Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS), zhvilloi sot më datë 2 Prill 2019 takimet informuese me grupet e punës dhe studentët në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri. Takimet e sotme informuese dhe udhëzuese u zhvilluan në Universitetin e Tiranës (Fakultetin e Shkencave të Natyrës); Universitetin Bujqësor të Tiranës; Kolegjin Universitar "Qiriazi"; EPITECH ALBANIA. Në takimin e mbajtur me studentët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës ishte i pranishëm Drejtori i ASCAL, Z.Elvin Gjevori.
Në vijim gjeni foto përkatëse të aktiviteteteve të zhvilluara në Institucionet e Arsimit të Lartë.
Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Shkencave të Natyrës)
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Kolegji Universitar "Qiriazi"