Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 7 Shkurt 2025

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 22, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUES PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT NË GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI - GJUHË ANGLEZE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Mësues për Arsimin e Mesëm të Ulët në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi - Gjuhë Angleze”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mësues për Arsimin e Mesëm të Ulët në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi - Gjuhë Angleze”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 744, datë 05.09.2013
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7238/1 Prot., datë 31.08.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës Shqipe, Departamenti i Letërsisë dhe Departamenti i Gjuhëve të Huaja
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    2. Mungesa e një studimi të tregut të punës me qëllim identifikimin e nevojave dhe kërkesave konkrete të tregut që mund t’ju ofrohen studentëve të këtij programi studimi.
    3. Mungesa e të dhënave statistikore për punësimin e studentëve të diplomuar në këtë program studimi, si edhe e mobilitetit në programet ndërkombëtare.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Mësues për Arsimin e Mesëm të Ulët në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi - Gjuhë Angleze”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 22, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Mësues për Arsimin e Mesëm të Ulët në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi - Gjuhë Angleze”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë peshën në kredite të kategorive së veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim përshtatjen e tyre në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të kryejë një studimi tregu, me qëllim identifikimin e nevojave dhe kërkesave konkrete që tregu i punës paraqet dhe parashtrimin e një sërë mundësish për përzgjedhje profesionesh që mund t’ju ofrohen studentëve të diplomuar në këtë program studimi.
  3. Institucioni, të mbajë të dhëna statistikore për punësimin e studentëve të diplomuar në këtë program studimi, si edhe të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi për të marrë pjesë në programet ndërkombëtare të mobilitetit.
  4. Institucioni, të përcaktojë një koordinator në funksion të këtij programi studimi, i cili të jetë përgjegjës për ecurinë dhe zhvillimin e programit dhe praktikave profesionale të studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 23, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MËSUES PËR GJUHËN SHQIPE DHE LETËRSI”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Mësues për Gjuhën Shqipe dhe Letërsi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësues për Gjuhën Shqipe dhe Letërsi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 652, datë 14.09.2011
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7238/1 Prot., datë 31.08.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Letërsisë dhe Departamenti i Gjuhës Shqipe
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2023-2024;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Marrëveshjet e bashkëpunimit me institucione partnere ndërkombëtare, në funksion të këtij programi studimi, janë të limituara.
    2. Mundësitë e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, janë të limituara.
    3. Procesi i sigurimit të brendshëm të cilësisë në funksion të këtij progami studimi, nuk është mjatueshëm transparent dhe gjithëpërfshirës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Mësues për Gjuhën Shqipe dhe Letërsi”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2023-2024 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 24, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM MARKETING”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Menaxhim Marketing”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Menaxhim Marketing”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1002, datë 30.09.2009
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7243/1 Prot., datë 22.08.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Marketingut
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e një plani strategjik për zhvillimin e këtij programi studimi.
    2. Mungesa e një studimi tregu periodik aktual, në funksion të këtij programi studimi.
    3. Mospërputhje në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi lidhur me frekuetimin e studentëve, që nuk i përmbahet përshkrimit të përcaktuar në aktet nënligjore si edhe rregulloren e institucionit.
    4. Mungesa e mekanizmave dhe e një plani veprimi periodik, për monitorimin e cilësisë së këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e Master i Shkencave në “Menaxhim Marketing”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 24, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Menaxhim Marketing”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë një plan strategjik për zhvillimin e programit të studimit i cili të reflektojë më qartësisht përputhjen mes prioriteteve dhe objektivave të përshkruara në planin strategjik të institucionit dhe prioriteteve dhe objektivave të studimit dhe kërkimit shkencor të këtij programi studimi.
  2. Instituconi, të hartojë një studimi tregu periodik aktual, në funksion të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa që përmbajtja dhe kriteret e syllabuseve të këtij programi studimi, të jenë në përputhje me rregulloren e institucionit dhe aktet nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të marrë masa që njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë, të krijojë mekanizma më të mirë për vlerësimin e mësimdhënies dhe sidomos të promovojë praktikat më të mira, të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e praktikave të vlerësimit, institucionalizimit të tyre si dhe përfshirjes së një baze të gjerë studentësh dhe aktorë me ekspertizë në tregun e punës, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 25, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “SHËRBIME SOCIALE DHE KOMUNITARE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shërbime Sociale dhe Komunitare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Shërbime Sociale dhe Komunitare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 326, datë 17.09.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Sociologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e personelit akademik, i specializuar në fushën e shërbimeve sociale dhe punës sociale.
    2. Përmbajtja aktuale e kurrikulës së këtij programi studimi, nuk garanton formim, aftësi dhe kompetenca të thelluara në fushën e shërbimeve sociale.
    3. Numër i pamjaftueshëm i orëve të praktikës profesionale jo vetëm në lëndën e praktikës por edhe në lëndët e tjera, si dhe nivel i ulët bashkëpunimi me organizata në fuunksion të zhvillimit të praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
    4. Proceset e konsultimeve me të diplomuarit dhe aktorët e tregut të punës janë të pamjaftueshme dhe nuk janë të strukturuara në mënyrë sistematike, në funksion të këtij programi studim.
    5. Literatura e përdorur në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
    6. Mungesa e një sistemi për të identifikuar dhe trajtuar çështjet e plagjiarizmit, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Shërbime Sociale dhe Komunitare”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 25, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Shërbime Sociale dhe Komunitare”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për angazhimin në këtë program studimi të personelit akademik të kualifikuar në fushën e punës sociale, si dhe të konsolidojë proceset e kualifikimit të vazhdueshëm profesional të personelit akademik lidhur me metodologjitë e mësimdhënies, kërkimit shkenor dhe integrimin e teknologjisë në mësimdhënie.
  2. Institucioni, të konsiderojë mundësinë e riorganizimit të kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim garantimin e formimit, aftësive dhe kompetenca të thelluara në fushën e shërbimeve sociale, të studentëve të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për shtimin e orëve të praktikës profesionale jo vetëm në lëndën e praktikës por edhe në lëndët e tjera të kategorisë së veprimtarive formuese “B”, si edhe të zgjerojë rrjetin e institucioneve bashkëpunuese në funksion të praktikës profesionale dhe të ruajë komunikim dhe konsultim të vazhdueshëm me qëllim përgatitjen e duhur profesionale dhe teorike të studentëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të organizojë procese periodike e të qëndrueshme të përditësimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të përmbajtjes së këtij programi studimi, në konsultim të ngushtë me organizatat dhe institucionet partnere në funksion të programit të studimit, për të ofruar një program në përputhje të plotë me nevojat e tregut të punës.
  5. Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën e përdorur në funksion të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të verë në funksion të këtij programi studimi, një sistem për të identifikuar dhe trajtuar çështjet e plagjiarizmit.
  7. Institucioni, të marrë masa për pasurimin e mëtejshëm të mjediseve edhe me mjete të tjera më të fundit teknologjike dhe pajisjen e çdo auditori në funksion të këtij programi studimi, me video-projektor.
  8. Institucioni, të marrë masa që procedurat për pranimin, orientimin, dhe këshillimin e studentëve të këtij programi studimi, si dhe për administrimin e ankesave, të përmirësohen dhe të bëhen më të aksesueshme për studentët.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 26, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “KONTABILITET – FINANCË”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Kontabilitet – Financë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Kontabilitet – Financë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 795, datë 06.10.2010
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 5348/1, datë 12.06.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kontabilitet Financës
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet, me mangësi si më poshtë:
    1. Kurrikula e këtij progami studimi, nuk reflekton plotësisht elementët e fushës së studimit të kontabilitetit.
    2. Ngarkesa mësimore në orë dhe numër lëndësh e disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, është e lartë dhe jo në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    3. Literatura bazë dhe ajo e rekomanduar, e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Mungesa e instrumentave të vlerësimit 360 gradë të këtij programi studimi.
    5. Mungesa e financimit të kërkimit shkencor për personelin akademik të këtij programi studimi dhe si pasojë përfshirje e ulët e tyre në aktivitete kërkimore shkencore.
    6. Mungesa e rregullores dhe udhëzuesve në funksion të kryerjes së praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Kontabilitet – Financë”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 26, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Kontabilitet – Financë”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij progami studimi, me qëllim reflektimin plotësisht të elementëve të fushës së kontabilitetit, si edhe rritjes së lëndëve me zgjedhje.
  2. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore në orë dhe numër lëndësh të disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën bazë dhe atë të rekomanduar, të përdorur në syllabuset e këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të marrë masa për të institucionalizuar procesin e matjes, krijimin e indikatorëve dhe më pas monitorimin e vlerësimit të cilësisë të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të rrisë financimin në kuadër të aktiviteteve kërkimore shkencor të personelit akademik të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të hartojë rregullore dhe udhëzues të posaçëm në funksion të kryerjes së praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 27, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MËSUES NË ARSIMIN SPECIAL”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Mësues në Arsimin Special”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësues në Arsimin Special”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 526, datë 09.09.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e një fushë kërkimore në përputhje me këtë program studimi, natyrën dhe veçorinë e moduleve të tij, si edhe mungesa e projekteve shkencor, ku të jenë të angazhuar personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
    2. Literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    3. Paketa e praktikës profesionale në funksion të këtij programi studimi, nuk është në nivelet e duhura sa i takon efiçencës dhe rezultateve reale.
    4. Shkalla e familjarizimit dhe e përdorimit të sistemit të menaxhimit të brendshëm të informacionit (Pitagora), nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi është e limituar.
    5. Mobiliteti i studentëve të këtij programi studimi, është i ulët.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Mësues në Arsimin Special”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 27, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Mësues në Arsimin Special”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për fillimin e procesit të hapjes së një programi të ciklit të tretë Doktoratë, në përputhje me fushën specifike të këtij programi studimi, për të mundësuar krijimin e një fushe kërkimore në përputhje me programin e studimit, natyrën dhe veçorinë e moduleve të tij.
  2. Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën bazë dhe atë të rekomanduar, të përdorur në syllabuset e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për rishikimin e paketës së praktikës profesionale në funksion të këtij programi studimi, për ta bërë më efiçente dhe me rezultate më reale.
  4. Institucioni, të trajnojë më tej personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, lidhur me përdorimin e sistemit të menaxhimit të brendshëm të informacionit (Pitagora) dhe të rrisë promovimin e tij te studentët.
  5. Institucioni, të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi për të marrë pjesë në programet e mobilitetit.
  6. Institucioni, të shohë mundësinë e një strukturim më të mirë të shërbimit të këshillimit të karries dhe alumni dhe e trajnimit të dedikuar për personelin përgjegjës, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 28, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TURIZËM”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Turizëm”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Turizëm”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 5358 Prot., datë 22.08.2005
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Politikave Ekonomike dhe Turizmit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    2. Njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, ka një numër të limituar të personelit akademik të kategorisë Profesor.
    3. Mungesa e instrumentave të vlerësimit 360 gradë të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e pasurimit dhe përditësimit të fondit të literaturës në funksion të këtij programi studimi, si edhe numër i limituar i personelit përgjegjës për bibliotekën, në raport me numrin e studentëve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Turizëm”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 28, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Turizëm”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë peshën në kreditë të kategorive së veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim përshtatjen e tyre në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të personelit akademik të kategorisë Profesor, në njësinë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për të institucionalizuar procesin e matjes, krijimin e indikatorëve dhe më pas monitorimin e vlerësimit të cilësisë të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të marrë masa për pasurimin dhe përditësimin e fondit të literaturës në funksion të këtij programi studimi, si edhe të shtojë personelin përgjegjës për bibliotekën, për t’iu përgjigjur numrit të studentëve dhe sigurimin e shërbimit cilësor dhe në kohë.
  5. Institucioni, të marrë masa për kryerjen e auditimeve të brendshme financiare si edhe hartimin e planeve aftmesme dhe aftagjatë, në funksion të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të verë në funksion të këtij programi studimi, një sistem për të identifikuar dhe trajtuar çështjet e plagjiarizmit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 29, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 394, datë 06.10.2014
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 114, datë 02.11.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  8. Kredite (ECTS): 300 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur një rekomandim plotësisht, një kryesisht dhe një pjesërisht, të lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mospërbushja plotësisht e rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë.
    2. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
    3. Mungesa në këtë program studimi e personelit ndihmës akademik, të dedikuar për realizimin e orëve laboratorike dhe praktikave mësimore të studentëve.
    4. Literatura e përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, të Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 29, datë 07.02.2025, “Për akreditimin periodik të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për përmbushjen plotësisht të rekomandimve të lëna në akreditimin e parë.
  2. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të angazhojë personel ndihmës akademik, të dedikuar për realizimin e orëve laboratorike dhe praktikave mësimore të studentëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të marrë masa për shtimin dhe përditësimin e literaturës së përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në kurrikulën e këtij prorami studimi të lëndëve aplikative dhe të shtimit të lëndëve me zgjedhje në këtë drejtim.
  6. Institucioni, të marrë masa për rritjen e përfshirjes së studentëve të këtij programi studimi në proceset e vlerësimit dhe përmirësimit të formave e metodave të mësimdhënies, si edhe të mundësohet anonimati i proceseve të vlerësimit të studentit.
  7. Institucioni, të mundësojë trajnime të vazhdueshme për personelin akademik të këtij programi studimi, me qëllim përmirësimin e aftësive të mësimdhënies dhe zbatimit të metodave të reja.
  8. Institucioni, të hartojë plane veprimi specifike për përmirësimin e cilësisë së programit të studimit bazuar në rezultatet e akreditimit dhe të analizave dhe vlerësimeve periodike.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 30, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “PUNA SOCIALE NË SISTEMIN ARSIMOR”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Puna Sociale në Sistemin Arsimor”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Puna Sociale në Sistemin Arsimor”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 486, datë 30.08.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e ambienteve të veçanta për lëndë specifike dhe orë laboratori si: Këshillim individual dhe në grup; Praktikë klinike në kontekstin e shkollës me femijët dhe familjen.
    2. Literatura e përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    3. Mungesa e qëndrueshmërisë nga një vit akademik në tjetrin e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
    4. Mungesa e dokumentimit të përfshirjes së aktorëve të jashtëm, në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së këtij programi të studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Puna Sociale në Sistemin Arsimor”, të Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 30, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Puna Sociale në Sistemin Arsimor”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të mundësojë mjedise mësimore në përputhje me natyrën specifike të këtij programi studimi për lëndët: “ Këshillim individual dhe në grup”, “Praktikë klinike në kontekstin e shkollës me femijët dhe familjen”, të pajisura me infrastrukturën fizike dhe njerëzore të nevojshme për aftësimin praktik të studentëve.
  2. Institucioni, të marrë masa për shtimin e numrit të titujve në literaturën e rekomanduar në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, në përputhje me nivelin e programit dhe përditësimin e saj me botime të viteve të fundit, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  3. Intitucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, si edhe të sigurojë qëndrueshmërinë e tij.
  4. Institucioni, të shtojë përpjekjet për rritjen e mobilitetit të studentëve të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të parashikojë rritjen e buxhetit në “Fondin bazë për kërkimin shkencor dhe veprimtaritë shkencore”, për kërkimin shkencor bazë, për veprimtaritë shkencore si edhe për botime me faktor impakti, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 31, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM DHE MARKETING I TURIZMIT”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Menaxhim dhe Marketing i Turizmit”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Menaxhim dhe Marketing i Turizmit”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 401, datë 12.07.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhim dhe Marketing
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Literatura e përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi, si edhe në disa raste literatura e përdorur nuk përputhet me titullin e lëndës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Menaxhim dhe Marketing i Turizmit”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 31, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Menaxhim dhe Marketing i Turizmit”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi, si edhe të sigurohet që literatura e përdorur, të jetë në përputhje me titullin e lëndës.
  2. Institucioni, të koordinojë mendimin e përbashkët të personelit akademik të këtij programi studimi, për eliminimin e përplasjeve të termave në syllabuset e lëndëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 32, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUESI NË EDUKIMIN FIZIK E SHËNDETËSOR”, TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukimin Fizik e Shëndetësor”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukimin Fizik e Shëndetësor”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 544, datë 15.09.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Shëndetit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Sporteve të Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa në kurrikulën e këtij programi studimi e lëndëve si, Psikologjia e Edukimit apo Legjislacioni Arsimor.
    2. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukimin Fizik e Shëndetësor”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 32, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukimin Fizik e Shëndetësor”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim përmirësimin dhe pasurimin e tij në dobi të mësuesve cilësorë të së ardhmes, me lëndë si, Psikologjia e Edukimit apo Njohuri për Legjislacionin e Arsimit.
  2. Institucioni, të marrë masa për pasurimin dhe përditësimin e literaturës në fushën e pedagogji-psikologjisë në veçanti dhe të mësuesisë në përgjithësi, në funksion të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të parashikojë rritjen e buxhetit për fondin bazë për kërkimin shkencor dhe veprimtaritë shkencore, për kërkimin shkencor bazë, për veprimtaritë shkencore si edhe për botime me faktor impakti, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të zhvillojë analiza dhe leksione të hapura në bazë të përvojave që personeli akademik i këtij programi studimi, ka fituar në vizitat apo bashkëpunimet e tyre me kolegët dhe universitetet e huaja me të cilat kanë bashkëpunime.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Sporteve të Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 33, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FOTOGRAFI”, TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fotografi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Fotografi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 236, datë 19.07.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Arteve
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arteve të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Arteve
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e një studimi të mirëfillët të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
    2. Rezultatet dhe analizat e anketimeve periodike mbi cilësinë e mësimdhënies së këtij programi studimi, nuk janë publike.
    3. Infrastruktura laboratorike në funksion të këtij programi studimi, është e limituar.
    4. Forma dhe përmbajtja e syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Fotografi”, të Universitetit të Arteve.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 33, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Fotografi”, të Universitetit të Arteve, janë si vijon:

  1. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfillte të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
  2. Institucioni, të marrë masa që, rezultatet e vlerësimeve dhe anketimeve periodike të formave dhe metodave të mësimdhënies, të studentëve të këtij programi studimi, të bëhen publike.
  3. Institucioni, të përmirësojë infrastrukturën laboratorike në funksion të këtij programi studimi, me materialet laboratorike përkatëse, zgjerimin e laboratorëve si për fotografinë analoge apo atë dixhitale si edhe përditësimin e aparaturave.
  4. Institucioni, të marrë masa që, forma dhe përmbajtja e syllabuseve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të shtojë përpjekjet për kualifikimin dhe fitimin e titujve akademikë në fushën artistike dhe kërkimore, të personelit akademik të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, në kuadër të marrëveshjeve Erasmus+, të zhvillojë projekte dhe mobilitete për studentët e këtij programi studimi, si edhe të shohë mundësinë e lidhjes së marrëveshje të reja të cilat i përkasin të njëjtës fushë studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Arteve, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 34, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “TEKNIK LABORATORI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Teknik Laboratori”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Teknik Laboratori”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 502, datë 06.09.2022
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Reald”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Reald”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    3. Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
    4. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
    5. Mungesa e laboratorëve mjekësorë mësimor Biokimik Klinik, Mikrobiologjik apo Histologjisë për zhvillimin e praktikës mësimore, të studenëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Teknik Laboratori”, të Kolegjit Universitar “Reald”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 34, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Teknik Laboratori”, të Kolegjit Universitar “Reald”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa që fusha e ekspertizës e anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, të jetë plotësisht në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
  4. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të marrë masa për ngritjen e laboratorëve mjekësorë mësimor Biokimik Klinik, Mikrobiologjik apo të Histologjisë, për zhvillimin e praktikës mësimore të studentëve të këtij programi studim.
  6. Institucioni, të rishikojë syllabuset e lëndëve të imunologjisë, mjekësisë transfusive, organizimin, menaxhim dhe promocion shëndeti, si dhe të përditësojë me botime të viteve të fundit literaturën e pëdorur, me qëllim përmirësimin e programit të studimit.
  7. Institucioni, të rishikojë marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura me institucione shëndetësore, në funksion të këtij programi studimi, të cilave ju ka mbaruar afati i bashkëpunimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Reald”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 35, datë 07.02.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË - LETËRSI E QYTETËRIM GREK”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjuhë - Letërsi e Qytetërim Grek”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë - Letërsi e Qytetërim Grek”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 435, datë 03.09.1993
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 4440/1, datë 18.07.2006
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit të Jashtëm dhe përfaqësuesit të institucionit, në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    2. Ekspertiza e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
    3. Mbështetja në kudër të kualifikimit të vazhdueshëm të personelit akademik të këtij programi studimi, është e limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Gjuhë - Letërsi e Qytetërim Grek”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 35, datë 07.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë - Letërsi e Qytetërim Grek”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë peshën në kreditë të kategorive së veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim përshtatjen e tyre në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që ekspertiza e anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
  3. Institucioni, të rrisë mbështetjen në kuadër të kualifikimit të vazhdueshëm të personelit akademik të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të bëjë pjesë të procesit të rishikimit të kurrikulës së këtij programi studimi, studentët e programit, studentët e diplomuar si edhe aktorë e partnerë të tregut të punës.
  5. Institucioni, të caktojë një koordinator përgjegjës për këtë program studimi.
  6. Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën në funksion të këtij programi studimi.