Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Sondazhi Kombëtar i Studentëve: ASCAL nis turin kombëtar të takimeve informuese

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS), nisi ditën e sotme, datë 25/03/2019 turin e takimeve informuese me grupet e punës dhe studentët në të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri. 


SKS është një instrument kyç në sigurimin e jashtëm të cilësisë dhe matjen e perceptimit të kënaqshmërisë së studentëve me cilësinë e shërbimit akademik që ata marrin në IAL-të ku ata studiojnë. Të dhënat e përftuara nga SKS do të përdoren për formësimin e politikave publike të arsimit të lartë, identifkimin e pikave të dobëta dhe ndërhyrjeve potenciale që duhen bërë për t’i adresuar ato, dhe për informimin e studentëve të ardhshëm mbi përceptimin që kanë studentët aktual mbi institucionin dhe programin e studimit ku ata synojnë të regjistrohen.