Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizita në kuadër të akreditimit të programeve ofruar nga Akademia "Ivodent"

Në datat 25-26 Janar 2023, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të 3 (tre) programeve të studimit, Diplomë Profesionale në "Teknikë Dentare", Master Profesional në "Teknika Digjitale Dentare" dhe Bachelor në "Teknikë e Lartë Dentare", të ofruara nga Akademia "Ivodent".

Grupet e Vlerësimit të Jashtëm të përbërë nga 2 (dy) ekspertë, për secilin program studimi, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, realizuan vizitat në ambjentet e Akademisë "Ivodent", ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.

4

3