Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Znj .Xhiliola Bixheku ka dhënë një intervistë për "RTSH - Radio Televizioni Shqiptar", ku ka folur mbi procesin e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, si edhe për institucionet që janë akredituar këtë vit.
Gjatë kësaj interviste është shprehur në lidhje me numrin e programeve të studimit të cilat janë në proces akreditimi.
Znj. Bixheku u shpreh se një nga rekomandimet që ka dhënë Bordi i Akreditimit është përmirësimi dhe rritja në vazhdim e kërkimit shkencor dhe publikimi në revista cilësore.