Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 21-22 Shtator 2017

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 62, datë 21.09.2017

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI I TIRANËS” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë "Universiteti i Tiranës”, me të dhënat si më poshtë

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti i Tiranës
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    2. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
    3. Fakulteti i Drejtësisë
    4. Fakulteti i Shkencave Sociale
    5. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
    6. Fakulteti i Ekonomisë
    7. Instituti i Studimeve Europiane
    8. Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar
    9. Dega Sarandë
    10. Dega Kukës
  5. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 201, datë 30.05.1957

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Dobësitë e evidentuara dhe rekomandimet përkatëse të lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa rezultati i përgjithshëm “përmbushen pjesërisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë “Universiteti i Tiranës”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, “Universiteti i Tiranës” me kohëzgjatjen prej 1 (një) viti akademik. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit Institucional është 30/09/2018.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime
Institucioni i Arsimit të Lartë "Universiteti i Tiranës” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Universiteti të përshtatë dhe përmirësojë menjëherë Statutin e tij, duke përcaktuar misionin dhe objektiva të qarta të Universitetit;
  2. Universiteti të hartojë dhe zbatojë menjëherë një strategji zhvillimi ku të përfshihen  misioni dhe qëllimi i tij si dhe të përcaktohen objektivat e përshtatshme;
  3. Universiteti të sigurojë që raporti vjetor të përcillet në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në kohën e duhur dhe në përputhje me parashikimet ligjore dhe statutore;
  4. Brenda vitit 2018, Universiteti, të sigurojë realizimin e një studimi tregu në mënyrë të centralizuar, për tu përdorur në hartimin e strategjisë së zhvillimit, misionit dhe qëllimit të tij;
  5. Deri në 2018, Universiteti, duhet të implementojë një qasje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të dokumentuar për vlerësimin periodik të performancës dhe aftësive të stafit;
  6. Deri në 2018, Universiteti, duhet të rishikojë dhe përditësojë faqen zyrtare të internetit, për të siguruar një platformë të qëndrueshme, në dy gjuhë, që i përshtatet qëllimit të tij dhe plotëson nevojat e të gjithë palëve të interesuara;
  7. Universiteti, duhet të ndërmarrë hapa për tu siguruar që ka burime të mjaftueshme për të mundësuar infrastrukturë dhe mjedis të përshtatshëm për performimin akademik dhe shkencor;
  8. Universiteti, duhet të përfundojë brenda vitit të ardhshëm akademik, shqyrtimin e bazës së të dhënave të programeve të studimit që ofron, për të siguruar përditësimin dhe saktësimin e tyre në përputhje me kërkesat ligjore;
  9. Universiteti duhet të zhvillojë dhe zbatojë një qasje strategjike për rritjen e mobilitetit të studentëve;
  10. Universiteti duhet të sigurojë politika dhe procedura të qarta e të dokumentuara që venë në dukje qasje për vlerësimin në nivel institucional, deri në Gusht 2018;
  11. Universiteti duhet të zhvillojë dhe zbatojë një politikë formale për plagjiarizmin dhe shkelje të tjera akademike, deri në Gusht 2018;
  12. Universiteti duhet të qartësojë dhe publikojë qasjen e tij për sigurimin e cilësisë së programeve të studimit, deri në Gusht 2018;
  13. Universiteti duhet të zhvillojë dhe zbatojë një strategji formale kërkimore për të adresuar prioritetet e kërkimit institucional, deri në Gusht 2018;
  14. Universiteti duhet të ndërmarrë veprime sistematike për të përmirësuar disponibilitetin dhe aksesin në tekstet dhe burimet online në bibliotekë;
  15. Universiteti duhet të hartojë politikë shëndetësore formale, përfshirë procedurat për vlerësimin e efektivitetit të saj, deri në Gusht 2018;
  16. Universiteti duhet të ngrejë një strukturë dhe hartojë procedura për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave në lidhje me punësimin e të diplomuarve të tij, deri në Gusht 2018.

Brenda 3 (tre) muajve nga publikimi i këtij vendimi, “Universiteti i Tiranës” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 63, datë 21.09.2017


PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË SHKOLLA E LARTË "NEHEMIAH GATEWAY” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të  Institucionit të Arsimit të Lartë, Shkolla e Lartë "Nehemiah Gateway”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Shkolla e Lartë "Nehemiah Gateway”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Shkollë e Lartë Private
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Biznesit dhe Teknologjisë
    2. Fakulteti i Shkencave Humane
  5. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 830, datë 04.06.2008

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Dobësitë e evidentuara dhe rekomandimet përkatëse të lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar ndonjëherë vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa rezultati i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Shkolla e Lartë "Nehemiah Gateway”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Shkolla e Lartë "Nehemiah Gateway” me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 30/09/2022.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime 

Shkolla e Lartë "Nehemiah Gateway” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimit të mëposhtëm të identifikuar nga ekspertët e grupit të vlerësimit, si vijon:

Institucioni duhet të fokusohet në kërkimin shkencor dhe në zhvillimin dhe zbatimin e politikës së tij kërkimore.

Brenda vitit akademik 2017-2018, Shkolla e Lartë "Nehemiah Gateway” duhet të paraqesë në ASCAL një raport dhe dokumentacionin mbështetës mbi përmbushjen e këtij rekomandimi.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtij rekomandimi dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 64, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë "Universiteti i Sporteve të Tiranës”, me të dhënat si më poshtë: 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti i Sporteve të Tiranës
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
    2. Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
    3. Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit
  5. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 123 datë 17.02.2010

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Dobësitë e evidentuara dhe rekomandimet përkatëse të lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa rezultati i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë "Universiteti i Sporteve të Tiranës”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, "Universiteti i Sporteve të Tiranës” me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 30/09/2020.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

 BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime 

"Universiteti i Sporteve të Tiranës” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Universiteti, duhet të adresojë si çështje prioritare krijimin e një njësie të brendshme mbikëqyrëse për vlerësimin e brendshëm të aktiviteteve të veprimtarisë së tij institucionale, si dhe identifikimin e konsulentëve të jashtëm në ndihmë të këtyre proceseve;
  2. Universiteti duhet të rishikojë menaxhimin e sistemit të tij të informacionit për të siguruar se informacioni dhe të dhënat janë strategjike dhe të përshtatshme;
  3. Universiteti të hartojë dhe zbatojë politikë për pranimin, mbështetjen dhe për tu siguruar studentëve me aftësi të kufizuara aksesin në të gjitha mjediset e mësimdhënies dhe mësimnxënies;
  4. Institucioni duhet të adresojë si çështje prioritare sigurimin e një infrastrukture të përshtatshme në nivel universiteti, për të nxitur përmirësimin e vazhdueshëm të mësimdhënies si dhe të rishikojë menaxhimin e kësaj infrastrukture që të jetë e përshtatshme për kryerjen e veprimtarisë mësimore;
  5. Universiteti duhet të ngrejë dhe zbatojë krijimin e një baze të dhënash gjithëpërfshirëse dhe të përhershme për të ndjekur punësimin e të gjithë studentëve të diplomuar;
  6. Universiteti duhet të parashikojë mbështetje financiare për aktivitetet e Këshillit Studentor.

Brenda 6 (gjashtë) muajve nga publikimi i këtij vendimi, "Universiteti i Sporteve të Tiranës” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 65, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI FAN S.NOLI”, KORÇË 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë "Universiteti Fan S. Noli”, Korçë, me të dhënat si më poshtë: 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti Fan S. Noli, Korçë
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
    2. Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane
    3. Fakulteti i Ekonomisë
    4. Fakulteti i Bujqësisë
  5. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 5, datë 07.01.1992

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Dobësitë e evidentuara dhe rekomandimet përkatëse të lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa rezultati i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë "Universiteti Fan S.Noli”, Korçë, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, "Universiteti Fan S.Noli”, Korçë me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 30/09/2022.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime

"Universiteti Fan S.Noli”, Korçë duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimit të mëposhtëm të identifikuar nga ekspertët e grupit të vlerësimit, si vijon:

Universiteti duhet të hartojë dhe zbatojë një strategji në mbështetje të zhvillimit sistematik të fushave të kërkimit të identifikuara si prioritare në Planin e tij të Zhvillimit Strategjik. 

Brenda vitit akademik 2017-2018, "Universiteti Fan S.Noli”, Korçë duhet të paraqesë në ASCAL një raport dhe dokumentacionin mbështetës mbi përmbushjen e këtij rekomandimi.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtij rekomandimi dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 66, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
“KOLEGJI PROFESIONAL I TIRANËS” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë "Kolegji Profesional i Tiranës”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Profesional i Tiranës
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Profesional i Lartë
  4. Njësitë bazë të Institucionit:
    1. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
    2. Departamenti i Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
  5. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, date 26.08.2015

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Dobësitë e evidentuara dhe rekomandimet përkatëse të lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar ndonjëherë vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta dhe të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”. Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa rezultati i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë ”Kolegji Profesional i Tiranës”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, “Kolegji Profesional i Tiranës” me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 30/09/2022.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime 

“Kolegji Profesional i Tiranës” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Institucioni duhet të artikulojë dhe zbatojë një plan të qartë për pasurimin e bibliotekës dhe për të siguruar tekste fizike dhe literaturë online të mjaftueshme për të gjithë studentët, deri në 2018;
  2. Institucioni duhet tu sigurojë studentëve me aftësi të kufizuara akses të plotë në të gjithë kampusin e tij;
  3. Institucioni të parashikojë burime financiare për Këshillin Studentor.

Brenda 3 (tre) muajve nga publikimi i këtij vendimi, “Kolegji Profesional i Tiranës” duhet të paraqesë një raport dhe dokumentacionin mbështetës mbi përmbushjen e rekomandimit sipas pikës 1.

Brenda 6 (gjashtë) muajve nga publikimi i këtij vendimi, “Kolegji Profesional i Tiranës” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e rekomandimeve sipas pikave 2 dhe 3 dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 67, datë 21.09.2017

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

UNIVERSITETI “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, me të dhënat si më poshtë

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore
    2. Fakulteti i Shkencave Natyrore
    3. Fakulteti i Ekonomisë
  5. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 4, datë 08.01.1971

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Dobësitë e evidentuara dhe rekomandimet përkatëse të lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta dhe të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë për të 5 Fushat e Vlerësimit është “përmbushen kryesisht” dhe rezultati i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 30/09/2020.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime

Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Universiteti i Gjirokastrës,“Eqrem Çabej” duhet të krijojë dhe të zbatojë një sistem për të bërë të mundur krijimin e të dhënave për punësimin e studentëve të diplomuar në këtë universitet me qëllim përmirësimin e programeve mësimore sipas kërkesave të tregut të punës. Në këtë kuadër, forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukurore të qendrës së karrierës është një nevojë imediate;
  2. Universiteti i Gjirokastrës duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishme në përmirësimin dhe krijimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit për rritjen e standardeve të mësimdhënies dhe veçanërisht në investimin për informatizimin e sekretarisë mësimore për të rritur eficensën në shërbimet ndaj studentit, për regjistrimin në provime, marrjen e rezultateve dhe gjenerimin në kohë të shkurtër të dokumentave që lidhen me performancën e studentëve dhe ofrimin e të dhënave që shërbejnë për të orientuar vendimmarrjen në përmirësimin e mangësive që nxjerr analiza e performancës;
  3. Universiteti duhet të hartojë një strategji institutionale strategjike ku të përcaktohen dhe mbështeten prioritetet e kërkimit shkencor si nevoja të kërkimit shkencor;
  4. Në kuadrin e strategjisë së zhvillimit institucional të mbështetur në misionin dhe objektivat e universitetit, promovimi dhe rritja e nivelit të stafit akademik duhet të mbështetet në kritere dhe standarde të cilat mundësojnë promovim real mbi bazën e standardeve;
  5. Universiteti i Gjirokastrës duhet të rrisë mbështetjen financiare për investime në bibliotekën e institucionit për rritjen e fondit të librave shkencorë dhe teksteve mësimore bashkëkohore dhe librarisë online.

Brenda 6 (gjashtë) muajve nga publikimi i këtij vendimi, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 68, datë 21.09.2017

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI I ARTEVE”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë "Universiteti i Arteve”,  me të dhënat si më poshtë: 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti i Arteve
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Muzikës
    2. Fakulteti i Artit Skenik
    3. Fakulteti i Arteve të Bukura
  5. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 234, datë 23.03.2011

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Dobësitë e evidentuara dhe rekomandimet përkatëse të lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa rezultati i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë “Universiteti i Arteve”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, “Universiteti i Arteve” me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 30/09/2021.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime 

“Universiteti i Arteve” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Universiteti duhet të adresojë si një nevojë të menjëhershme hartimin dhe zbatimin e një plani për përmirësimin fillestar dhe të vazhdueshëm të mësimdhënies përmes masave dhe veprimtarive konkrete;
  2. Universiteti duhet ti kushtojë vëmendje të menjëhershme dhe të zhvillojë vlerësimin e kurrikulës së tij akademike për të përfshirë aftësi që lidhen me karrierën artistike të punësimit;
  3. Për të garantuar vazhdimësinë e procesit mësimor me cilësinë e duhur, Universiteti duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për të siguruar shlyerjen e detyrimeve ndaj personelit akademik të ftuar në kohë dhe në përputhje me detyrimet kontraktuale;

Brenda 6 (gjashtë) muajve nga publikimi i këtij vendimi, “Universiteti i Arteve” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 69, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI I MJEKËSISË”, TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, "Universiteti i Mjekësisë”, Tiranë, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Mjekësisë
    2. Fakulteti i Mjekësisë Dentare
    3. Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
    4. Strukturat Shëndetësore Universitare - UMT
  5. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 48, datë 23.01.2013

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Dobësitë e evidentuara dhe rekomandimet përkatëse të lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa rezultati i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë “Universiteti i Mjekësisë”, Tiranë, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, “Universiteti i Mjekësisë”, Tiranë, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 30/09/2022.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime 

“Universiteti i Mjekësisë”, Tiranë duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Universiteti duhet të zhvillojë një sistem efektiv dhe procedurat përkatëse për zhvillimin e e stafit akademik në mësimdhënie, mësimnxënie dhe vlerësimin e dijeve, duke mbajtur parasysh praktikat më të mira aktuale;
  2. Universiteti duhet të bëjë një përpjekje më të mirë për rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, ku vlerësimi i punës kërkimore shkencore të bëhet mbi bazën a parametrave më shumë cilësore se sasiorë.

Brenda vitit akademik 2017-2018, “Universiteti i Mjekësisë”, Tiranë duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 70, datë 21.09.2017

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave Shoqërore
    2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    3. Fakulteti i Shkencave të Edukimit
    4. Fakulteti i Drejtësisë
    5. Fakulteti i Ekonomisë
    6. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
    7. Instituti i Studimeve Albanologjike
    8. Instituti i Studimit të Ujërave të Rajonit të Shkodrës
  5. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 150, datë 18.04.1957

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Dobësitë e evidentuara dhe rekomandimet përkatëse të lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa rezultati i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 30/09/2019.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca
Rekomandime

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Universiteti të ndërmarrë hapa të menjëhershme për shtimin e hapësirave fizike dhe përmirësimin e cilësisë së mjediseve mësimore, faciliteteve dhe akomodimit për studentët;
  2. Universiteti duhet të zbatojë një sistem efektiv shoqëruar me procedurat mbështetëse për zhvillimin e stafit mësimdhënës në procesin mësimor, mësimnxënien dhe vlerësimin e dijeve, duke marrë parasysh praktikat më të mira aktuale;
  3. Universiteti duhet të zhvillojë dhe zbatojë një plan në nivel institucional për promovimin dhe përmirësimin e vazhduar të cilësisë së mësimdhënies si për stafin e ri ashtu dhe të atij me përvojë;
  4. Universiteti duhet të vijojë me zbatimin e strategjisë së tij të zhvillimit, përmes veprimtarive konkrete e të matshme;
  5. Universiteti duhet të vijojë me zbatimin e masave të marra për të përfshirë ekspertizën e jashtme në veprimtarinë e njësisë së brendshme të sigurimit të cilësisë;
  6. Universiteti duhet të vazhdojë zbatimin e politikave të rekrutimit të stafit akademik për rritjen e stafit akademik efektiv me qëllim mbulimin deri në standardet e kërkuara të ngarkesës akademike për programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë që ofron;
  7. Universiteti duhet të ngrejë një platformë baze të dhënash të përhershme për të diplomuarit e tij dhe diseminimin e saj;
  8. Universiteti të vijojë me masat e marra për rritjen e angazhimit të studentëve në veprimtarinë e tij përmes zgjedhjeve për Këshillin e ri Studentor.

Brenda vitit akademik 2017-2018, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 71, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, Nr. 2064 Prot., datë 29.02.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, me të dhënat si më poshtë

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Ekonomisë
    2. Fakulteti i Shkencave Humane
    3. Fakulteti i Shëndetit Publik
    4. Fakulteti i Shkencave Teknike
  5. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 150, datë 18.04.1957

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e Agjencisë Britanike dhe atyre vendas në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  4. Dobësitë e evidentuara dhe rekomandimet përkatëse të lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe faktin që ky Institucion nuk i është nënshtruar dhe nuk ka aplikuar ndonjëherë për vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit institucional;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në Kontratën MAS-QAA për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa rezultati i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv me rekomandime;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 30/09/2020.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

 

Shtojca
Rekomandime

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të mëposhtme të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij, si vijon:

  1. Universiteti duhet të zbatojë një sistem efektiv me procedurat përkatëse për kualifikimin e stafit mësimdhënës të angazhuar në të tre ciklet e studimit, me qëllim përmirësimin e mësimdhënies, mësimnxënies dhe vlerësimin e dijeve. Ky aktivitet duhet të mbështetet në praktikat më të mira ekzistuese në këtë lëmi;
  2. Universiteti duhet të ndërmarrë një plan të detajuar masash për përmirësimin e infrastrukturës fizike të institucionit për të përmbushur plotësisht standardet dhe të sigurojë cilësi të njëjtë facilitetesh dhe akomodimi në të gjitha mjediset universitare;
  3. Universiteti duhet të ngrejë Njësinë e Brendshme të Sigurimit të Cilësisë, sikurse parashikuar në Planin e tij të Zhvillimit;
  4. Universiteti të vijojë me vlerësimin, monitorimin sistematik të studentëve të diplomuar dhe mbajtjen e një baze të dhënash të qëndrueshme në lidhje me punësimin;
  5. Universiteti duhet të zbatojë në praktikë planin e hartuar për mbështetjen e veprimtarive kërkimore të stafit të tij;
  6. Universiteti të marrë masa për ngritjen e Këshillit Studentor.

Brenda vitit akademik 2017-2018, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 72, datë 21.09.2017

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “EDUKIM PËR FOSHNJËRINË DHE FËMIJËRINË E HERSHME”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit   të mesëm, në “Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Institucioni që e ofron: Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: nuk përcaktohet
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 5

VENDOSI:

  1. Programi i studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme” i përmbush kryesisht kërkesat ligjore dhe kriteret akademike për këtë nivel dhe lloj programi.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv me rekomandimet e mëposhtme për tu plotësuar:
    a. Institucioni të shohë mundësinë e riformatimit të programit të studimit duke përfshirë lëndë/module si: Ushqyerja dhe piramida e të ushqyerit; kultura minimaliste mjekësore që lidhet me fëmijën në këtë stad të jetës; pozicionet fizike të ushqyerjes; simptoma akute që mund të kalojë fëmija; repertori sjellor i stafit në një rast akut; parime që lidhen me arredimin e hapësirave fizike ku mirërriten fëmijët në moshën e foshnjërisë, etj;
    b. Të shikohet mundësia e përfshirjes në syllabus e njohurive lidhur me kulturën e veshjes së fëmijës në këtë stad jetësor dhe gjuhën e gjestit.
  3. Mbështetur në sa më sipër Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme”, me elementët e mësipërm të hapet.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 73, datë 21.09.2017

PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “DIZAJN GRAFIK”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit   të mesëm, në “Dizajn Grafik
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Institucioni që e ofron: Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti   Metropolitan Tirana”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 5-200 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 5

 VENDOSI:

  1. Programi i studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Dizajn Grafik i përmbush kërkesat ligjore dhe kriteret akademike për këtë nivel dhe lloj programi.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv me rekomandimet e mëposhtme për tu plotësuar:
    a. Të shihet mundësia e rekrutimit të stafit akademik me profil në dizajn grafik dhe artistik;
    b. Me aktivizimin e programit të studimit, të shihet mundësia e lidhjes së marrëveshjeve edhe me Institucione apo kompani të fokusuara në aspektin praktik të kësaj fushe.
  3. Mbështetur në sa më sipër Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë që programi i studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Dizajn Grafik”, me elementët e mësipërm të hapet.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 74, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “DIZAJN”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY"

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Dizajn”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Dizajn
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 199, datë 16.05.2012
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  5. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 ECTS
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
  11. Akredituar me kusht: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit 439, datë 25.08.2016

pasi mori në shqyrtim:

  1. Urdhërin Nr. 439, datë 25.08.2016 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit për akreditimin me kusht të programit të studimit Bachelor në “Dizajn” dhe Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 177, datë 07.07.2016 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Dizajn”, të Universitetit Privat “Albanian University” ku mbështetet dhe i referohet ky urdhër;
  2. Kushtet e lëna për plotësim nga aktet e mësipërme me afatet kohore përkatëse;
  3. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë Raportin e Vetëvlerësimit, dokumentacionin mbështetës dhe të dhënat e depozituara nga Institucioni në përmbushje të kushteve për këtë program studimi;
  4. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
  6. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  7. Vlerësimin përfundimtar të ekspertëve në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
  8. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  9. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit për përmbushjen e kushteve janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Vlerësimi i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për shkallën e plotësimit të kushteve të lëna nga vendimi i mëparshëm i akreditimit dhe nivelin e cilësisë akademike për këtë program studimi është Pozitiv, por mbeten ende mangësi si më poshtë:
    I. Fusha e përgjithshme dhe specifike e formimit të disa lektorëve të angazhuar në këtë program studimi, kryesisht ata me grada dhe tituj, nuk përputhet me lëndët/modulet specifike të ata mbulojnë;
    II. Disa prej titullarëve të lëndëve nuk kanë kualifikimin e duhur për drejtimin e realizimit të tyre;
    III. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program ka ngarkesë të lartë mësimore, përfshirë këtu dhe Drejtuesin e Departamentit;
  6. Rezultati përfundimtar i vlerësimit, pas shkallës së plotësimit të kushteve dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e Studimit Bachelor në “Dizajn” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit për këtë program studimi është 30/09/2019.
  4. Brenda vitit akademik 2017-2018, Institucioni të raportojë në ASCAL për përmbushjen e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  5. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për përmbushjen e plotë dhe ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të Vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 74, datë 21.09.2017, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Dizajn”, të Universitetit Privat “Albanian University””, janë si më poshtë:

 

  1. Rekrutimi i stafit akademik me kualifikim në përputhje me lëndët/modulet specifike të programit të studimit;
  2. Të garantohet përcaktimi i titullarëve të lëndëve me kualifikimin e duhur akademik sipas standardeve të kërkuara;
  3. Të rrritet stafi akademik efektiv për të siguruar shpërnadrjen e ngarkesës mësimore nga ana sasiore dhe cilësore sipas standardeve të kërkuara.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 75, datë 21.09.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008, riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 213, datë 25.05.2012
  4. Urdhëri i akreditimit të parë[1]: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 260, datë 07.06.2011
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

 konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë janë plotësuar;
  7. Rezultati i vlerësimit periodik në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    i. Stafi akademik i angazhuar në kuadër të këtij programi është i kufizuar dhe pa përvojë të gjatë e konkuruese akademike;
    ii. Njohja në nivel jo të kënaqshëm të gjuhës angleze nga ana e studentëve, përbën pengesë dhe vështirësi për organizimin efiçent të mësimdhënies dhe përftimin e përvetësimin e duhur të njohurive nga ana e tyre;
    iii. Programi orientohet më shumë drejt tregut rajonal ndërkombëtar dhe më pak ndaj atij vendas shqiptar;
    iv. Literaturë e kufizuar vendase në gjuhën shqipe në funksion të këtij programi studimi, duke patur parasysh emërtimin dhe natyrën e këtij programi studimi;
    v. Pamundësia e njohjes direkte dhe aktive të zhvillimeve sociale e politike në vend nga ana e stafit akademik të huaj si pasojë e mosnjohjes së gjuhës shqipe, duke ndikuar në transmetimin e dijeve në konteksin politik vendas.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020.
  4. Brenda vitit akademik 2017-2018, Institucioni të raportojë në ASCAL për përmbushjen e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  5. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

[1]Akreditimi i parë i këtij programi studimi ka qenë si program studimi 4 vjeçar.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 75, datë 21.09.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit “EPOKA”, janë si më poshtë:

  1. Institucioni duket të angazhojë stafi të ri akademik të kualifikuar dhe me përvojë në këtë fushë, për mbulimin e plotë të ngarkesës akademike dhe mësimëdhënies cilësore;
  1. Institucioni duhet të vendos si një ndër kriteret e pranimit për studentët e këtij programi studimi njohjen në nivel të mirë të gjuhës angleze, ku përveç mesatares së gjuhës të ketë edhe një test të shkruar dhe të folur të kësaj gjuhe si parakusht për pranimin e tyre. Kjo duhet të shoqërohet me kurse të posaçme të kësaj gjuhe kryesisht gjatë semestrit dhe vitit të parë akademik;
  2. Syllabuset e disa lëndëve duhet të rishikohen për tu përditësuar dhe orientuar në kontekstin e tregut vendas të punës për këtë program studimi;
  3. Literatura dhe tekstet në gjuhën angleze në funksion të programit të studimit, duhet të plotësohen edhe me literaturë vendase të fushës së programit në gjuhën shqipe;
  4. Në kuadër të rekrutimit të stafit të ri akademik, Institucioni duhet të parashikojë kritere për përfshirjen edhe të stafit vendas me njohje në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit për të mbuluar siç duhet hapësirën që nuk mund të mbulohet nga stafi akademik i huaj.

Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. 75/1, datë 13.07.2018 
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 75, DATË 21.09.2017
“PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË,
BACHELOR  NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 13 Korrik 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 76, datë 21.09.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË-BANKË”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Financë-Bankë” me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë-Bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008, njohur me shkresën e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 1983 Prot, datë 04.04.2011, riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 312, datë 27.07.2012
  4. Urdhëri i akreditimit të parë[1]: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 260, datë 07.06.2011
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha në të cilën ofrohet: Shqip
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Rekomandimi i lënë nga akreditimi i parë është plotësuar;
  7. Rezultati i vlerësimit periodik në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    i. Numri i ulët i stafit akademik të brendshëm të angazhuar në realizimin e këtij programi studimi në gjuhën shqipe;
    ii. Praktika profesionale është veprimtari jo e detyrueshme;
    iii. Literatura e kufizuar në gjuhën shqipe për këtë program dhe mungesë tekstesh për disa lëndë të këtij programi në shqip. 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Financë-Bankë” të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020.
  4. Brenda vitit akademik 2017-2018, Institucioni të raportojë në ASCAL për përmbushjen e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  5. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

[1]Akreditimi i parë i këtij programi studimi ka qenë si program studimi 4 vjeçar.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 76, datë 21.09.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Bankë” të Universitetit “EPOKA””, janë si më poshtë:

  1. Të rritet numri i stafit akademik të brendshëm të angazhuar në realizimin e këtij programi studimi, për garantimin e mbulimit të lëndëve në gjuhën shqipe;
  2. Të përfshihet në planin mësimor të këtij programi studimi praktika profesionale si veprimtari e detyrueshme;
  3. Të sigurohet literaturë në shqip e plotë për të gjitha lëndët e këtij programi studimi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 77, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË-BANKË”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Financë-Bankë” me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë-Bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008, riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 312, datë 27.07.2012
  4. Urdhëri i akreditimit të parë[1]: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 260, datë 07.06.2011
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha në të cilën ofrohet: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Rekomandimi i lënë nga akreditimi i parë është plotësuar;
  7. Rezultati i vlerësimit periodik në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    i. Një pjesë e mirë e stafit akademik me kohë të plotë të angazhuar për ofrimin e këtij programi në gjuhën angleze, nuk kanë kualifikimin e duhur akademik (grada shkecore dhe tituj akademik);
    ii. Praktika profesionale nuk përbën veprimtari të detyrueshme në planin mësimor të programit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Financë-Bankë” të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020.
  4. Brenda vitit akademik 2017-2018, Institucioni të raportojë në ASCAL për përmbushjen e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  5. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

[1] Akreditimi i parë i këtij programi studimi ka qenë si program studimi 4 vjeçar.

Shtojca 

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 77, datë 21.09.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Bankë” të Universitetit “EPOKA”, janë si më poshtë:

  1. Institucioni duhet të rekrutojë staf akademik me grada e tituj dhe në të njëjtën kohë të nxisë dhe përshpejtojë marrjen e gradave shkencore nga stafi akademik i angazhuar në realizimin e këtij programi studimi në gjuhën angleze;
  2. Praktika profesionale të parashikohet dhe realizohet si veprimtari e detyrueshme e këtij programi studimi;
  3. Të mundësohen kurse afatshkurtra të gjuhës angleze teknike të fushës për përvetësimin e dijeve në kuadër të këtij programi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 78, datë 21.09.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008, riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 213, datë 25.05.2012
  4. Urdhëri i akreditimit të parë[1]: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 260, datë 07.06.2011
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë janë plotësuar;
  7. Rezultati i vlerësimit periodik në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    i. Stafi akademik me kohë të plotë i angazhuar për realizimin e këtij programi studimi ka ngarkesë të lartë mësimore javore;
    ii. Në disa raste, titullarët e lëndëve/moduleve nuk mbajnë gradë shkencore;
    iii. Në syllabuset e lëndëve nuk përfshihen njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për ndjekjen e lëndës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike” të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020.
  4. Brenda vitit akademik 2017-2018, Institucioni të raportojë në ASCAL për përmbushjen e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  5. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca 

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 78, datë 21.09.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike” të Universitetit “EPOKA””, janë si më poshtë:

  1. Të rekrutohet staf i ri akademik me qëllim uljen e ngarkesës mësimore për stafin akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi;
  2. Të garantohet përcaktimi i titullarëve me kualifikimin e duhur akademik sipas standardeve të kërkuara për të gjitha lëndët e këtij programi;
  3. Të përfshihen në syllabuset e lëndëve njohuritë paraprake të nevojshme për studentët për ndjekjen e lëndës;
  4. Të mundësohen kurse afatshkurtra të gjuhës angleze teknike të fushës për përvetësimin e dijeve në kuadër të këtij programi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 79, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri ndërtimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri ndërtimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008, riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 213, datë 25.05.2012
  4. Urdhëri i akreditimit të parë[1]: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 260, datë 07.06.2011
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë janë plotësuar;
  7. Rezultati i vlerësimit periodik në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    i. Numër i kufizuar i pajisjeve në laboratorin e ndërtimit në funksion të realizimit të provave të ndryshme laboratorike;
    ii. Numër tejet i kufizuar tekstesh teknike në gjuhën shqipe;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri ndërtimi” të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020.
  4. Brenda vitit akademik 2017-2018, Institucioni të raportojë në ASCAL për përmbushjen e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  5. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

[1] Akreditimi i parë i këtij programi studimi ka qenë si program studimi 4 vjeçar.

Shtojca 

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 79, datë 21.09.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri ndërtimi” të Universitetit “EPOKA””, janë si më poshtë:

  1. Të plotësohet laboratori i ndërtimit me pajisjet e nevojshme për realizimin e formimit të plotë laboratorik të studentëve të këtij programi studimi;
  2. Të sigurohen tekstet e nevojshme teknike në gjuhën shqipe;
  3. Të përfshihet në objektivat e programit mundësitë e punësimit të studentëve pas diplomimit në këtë program studimi;
  4. Tu krijohet mundësi studentëve për përvetësimin e terminologjisë teknike në gjuhën angleze përmes kurseve të posaçme;
  5. Të rishikohet mundësia e lehtësimit të ngarkesës mësimore të studentëve veçanërisht në vitin e tretë të studimeve.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 80, datë 21.09.2017

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “TEKNOLOGJI AUTOMJETESH”, TË “KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji automjetesh”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji automjetesh”
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 26.08.2015
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 Kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga “Kolegji Profesional i Tiranës”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit në kuadër të akreditimit të parë, janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të kërkesave ligjore dhe kritereve akademike për këtë nivel dhe lloj programi dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kërkesat ligjore dhe kriteret akademike” ;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji automjetesh” të “Kolegjit Profesional të Tiranës”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 80, datë 21.09.2017, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji automjetesh”, të “Kolegjit Profesional të Tiranës””, janë si më poshtë:

  1. Të pasurohet biblioteka me literaturë bashkëkohore të fushës së teknologjive inxhinierike;
  2. Sugjerohet parashikimi i frekuentimit të laboratorëve dhe praktikës profesionale si e detyrueshme në masën 100 %, për shkak të rëndësisë së saj në formimin profesional të studentëve.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 81, datë 21.09.2017

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “ELEKTRO-MEKANIKË”, TË “KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Elektro-mekanikë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Elektro-mekanikë”
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 26.08.2015
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 Kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga “Kolegji Profesional i Tiranës”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit në kuadër të akreditimit të parë, janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të kërkesave ligjore dhe kritereve akademike për këtë nivel dhe lloj programi dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kërkesat ligjore dhe kriteret akademike”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Elektro-mekanikë” të “Kolegjit Profesional të Tiranës”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 81, datë 21.09.2017, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Elektro-mekanikë”, të “Kolegjit Profesional të Tiranës””, janë si më poshtë:

  1. Të pasurohet në vijim laboratori i makinave elektrike dhe laboratori i impianteve elektrike në shërbim të formimit praktik në kuadër të këtij programi studimi;
  2. Të përmirësohet nga pikëpamja cilësore gjuhësore terminologjia teknike në syllabuset e lëndëve të këtij programi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 82, datë 21.09.2017

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “TEKNOLOGJI AJRIMI DHE KONDICIONIMI”, TË “KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji ajrimi dhe kondicionimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji ajrimi dhe kondicionimi”
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 26.08.2015
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 Kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga “Kolegji Profesional i Tiranës”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit në kuadër të akreditimit të parë, janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të kërkesave ligjore dhe kritereve akademike për këtë nivel dhe lloj programi dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush plotësisht kërkesat ligjore dhe kriteret akademike”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji ajrimi dhe kondicionimi” të “Kolegjit Profesional të Tiranës”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimi në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 82, datë 21.09.2017, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji ajrimi dhe kondicionimi”, të “Kolegjit Profesional të Tiranës””, është si më poshtë:

  1. Institucioni të organizojë rishikimin e syllabuseve në drejtim të përmirësimit të gjuhës teknike në to.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 83, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “ELEKTRONIKË”, TË “KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Elektronikë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Elektronikë”
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 26.08.2015
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 Kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga “Kolegji Profesional i Tiranës”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit në kuadër të akreditimit të parë, janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të kërkesave ligjore dhe kritereve akademike për këtë nivel dhe lloj programi dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kërkesat ligjore dhe kriteret akademike” .

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Elektronikë” të “Kolegjit Profesional të Tiranës”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 83, datë 21.09.2017, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Elektronikë”, të “Kolegjit Profesional të Tiranës””, janë si më poshtë:

  1. Të përmirësohet raporti staf me kohë të plotë/staf me kohë të pjesshme të angazhuar për realizimin e këtij programi studimi;
  2. Të rritet numri i orëve praktike dhe të pasurohet më tej biblioteka me literaturë bashkëkohore në fushën e elektonikës.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 84, datë 21.09.2017

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “PSIKOLOGJI E PËRGJITHSHME”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Psikologji e Përgjithshme”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Psikologji e Përgjithshme”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 8981 Prot, datë 27.12.2005
  4. Urdhëri i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 541, datë 01.12.2010
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Shoqërore
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv;
  6. Rezultati i vlerësimit periodik në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    i. Mungesa e stabilitetit të stafit akademik me kohë të plotë;
    ii. Ngarkesa e lartë mësimore e stafit akademik me kohë të plotë e të pjesshme të angazhuar për realizimin e këtij programi studimi;
    iii. Mungesa e zyrës së Këshillimit Psikologjik si mbështetje për realizimin e praktikave profesionale të studentëve;
    iv. Numri i kufizuar i teksteve mësimore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Psikologji e Përgjithshme” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020.
  4. Brenda vitit akademik 2017-2018, Institucioni të raportojë në ASCAL për përmbushjen e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  5. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 84, datë 21.09.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Psikologji e Përgjithshme”, të Universitetit Privat “Albanian University””, janë si më poshtë:

  1. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme për përmirësimin dhe garantimin e qëndrueshmërisë së stafit akademik me kohë të plotë;
  2. Të rekrutohet staf i ri akademik me kohë të plotë e të pjesshme, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të stafit të angazhuar në realizimin e këtij programi studimi, për të mundësuar angazhimin e stafit aktual edhe në punë kërkimore shkencore;
  3. Të ngrihet pranë Departamentit të Psikologjisë një zyrë e Këshillimit Psikologjik për realizimin e praktikave profesionale të studentëve;
  4. Të sigurohen tekste mësimore në fushën e psikologjisë, me qëllim mbulimin e të gjithave lëndëve me literaturën përkatëse.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 85, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË-BANKË”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Financë-Bankë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë-Bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 8981 Prot, datë 27.12.2005
  4. Urdhëri i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 541, datë 01.12.2010
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv;
  6. Rezultati i vlerësimit periodik në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    i. Mungesa e qëndrueshmërisë së stafit akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme duke cënuar cilësinë e mësimdhënies;
    ii. Angazhimi i lartë i pedagogëve në disa lëndë të nivelit Bachelor dhe Master;
    iii. Rekrutimi i pedagogëve me mesatare të ulët dhe angazhimi i tyre në lëndë jashtë fushës së formimit të tyre akademik;
    iv. Numri i kufizuar dhe jo i përditësuar i botimeve në shqip në bibliotekë;
    v. Mungesa e sekretarisë online dhe shërbimeve online për studentët. 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Financë-Bankë” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2019.
  4. Brenda vitit akademik 2017-2018, Institucioni të raportojë në ASCAL për përmbushjen e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  5. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 85, datë 21.09.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Bankë”, të Universitetit Privat “Albanian University””, janë si më poshtë:

  1. Të sigurohet stabiliteti i stafit të kualifikuar akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme me qëllim qëndrueshmërinë e formimit dhe sigurimin e cilësisë së mësimdhënies;
  2. Të rekrutohet stafi i ri akademik, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të stafit akademik aktualisht të angazhuar në këtë program studimi;
  3. Të vlerësohet cilësia e pedagogëve me mesatare sipas kritereve të kërkuara të rekrutimit, duke i dhënë rëndësi mesatares së formimit si dhe përputhshmërisë së fushës së tyre akademike me lëndët që mbulojnë në kuadër të programit të studimit;
  4. Të shtohet numri i botimeve në gjuhën shqipe dhe atyre të viteve të fundit në dispozicion të studentëve në bibliotekë;
  5. Të ngrihet sekretaria online dhe tu ofrohen shërbime online studentëve;
  6. Stafi akademik në përbërje të departamentit përgjegjës për këtë program studimi, rekomandohet të organizohet sipas lëndëve të ngjashme, sikurse në departamente të tjera të këtij Institucioni dhe të angazhohet më shumë në veprimtari kërkimore dhe shkencore.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 86, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKO-ADMINISTRATIVE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Shkenca Politiko-Administrative”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Politiko-Administrative”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 8981 Prot, datë 27.12.2005
  4. Urdhëri i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 532, datë 27.11.2010
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Shoqërore
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv;
  6. Rezultati i vlerësimit periodik në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    i. Institucioni nuk ka vlerësuar, rishikuar dhe përditësuar planin mësimor, duke sjellë mosreflektim të nevojave të tregut të punës në ndryshim të vazhdueshëm dhe ndryshimeve makroekonomike në vend përgjatë shtatë viteve të fundit;
    ii. Një pjesë e stafit akademik të angazhuar në kuadër të këtij programi studimi ka ngarkesë të lartë mësimore;
    iii. Nivel jo i kënaqshëm i kualifikimit të stafit dhe mbështetje e kufizuar e tij për pjesëmarrje në projekte kërkimore e të aplikuara dhe angazhimin e tyre në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare;
    iv. Pamjaftueshmëria në bibliotekë e titujve specifik të fushës së shkencave politike administrative.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politiko-Administrative” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2019.
  4. Brenda vitit akademik 2017-2018, Institucioni të raportojë në ASCAL për përmbushjen e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  5. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca 

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 86, datë 21.09.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politiko-Administrative”, të Universitetit Privat “Albanian University””, janë si më poshtë:

  1. Të parashikohet qartë në objektivat formuese të këtij programi mundësitë e parashikuara të punësimit të studentëve të diplomuar, mbështetur në të dhënat e punësimit të studentëve tashmë të diplomuar;
  2. Të vlerësohet, rishikohet dhe përditësohet plani mësimor me më shumë lëndë të profilit dhe në përputhje me zhvillimet makroekonomike të viteve të fundit;
  3. Të rritet stafi akademik për një përputhje më të mirë të formimit akademik të tyre me profilin e lëndëve që ata mbulojë;
  4. Të merren masa për kualifikimin e stafit përmes veprimtarive të brendshme institucionale dhe mbështetjes së tyre për pjesëmarrje në projekte dhe angazhim në veprimtari kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare;
  5. Të shtohet numri i titujve specifik të fushës së shkencave politike administrative në bibliotekë;
  6. Të rritet mbështetja financiare nga ana e Institucionit për përditësimin akademik të stafit për natyrën specifike që ka ky program studimi dy-fushësh;
  7. Të shihet mundësia e përfshirjes më të madhe të studentëve të këtij programi studimi në veprimtaritë e Departamentit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 87, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “SHKENCA JURIDIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Shkenca juridike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca juridike
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 8981 Prot, datë 27.12.2005, riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 295, datë 11.09.2009
  4. Urdhëri i akreditimit të parë[1]: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 541, datë 01.12.2010; ky akreditim është njohur si i vlefshëm për programin e riorganizuar 3 vjeçar, me shkresë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 5695/1 Prot, datë 21.11.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Shoqërore
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 Kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Ky program studimi për kohëzgjatjen dhe llojin e tij nuk është në përputhje me Nenin 82, pika 1, të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, për këto lloj programesh dhe Institucioni nuk ka ndërmarrë hapa për riorganizimin e këtij programi në përputhje me këtë parashikim ligjor;
  6. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv;
  7. Rezultati i vlerësimit periodik në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”,  me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi nuk mbulon 70% të ngarkesës mësimore;
    2. Pedagogët janë të angazhuar në disa lëndë të cilat shpesh herë i përkasin dhe fushave jo të afërta të formimit;
    3. Një pjesë e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi nuk plotëson kriterit e kualifikimit akademik sipas standardeve;
    4. Mungojnë të dhëna të qarta në lidhje me personelin akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme të angazhuar në procesin mësimor;
    5. Mungesa e “Klinikës së ligjit”, e cila do të mundësonte realizimin e praktikave profesionale të studentëve;
    6. Institucioni nuk ka kryer një studim të mirëfilltë të tregut të punës për këtë program;
    7. Praktikat mësimore realizohen në një numër të kufizuar institucionesh;
    8. Faqja zyrtare e internetit nuk jep informacionin e nevojshem në lidhje me aktivitet shkencore, akademike dhe botimet e realizuara nga Institucioni, përfshirë atë që lidhet me këtë program studimi;
    9. Departamenti përgjegjës për këtë program studimi nuk ka në proces apo në hartim e sipër ndonjë projekt në fushën e drejtësisë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Shkenca juridike” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2016-2017 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
  3. Brenda 6 muajve nga data e publikimit të këtij Vendimi, Institucioni të raportojë pranë ASCAL për përmbushjen e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

 Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 87, datë 21.09.2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca juridike”, të Universitetit Privat “Albanian University””, janë si më poshtë:

  1. Të rekrutohet staf i ri akademik me qëllim mbulimin e ngarkesës mësimore në masën 70 % dhe njëkohësisht uljen e ngarkesës së stafit akademik aktual në orë mësimore dhe numër lëndësh. Ky proces duhet të mbajë parasysh dhe përputhjen e fushës së formimit të përgjithshëm dhe specifik të stafit me lëndët/modulet që mbulojnë;
  2. Të rekrutohet stafit i ri akademik me grada dhe tituj dhe të nxitet stafi aktual në marrjen e gradave shkencore dhe titujve;
  3. Të ngrihet “Klinika e ligjit”, e cila do të mundësonte realizimin e praktikave profesionale të studentëve si dhe ofrimin e shërbimeve ndaj të tretëve;
  4. Institucioni duhet të realizojë një studim të mirëfilltë tregu, i cili duhet të shërbejë dhe për riorganizimin e këtij programi studimi sipas parashikimeve të Ligjit 80/2015;
  5. Të përditësohet faqja zyrtare e internetit lidhur me aktivitetet shkencore, akademike dhe botimet e realizuara nga Institucioni;
  6. Të shihet mundësia e përfshirjes në projekte në fushën e drejtësisë;
  7. Institucioni duhet të lidhë e të zbatojë marrëveshje bashkëpunimi me institucione ose organizata të ndryshme për realizimin cilësor e të diversifikuar të praktikave mësimore, veçanërisht në kuadër të riorganizimit të tij në program të integruar studimi të ciklit të dytë;
  8. Të shihet mundesia e gjetjes së burimeve të tjera financiare më qëllim gjenerimin e fondeve shtesë për mbështetjen e veprimtarive kërkimore të departamentit dhe kualifikimin e stafit.

Rekomandimet si më lart duhet të mbahen parasysh nga Institucioni edhe gjatë procesit të riorganizimit të këtij programi studimi, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

[1] Akreditimi i parë i këtij programi studimi ka qenë si program studimi 4 vjeçar.


Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. 87/1, datë 20.10.2017 
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 87, DATË 21.09.2017
“PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË,
BACHELOR  NË “SHKENCA JURIDIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY” "

Per t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 20-21 Tetor 2017

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 88, datë 21.09.2017 

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.09.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Stomatologji”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi, Master i Shkencave në “Stomatologji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 197, datë 10.04.2004, ndryshuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 197, datë 07.04.2010
  4. Urdhër i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 388, datë 23.07.2010
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 Vite/ 10 Semestra
  8. Kredite (ECTS): 300 ECTS
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit,
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
  9. Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë janë plotësuar;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”. 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e integruar të studimit Master i Shkencave në “Stomatologji” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 88, datë 21.09.2017, “Për akreditimin periodik të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Stomatologji” të Universitetit Privat “Albanian University””, janë si më poshtë:

  1. Institucioni duhet, në vijim, të garantojë vazhdimësinë e stafit të kualifikuar, pasi personeli akademik i kategorisë “Profesor” është afër moshës së pensionit ose e ka mbushur atë;
  2. Duhet punuar më shumë për marrëveshje të reja bilaterale që parashikojnë shkëmbimin e stafit dhe studentëve.