Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Thirrje për Ekspertë të Vlerësimit të Jashtëm

Për  institucionet e Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit që ato ofrojnë

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) synon të sigurojë dhe ruajë cilësinë akademike të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit që ato ofrojnë në Republikën e Shqipërisë. Një nga mënyrat e arritjes së këtij qëllimi është nëpërmjet vlerësimit të jashtëm të institucionieve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit që ato ofrojnë.

ASCAL mbështetet në ekspertizën e ekspertëve të vlerësimit të jashtëm, të cilët janë individë me integritet të lartë akademik dhe profesional në fushat e tyre. Detyrat kryesore të ekspertëve të vlerësimit të jashtëm janë: shqyrtimi dhe analizimi i hollësishëm i dokumentacionit të vetëvlerësimit; vizita në institucion; hartimi i raportit të vlerësimit të jashtëm dhe raportimit, kur është e nevojshme, para Bordit të Akreditimit. Të jesh ekspert në një proces vlerësimi të jashtëm të institucioneve akademike është një përvojë shpërblyese pasi mundëson shkëmbimin e përvojës mes kolegëve për të rritur cilësinë e arsimit të lartë, pasuron përvojat profesionale dhe më e rëndësishmja, është një mënyrë konkrete për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Shqipëri.

Ftohen të aplikojnë edhe ekspertët që aktualisht janë pjesë e listës së ekspertëve të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimeve institucionale dhe të programeve të studimit.            

Kriteret e detyrueshme:

  • Të zotërojë të paktën gradën shkencore “Doktor”, ose “PhD” të fituar jashtë Shqipërisë.
  • Të këtë të paktën 5 vite përvojë akademike, dhe të jetë i/e punësuar si personel akademik me kohë të plotë në një institucion të arsimit të lartë, ose institut kërkimor-shkencor.
  • Të ketë një sërë studimesh të cilësisë së lartë të botuara në revista shkencore cilësore dhe me impakt të lartë në fushën e tij/saj specializimit.
  • Të ketë përvojë në mësimdhënie dhe të ketë marrë pjesë (ose drejtuar) hartimin e programeve të reja të studimit dhe/ose të kurrikulave mësimore në fushën e saj/tij të studimeve.
  • Të ketë njohuri akademike të gjuhës angleze dhe të jetë në gjendje të shkruajë materiale akademike në gjuhën angleze.

Kriteret e dëshirueshme:

  • Përvojë në sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.
  • Njohuri të proceseve të vlerësimit në kuadër të akreditimit institucional, si dhe programeve. te studimit në Shqipëri dhe/ose jashtë vendit.
  • Përvojë në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë.
  • Njohuri për tregun e punës dhe perspektivat e punës në fushën/disiplinën përkatëse.

Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë ndërkombëtare në mësimdhënie dhe kerkime shkencore cilesore dhe eksperience ne administrimin e universiteteve/fakulteteve, keto të fituara nëpërmjet kualifikimeve akademike jashtë Shqipërisë.

Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre të përditësuar në gjuhën angleze dhe letër motivimi në gjuhën shqipe, deri në 30 Shtator 2022. Periudha e vlerësimit të aplikimeve do të zgjase për rreth një muaj, ju do të informoheni për rezultatin e aplikimit tuaj.

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, duke klikuar në link-un https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/expert-application-form, i cili dërgohet automatikisht në adresën e mëposhtme: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..