Filloi sot vizita e ekspertëve ndërkombëtarë dhe atyre shqiptarë në kuadër të akreditimit institucional në Universitetin "Ismail Qemali", Vlorë. Kjo vizitë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së enjte dhe do të mbyllet ditën e premte me përmbledhjen dhe përfundimet që do ti bëhen të ditura institucionit nga grupi i vlerësimit të jashtëm.