Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Thirrja e tretë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka hapur thirrjen e tretë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.
Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.
Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të parë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi. 
Agjencia jonë është pjesë e kësaj thirrje dhe kërkon dy praktikantë me profil studimi në shkencat sociale. Aplikimin mund ta bëni në faqen http://praktika.sociale.gov.al/