Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL , pjesë e Konferencës së VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit

Drejtoresha e ASCAL Dr. Xhiliola Bixheku dhe Znj. Jonida Xhaferi, koordinatore e të drejtës për informim, morën pjesë në konferencën VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit me tematikë “Ndërtimi i besimit: Promovimi i transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në politikat kundër korrupsionit”.

Konferenca e organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin (MAPA) dhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pati si fokus kryesor rolin e shoqërisë civile dhe medias në promovimin e të drejtës për akses në informacionin me karakter publik dhe fuqizimin e transparencës për formimin e institucioneve të përgjegjshme e me integritet, si dhe ndarjen e praktikave më të mira në forcimin e llogaridhënies.

Në këtë takim morën pjesë titullarë dhe përfaqësues të niveleve të larta, koordinatorë të autoriteve publike qendrore, të pavaruara, sistemit të drejtësisë dhe vetëqeverisjes vendore, si dhe ekspertë e aktivistë të shoqërisë civile apo medias.

2

3