Drejtoresha e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), Dr. Xhiliola Bixheku dhe Përgjegjësja e Sektorit të Promovimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Znj. Majlinda Demirneli morën pjesë në workshop-in e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), i cili kishte në fokus krijimin e një Qendre Transferimi të Teknologjisë (TTO) në një nga universitetet e vendit tonë.
Në fjalën e saj të mirëseardhjes, Drejtoresha e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, Znj. Maria Solis Kapedani, u shpreh për rëndësinë e krijimit të Qendrave të Transferimit të Teknologjisë.
Drejtoresha e ASCAL në fjalën e saj theksoi rëndësinë që do të këtë kjo qendër në mbështetje të stafit akademikë dhe studentëve në kërkimin shkencor.
Lektorët e WIPO-s, Z. Michael Mbogoro, Znj. Olga Spasic dhe Z. Nedeljko Milosavljevic, ndanë me rektorët dhe përfaqësuesit e IAL-ve rëndësinë e Qendrave të Transferimit të Teknologjive.
DPPI ka planifikuar edhe takime të tjera të këtij niveli me përfaqësues të Universiteteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin tonë.