Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS), zhvilloi sot më datë 27 Mars 2019 takimet informuese me grupet e punës dhe studentët në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri. Takimet e sotme informuese dhe udhëzuese u zhvilluan në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë; Universitetin "Ismail Qemali", Vlorë; Akademinë e Forcave të Armatosura; Akademinë e Sigurisë. Në takimin e mbajtur në Universitetin e Mjekësisë ka qënë i pranishëm edhe Drejtori i ASCAL, Z.Elvin Gjevori.
Në vijim gjeni foto të bëra gjatë aktivitetit në Institucionet e Arsimit të Lartë përkatëse.
Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë
Akademia e Forcave të Armatosura
Akademia e Sigurisë
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë