Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) publikon Raportin Përfundimtar të Vlerësimit “Për ofrimin e ekspertizës për sigurimin e cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri".
Ky raport, i përgatitur në bashkëpunim me Agjencinë Britanike të Sigurimit të Cilësisë (QAA), është një përmbledhje e gjetjeve të vlerësuesve të jashtëm të përfshirë në projektin e vlerësimit në kuadër të akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në vendin tonë.
Në këtë raport, hartuesit kanë vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin me ASCAL, komunikimet gjatë procesit, sistemin elektronik të menaxhimit (AMS), si dhe kanë përfshirë rekomandime për përmirësime të mëtejshme në kuadër të proceseve të vlerësimit të jashtëm.