Gjatë datave 18 dhe 19 maj do të zhvillohet vizita e grupit të ekspertëve britanik dhe shqiptar të përzgjedhur për vlerësimin e këtij institucioni nga ASCAL dhe QAA. Gjatë kësaj vizite grupi i punës do realizojë një sërë takimesh me titullarët e institucionit, stafin administrativ dhe atë akademik si dhe me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Kjo vizitë do të mbyllet me vlerësimet e gjetjeve paraprake të grupit për këtë institucion.