenda vitit akademik 2017-18.
  3. Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive dhe planeve të veprimit institucional, që sigurojnë përmbushje të vazhdueshme dhe në kohë të nevojave të përditshme për mjete mësimore, laboratorike dhe bazë materiale e teknologjike në funksion të kurrikulave dhe moduleve mësimore. Ky rekomandim duhet të realizohet plotësisht brenda vitit akademik 2017-18.
  4. Universiteti duhet të organizojë sondazhe vjetore të nevojave të tregut të punës në nivel lokal dhe rajonal, rezultatet e të cilave përdoren për përmirësimin e kurrikulave dhe rezulateve të të nxënit në nivel programi dhe kurrikule për të gjitha ciklet dhe diplomat. Ky rekomandim duhet të plotësohet brenda dy viteve të ardhshme akademike, 2017-18 dhe 2018-19.
  5. Ndërtimi dhe vënia në funksion e mekanizmave institucionalë që sigurojnë për studentët informacion mbi programet mësimore (përfshirë këtu objektivat e të mësuarit, kompetencat në nivel programi modulesh si dhe metodat e vlerësimit) të përditësuar, transparent dhe të besueshëm. Në këtë kuadër, Universiteti duhet ti kushtojë rëndësi edhe ngritjes dhe mbarëvajtjes së zyrave/qendrave të Karrierës dhe asaj të Alumni. Ndërtimi dhe vendosja në funksion e përqasjeve të strukturuara për prezantimin dhe orientimin e studentëve, përfshirë këtu edhe koordinimin dhe mbështetjen e nismave të anëtarëve të stafit akademik të ndërmarra në këtë drejtim.
  6. Zhvillimi dhe zbatimi i politikave mbështetëse gjithëpërfshirëse për studentët dhe stafin akademik duhet të jetë prioritet në 3 vitet e ardhshme.
  7. Zhvillimi dhe zbatimi i sistemit të menaxhimit të informacionit në nivel institucional, që siguron paraqitje të plotë, të saktë dhe të qartë të  informacionit në nivel programi, cikli, njësie bazë, njësie kryesore dhe në nivel institucional.
  8. Zhvillimi dhe zbatimi i një përqasjeje strategjike institucionale ndaj punës shkencore, që identifikon prioritetet, vlerëson dhe transferon rezulatet e kërkimit dhe mbështet personelin akademik në punën kërkimore shkencore.
  9. Adaptimi i masave që përmirësojnë cilësinë e literaturës në bibliotekë si dhe zhvillimi i mëtejshëm i projektit që ka filluar mbi bibliotekën online, rritjen e aksesit mbi librat dhe revistat shkencore digjitale.

Brenda 3 muajve nga publikimi i VBA, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë në ASCAL.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.