Në datat 21 - 22 Tetor 2019 Grupi i Vlerësimit të Jashtëm të asistuar nga përfaqësues të ASCAL vizituan ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në kuadër të akreditimit institucional. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm i përbërë nga ekspertë ndërkombëtar dhe vendas, të fushës, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit zhvilluan takimet duke zbatuar axhendën e miratuar paraprakisht.