Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë njofton të gjitha institucionet, agjencitë, aktorët, median dhe opinionin e gjërë publik se të gjitha informacionet në lidhje me procedurat, udhëzimet, vendimet, raportet etj, për akreditimin institucional dhe të programeve të studimit, gjenden në institucionin tonë dhe të publikuara në faqen zyrtare të ASCAL (www.ascal.al). Çdo burim tjetër informimi që është i paautorizuar dhe i pabazuar, nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar institucional të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe të Bordit të Akreditimit.
Për sa më sipër, ASCAL është e gatshme të japë informacionin e duhur për çdo të interesuar.
ASCAL