E ftuar në emisionin e mëngjesit të Euronews Albania, Drejtoresha e Komanduar e ASCAL, Znj. Xhiliola Bixheku, ishte e ftuar në një diskutim mbi organizimin dhe ecurinë e Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2022 (SKS). Përveçse një detyrim ligjor, Znj.Bixheku u shpreh se ky sondazh synon të tërheqë opinionin e studentëve dhe përjetimiet e tyre në lidhje me Institucionet e Arsimit të Lartë publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë ku ata studiojnë. Këto vlerësime nga studentët, theksoi Znj. Bixheku, do t’ju përcillen organeve politikbërëse, me qëllimin kryesor përmirësimin e cilësisë në Arsimin e Lartë.
Gjithashtu, Znj. Bixheku dha në mënyrë të përmbledhur një informacion rreth çështjeve dhe elementëve sensitiv kryesor që përman ky sondazh rreth të cilave studentët mund të shprehen në mënyrë absolutisht konfidenciale dhe siguroi që zëri i tyre do të shkoj me përgjegjshmëri e seriozitet aty ku duhet. Sondazhi është hartuar gjithëpërfshirës; studentët kanë hapësirën e nevojshme të shprehin të gjitha perceptimet e tyre.
Duke përfituar nga rasti, Znj. Bixheku i ftoi përsëri studentët të mos e neglizhojnë këtë mundësi sepse vlerësimi i tyre do të ndikoj në zgjedhjen e nesërme të bashkëmoshatarëve të tyre të institucionit ku ata do të ndjekin studimet e larta.