Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e takimit të rradhës mbajtur në kuadër të projektit ENGINE, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) mori pjesë në takimin e rradhës të mbajtur në kuadër të projektit ENGINE, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), në datat 13-15 Qershor 2023.

Përgjatë këtyre ditëve, u realizuan prezantime mbi: organizimin dhe funksionimin e UAMD, riciklimin e mbetjeve të drurit me ndihmën e burimeve të rinovueshme, praktikat më të mira nga ofrimi i Masterit Profesional të VET në UPT, platformën e e-learning dhe materialeve të kurseve të UET, e-learning factories nga Albenecon, si dhe u diskutua ndërmjet partnerëve të pranishëm në takim përvoja e tyre në lidhje me materialet mësimore të kurseve të reja dhe të përditësuara në kurrikul.

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve u vizituan laboratorët e UAMD, përfshirë laboratorin e realitetit virtual, si dhe u realizua një vizitë në Autoritetin Portual të Durrësit dhe Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Durrës.

2

3