Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Grupi i Përbashkët i Punës i ERI SEE për Njohjen e Kualifikimeve Akademike zhvilluan në Tiranë seminarin për “Sistemet e Sigurimit të Cilësisë në Ballkanin Perëndimor” (BP) në 4 dhe 5 shkurt 2020.
Qëllimi i takimit ishte të mbështeste harmonizimin e Sistemeve të Sigurimit të Cilësisë të BP me Standardet Evropiane dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë, si instrumente kyç për rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë së arsimit të lartë si dhe për të siguruar njohjen e kualifikimeve akademike në të gjithë rajonin.
Seminari i mundësoi pjesëmarrësve të dëgjojnë zhvillimet dhe risitë më të fundit në Sigurimin e Cilësisë në niveli rajonal. Specifikisht, seminari siguroi një mundësi për të kuptuar sfidat në zbatimin e ESG-ve në kontekste kombëtare. Në këtë kuadër, Drejtori i ASCAL prezantoi arritjet dhe sfidat e ASCAL gjatë 2019 si dhe objektivat e Agjencisë për 2020 si viti i ndryshimeve thelbësore me qëllim zbatimin e plotë të ESG-ve edhe në Shqipëri.