Në mbledhjen e datës 11 Shtator 2018 të Këshillit të Ministrave, është miratuar Kodi i Cilësisë së Arsimit të Lartë, si përmbledhje e standardeve shtetërore për sigurimin e cilësisë, për programet e studimit me karakter profesional, programet e ciklit të parë të studimeve “Bachelor”, programet e studimit të ciklit të dytë “Master profesional”, “Master i shkencave” dhe “Master i arteve”, si dhe për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Ky dokument hyri në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare Nr. 135, datë 19 Shtator 2018 dhe do të vihet në zbatim për vlerësimin e programeve të studimit respektive, të cilat do t’i nënshtrohen këtij procesi në kuadër të akreditimit nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.