Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Organizohet Forumi i Anëtarëve të ENQA-së 2025

Në datat 09-11 Prill 2025, ASCAL, përfaqësuar nga Znj. Aviola Bardhi, specialiste në Sektorin e Statistikave dhe Analizave, Znj. Rajna Lila dhe Z. Muhamed Prezja, specialistë në Sektorin e Promovimit dhe Vlerësimit të Cilësisë, morën pjesë në Forumin e Anëtarëve të ENQA-së 2025, i cili u mbajt në Paphos, Qipro.

Tema e forumit të këtij viti ishte “Qëndrueshmëria në Sigurimin e Cilësisë”, ku agjencitë e sigurimit të cilësisë promovuan dimensione të qëndrueshmërisë, si nëpërmjet praktikave të tyre, ashtu dhe duke u mbështetur në qëllimet më të gjera të qëndrueshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë.

Në takimet e zhvilluara u diskutua mbi qëndrueshmërinë e arsimit të lartë, duke u fokusuar në mënyrën se si institucionet rrisin qëndrueshmërinë në arsim dhe kërkim.

U diskutua mbi qëndrueshmërinë e agjencive përmes burimeve të saj njerëzore, ku u shqyrtuan shembuj të rasteve e të iniciativave nga agjencitë për të ofruar zhvillim profesional dhe mjedise pune atraktive për stafet e tyre, si dhe angazhimi i qëndrueshëm i studentëve dhe mënyrat e ndryshme të përfshirjes së tyre në sigurimin e cilësisë.

2.1

3.1

4.1

4