Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Workshop: "Standardet e Cilësisë për Programet e Ciklit të Parë, Ciklit të Dytë të Studimeve dhe Programeve me Karakter Profesional në Arsimin e Lartë: Reflektimi në Procesin e Vlerësimit të Cilësisë", 22 Nëntor 2018

Më datë 22.11.2018, në “Tirana International Hotel”, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), organizoi Workshop-in me temë: “Standardet e Cilësisë për Programet e Ciklit të Parë, Ciklit të Dytë të Studimeve dhe Programeve me Karakter Profesional në Arsimin e Lartë: Reflektimi në Procesin e Vlerësimit të Cilësisë”, me përfaqësues të Institucioneve të Arsimit të Lartë, publike dhe jopublike.

Pikat kryesore të diskutimit në këtë takim u lidhën me: Standardet e reja të cilësisë për programet e ciklit të parë, ciklit të dytë të studimeve dhe programeve me karakter profesional në arsimin e lartë, që kanë hyrë në fuqi në shtator 2018; Ndryshimet eventuale dhe reflektimi i standardeve të reja, në metodologjinë dhe procesin e vlerësimit të cilësisë së këtyre programeve; Çështje të tjera proceduriale apo dokumentacioni, që lidhen me reflektimin e standardeve të reja në procesin e vetëvlerësimit, vlerësimin e jashtëm dhe vendimmarrjes në kuadër të monitorimit dhe akreditimit të programeve.


Materialet e aktivitetit

Programi i Workshop-it 22 Nëntor 2018 

Prof. Dhurata Bozo, Drejtore e ASCAL 

MSc. Emisa Isufaj, Përgjegjëse e Sektorit të Statistikave dhe Analizave, ASCAL 

MSc. Renata Qatipi, Specialiste e Sektorit të Vlerësimit, ASCAL 

MSc. Xhiliola Bixheku, Përgjegjëse e Sektorit të Vlerësimit, ASCAL 


Foto gjatë aktivitetit

cover

 

regjistrimi pjesemarresve

 

prezantim 22 nentor

 

22 nentor

 

22 nentor1

 

22 nentor2

 

pyetje nga pjesemarresit

 

pyetje nga pjesemarresit2