Në datat 26-27 Maj 2021 filluan vizitat e Grupeve të Vlerësimit të Jashtëm në kuadër të akreditimit periodik të Universitetit EPOKA. Grupet e Vlerësimit të Jashtëm përbëhen nga ekspertë të huaj të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, të asistuar nga përfaqësues të ASCAL.
Vizitat u kryen në ambjentet e Universitetit EPOKA, ku zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm.
Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë COVID-19 institucioni kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të zhvilluar të gjitha takimet dhe vizitat në institucion.