Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2024

Drejtuesja e ASCAL Dr. Xhiliola Bixheku, Përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Bordin e Akreditimit dhe Ndërkombëtarizimin Z. Erion Xhako dhe Përgjegjësja e Sektorit të Statistikave dhe Analizave Znj. Ersi Dako morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA -as të vitit 2024 me temë "Sigurimi i cilësisë përtej ESG-ve", e cila u zhvillua në datat 24-25 tetor në St. Julian’s, Maltë.

Në ditën e parë të këtij takimi u zhvillluan seancat e përgjithshme të cilat përfshinin shembuj të rasteve prej përfaqësuesve të vendeve anëtare dhe atyre të asociuara të ENQA në lidhje me sigurimin e cilësisë të kërkimit shkencor, lidhjet midis sigurimit të cilësisë dhe dimensionit social të arsimit të lartë, etj. Të pranishmit u përditësuan në lidhje me rishikimin e Standardeve Europiane të Cilësisë (ESG), hapat që janë ndërmarrë, afatet kohore të miratimit dhe implementimit të tyre, si dhe planin e punës për procesit e Bolonjës. Pjesëmarrësit u informuan gjithashtu mbi zhvillimet e politikave pas Konferencës Ministrore të EHEA të zhvilluar në Tiranë dhe motrën pjesë në diskutimet për planin e ardhshëm strategjik të ENQA. Në pjesën e dytë të ditës u votua për çështje të ndryshme të lidhura me aktivitetin, zgjedhjen e anëtarëve të Bordit, Zv Presidentit të ENQA etj.

Në ditën e dytë të takimit në seksione të ndara u prezantuan të dhëna mbi gamën e gjerë të aktiviteteve të ndërmarra nga agjencitë e sigurimit të cilësisë, sigurimin e cilësisë në situata emergjente, si dhe u diskutua mbi zhvillimet e shpejta të inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në arsimin e lartë.

8

2

3

4

5

6

7